Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokratike, rezulton se ka qenë një herë nën hetim nga autoritetet e huaja për një ngjarje të vitit 1998 në Itali.
Por, faqja e formularit të dekriminalizimit, ku Mediu duhet të pasqyronte këtë njollë, nuk ekziston në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në formularin e pasqyruar nga KQZ, rezultojnë të gjitha faqet e tjera ku Mediu rezulton i pastër, por vetëm faqja 4 e formularit, ku deputeti duhet t’i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë në hetim ose në gjykim nga një autoritet u huaj, për kryerjen e një vepre penale, është hequr, shkruan Shqiptarja.com.
Nëse deputeti Mediu e ka dorëzuar formularin të paplotë në KQZ, për të fshehur hetimin në Itali, kjo do të përbënte vepër penale dhe për rrjedhojë mund të çonte në heqjen e mandatit. Mbetet për t’u sqaruar nga KQZ nëse formulari i deputetit është dorëzuar i paplotë apo ndërhyrja është bërë nga administrata e KQZ.
Zyrtarët janë paralajmëruar dhe janë të vetëdijshëm mbi pasojat penale të deklarimit të të dhënave të rreme në formularin e vetëdeklarimit. “Nëse keni ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit tuaj apo keni përdorur gjeneralitet tjetër, qoftë edhe të pandryshuar zyrtarisht, listoni secilin prej tyre, duke plotësuar të gjitha të dhënat që janë ndryshuar dhe aq herë sa janë ndryshuar.
Mosdeklarimi i ndonjë gjeneraliteti sipas kësaj pike, që mundtë pengojnë verifikimin sipas dispozitave të ligjit nr. 138/2015, përbën vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal”, thuhet në formularin e vetëdeklarimit, duke reflektuar frymën e ligjit. Ndërkaq, të dhënat e pasqyruara në të i nënshtrohen një verifikimi të plotë dhe të gjithanshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme dhe se pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik.
Çfare do te na thone Lulush-Berishet kesaj here? ?
Lulushe-Berishet bejne ende ligjin o shoku, te kam rixha , kur duhet te ishin ne burg. Ky shkrim mua nuk me thote asgje te re.
Prandaj o Labi na duhet e shumepritura reforme ne drejtesi. Te pastrohemi nga gjygjtaret qe mbrojne trafikanto-politikanet tane, te çdo krahu qofshin! Respekte! ?
Dhe sikur te mos kishte ndonje rekord kriminal ne ndonje vend te huaj, mjafton masakra e Gerdecit, qe ky moster te ishte ne biruce, por kush do e denoje, te vdekurit?
e ka bere edi rama,per te fshehur gjurmet e olsit dhe te zahos,te cilet kane lidhje kriminale me fatmir mehdiun.monika dhe saliu i dine mire keto pune.
O kasem gahinji! Po c’ke me femijet o rrot kari…. Zaho eshte femije, per te tjeret thuaj c’te duash…..
O Kasem ore Kasem,qenke fyell e qenke kallem.Po ç’te duhet me femijet,ndoshta te duket sikur edhe ai bene politike? Apo te duket qe sot simkryeminister.Ah! mjere ti per mendjen qe ke.
Qerojeni kete Trafikant ordiner.
Me te njejtat kritere si per drejtesine dhe politikanet ne veting ndryshe cdo gje eshte mashtrim…
Mjafton Gerdeci qe ky shkerdhata te vej ne burg tere jeten se ka kryer krim shteteror ,ka vrare nje fshat te tere vec demeve materjale
Pasurite qe ka ne emer te Eli Fares apo Eli Shtezes I ka deklaruar ku cami agjent i Grakeve.
kot lodheni dhe mundoheni,,,jane te gjithe gatuar ne nje guzhine…..me vjen keq per socialistet e deshperuar……nga premtimet mashtruese te udheheqesit te ndritur Rama….
vetingu fillohet nga politikanet, psh, edi rama, ilir meta, lulzim basha, gramoz ruci ruci etj….. dhe jo nga gjyqataret, si ushtare te bindur te politikes qe jane….
Mire, Fatmir Mediu luan rolin e shejtan-budallait, po kush e mba akoma ne nivele te lartA, koka e peshkut e qelbur?
Si ka mundesi qe per te qene i paster duhet vetem te mos kesh bere gje jashte(pra ne shtetet tjera)se per ne Shqiperi ben cfare te duash vrit vjedh nuk te thot kush gje pra nuk merret pera syshe mjafton te mos keshe bere gje ne shtete tjera se mos na demtohen O ju deputete te Partise Socjaliste qe ju kena dhene voten dhe jeni shumice cfar ju duhet ju ca kan ba ne shtetet tjera ne na intereson cfar kan bere ne Shqiperi dhe per kete e din gjithe populli shqiptar qe duhet ti hiqeg imuniteti SALI BERISHES LULZIM BASHES FATMIR MEDIUT se gjithe shqiptaret e dine cfar kan bere Pra thonja popullit qe kena frike me i cu para drejtesise ose thoni qe nuk na len Amerika dhe Europa .
He mo gazetare po ju dhimbset Mediu qe nuk po nxjerrni komentin ?
Do te mundohem te gjej nje dritare te flas qe ta marrin vesht z.Mero cfare gazetarexh ka se une vetem kete gazet lexoj dhe ju po me detyroni te largohem.
Mos u genjeni.nuk ka Veting, se ska kush ta beje…te gjithe nje jane ne krye te ketyre puneve.
Mjere i shumevuajturi popull !
Keq me vjen qe shprehem keshtu,po realiteti te detyron.
Duhet gjetur tjeter zgjidhie…”Cakalleve” …nuk i vihet kembora !
Dhimbia e madhe popull.
Kryetari i Partisë Republikane (PR), Fatmir Mediu, figuron i dënuar me tre vjet burg me vendim të formës së prerë në Itali.
Në një kohë që forcat politike po përgatisin draftin për dekriminalizimin, gazeta “Tema” ka botuar të plotë dosjen penale që mban datën 20 mars 2002, kur Gjykata e Apelit në Milano e ka shpallur fajtor Mediun për akuzën e përkrahjes së personave të inkriminuar.
Në vendim thuhet se kreu i PR-së ka favorizuar Gazmend Mahmutajn, dënuar me dhjetë vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali me emër të rremë (Raqi Gjoni).
Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin “Malpensa” të Milanos bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj, duke përfituar nga miqësia me Fatmir Mediun, kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.
Trupi gjykues në Itali ka arritur në përfundimin se Mediu e ka ndihmuar Mahmutajn t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Fillimisht kreu i republikanëve u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, dënimi iu ul në 3 vite.
Në arsyetimin e vendimit gjykata argumenton se Mediu nuk përfitoi lehtësira, pikërisht se veprimi i tij ishte në mbështetje të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, në rastin konkret për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.
Gazmend Mahmutaj, i njohur në botën e krimit si baron i drogës dhe prostitucionit, është vëllai i Kasem Mahmutajt, i kandiduar nga partia republikane në zgjedhjet lokale të 2007-ës dhe 2015-ës për kryetar bashkie në Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake në Poliçan, duke mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e kreut të PR-së Berat që prej marsit 2008. /Telegrafi/