Hetimet kundër FETO-s në Turqi, lëshohen 142 urdhër arresti

3 Tetor 2017, 14:27Bota TEMA

Kryeprokuroria Publike e Ankarasë ka lëshuar urdhër arresti për gjithsej 142 ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Turqisë, në kuadër të hetimeve lidhur me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency.

 

 

Sipas njoftimit, në kuadër të hetimeve ndaj pjesëtarëve të FETO-s në institucionet shtetërore, autoritetet me qendër në Ankara kanë organizuar operacion në tetë provinca. Siç njoftohet, arrestimet që kanë filluar në orët e mëngjesit janë duke vazhduar edhe më tej. Ndryshe, organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga kreu i saj Fetullah Gylen me bazë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, orkestroi një tentativë për grusht shteti ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar, duke martirizuar 250 persona dhe duke plagosur 2.200 të tjerë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje