Keni probleme me sjelljet abuzive? Rama poston videon: Si të “fusni mik” direkt Qeverinë

9 Tetor 2017, 08:42Politika TEMA
Keni probleme me sjelljet abuzive? Rama poston videon: Si të “fusni

Kryeministri Edi Rama si urim miremengjesi per gjithe shqiptaret ka zgjedhur sot nje sqarim se si cdo i interesuar mund te çoje fjalen e tij direkt lart ne Qeveri.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Rama sqaron proceduren qe duhet te ndjekin te gjithe qytetaret qe kane ankesa, jo vetem per reforma, por edhe probleme per sjelljet abuzive ne institucione.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren e ankesave për të çuar fjalën e saj apo të tij “lart në qeveri” për çdo politikë të caktuar, reformë a projektligj, për çdo problem në komunitet apo në familje dhe pa diskutim për çdo sjellje abuzive apo çdo marrëdhënie të vështirë mes qytetarit dhe institucioneve, duke “futur mik” direkt qeverinë?.

 Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistrohuni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al“- shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje