Gafat epike të Berishës ndaj Konferencës së NATO-s, ja si del sërish blof

8 Tetor 2017, 12:41Politika TEMA

Me përçarjen që Berishës i ka ndodhur brenda partisë së tij, problemi i tij është si të shkëpusë vëmendjen nga gjullurdia në selinë blu. Si gjithmonë në ndihmë doktorit i vjen në “ndihmë” qytetari i famshëm dixhital që siç është dëshmuar më dhjetëra herë, ose tallen me të qytetarët, ose ai sajon vetë diçka.

Kësaj here problemi i tij është Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO). Prej dy javësh, doktori  po sulmon NATO-n ku vendi ynë është anëtare me të drejta të plota. Së fundmi, meraku i tij është i ashtëquajturi korrupsion me avionët e NATO-s.

Por, me këtë akuzë Berisha nga mosdija ose nga dëshira për dizinformim e krijim lajmesh të rreme, ka bërë disa  gafa që për një ish-kryeministër, janë të rënda.

 

Si qëndron e vërteta duke u bazuar në planin  e organizimeve të tilla?

Së pari, i gjithë organizimi për Konferencën e Komitetit të NATO-s bëhet nga vendi pritës dhe jo nga NATO, raporton lexo.al. Specifikisht, institucioni që u mor me këtë organizim në Shqipëri është Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe prokurimi i transportit për Komitetin e NATO-s është bërë nga komanda mbështetëse. Kjo është gafa e parë e Berishës, i cili siç shihet në statusin e tij, përfshin ministrinë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të MM.

Por kjo s’është më e rënda.

Gafa tjetër, që është akoma më e rëndë dhe skandaloze për një ish-kryeministër,  ka të bëjë me faktin se Berisha nuk di (ose nuk do të thotë) detyrimet që ka vendi pritës i Komitetit, të cilat janë si më poshtë dhe që janë plotësuar edhe nga Turqia e Kroacia kur kanë pritur këtë Konferencë:

Detyrimi i vendit pritës :

1-Transporti Strategjik (Belgjikë-Tiranë dhe anasjelltas në rastin konkret)

2-Akomodimi dhe ushqimi

3.Siguria, gjatë gjithë periudhës së qëndrimit

4-Sistemet e komunikimit

5-Transporti i brendshem . etj

Pra, këtu del qartë se nuk është NATO, por vendi pritës që ka për detyrë të sigurojë edhe transportin.

Madje, Berisha po të donte të thoshte të vërtetën do shihte që Turqia dhe Kroacia kanë paguar edhe më shtrenjtë se Shqipëria për organizimin e Konferencës. Por dukshëm, doktori do të shpërqëndrojë vëmendjen nga lufta brenda PD-së që e ka gatuar vetë duke emëruar Bashën kryetar.

Nga ana tjetër duhet theksuar se Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATOs është takimi me i lartë i shefave të shtabit të Aleancës që zhvillohet tre here në vit (janar, maj në selinë e NATO-s dhe në muajin shtator në një nga vendet e aleancës sipas një grafiku te miratuar).

6 komente në “Gafat epike të Berishës ndaj Konferencës së NATO-s, ja si del sërish blof”

  1. Kisha terroriste "greke" says:

    Kush vret sali berishen do behet heroi i kombit shqiptare

  2. Ylli says:

    Thuaj mamit o”kisha terroriste greke” dhe ndajini leket bashke.Vetem pa dijenin e babit.Pastaj shkoni ne malin Athos ,te kemba e trete ,ajo e verteta.Ty sta kam friken se do kujdesen prifterinjte ashtu sic dine ata ??.Per mamin nuk e di ,ndoshta ka ndonje allvanos aty rrotull.??.
    Shaka bej ,edhe ti shaka ben .Apo jo paliKARI grek.??

  3. Ola says:

    Nuk e kuptoj si mund ta marresh akoma seriozisht plakun Mere! Vodhi uje e det e tanina tregoka sa qenka “cmimi” apo “vjedhja” e Ministrise se Mbrojtjes. Dhe me qesharakja qe ai aktivitet nuk ishte fare i Ministrise por i Shtabit…..
    Merre e shif cmimet e vendeve ku eshte zhvilluar me pare Konferenca e NATO-s o matuf

  4. Flavia says:

    Po, Berisha te tregoj njehere per skadalet ku ka vjedhur e ka vrare njerez te pafajshem pastaj te merret me NATO.

  5. spartaku says:

    Saliu e ka inat NATO-n,se i bombardoi me avione padronin e tij Millosheviçin e Serbise,ne vitin 1999,,per shkak te Kosoves.Dihet qe Saliu eshte armiku kryesor i KOSOVES.Porosia dhe detyra qe i ka dhen saliut Millosheviçi,te sabotoi kosoven ne çdo drejtim.Dhe Saliu kete detyre e ka kryer shkelqyeshem,duke i derguar naften shqipetare per tanket serbe.

  6. Agim says:

    Ky eshte kampion ne injrorace
    Ky eshte kampion ne cpifje
    Ky eshte kapion ne mashtrim
    Shkurt meriton asgjsim te avazhde,duke e lene pa buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje