E pyetur për Monitor, kreu i Dhomës së Noterëve në Shqipëri, Mimoza Sadushi pohon se kjo iniciativë është shumë pozitive. Ajo tregon se detyrimi i sigurimit ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm, mirëpo ky pr.ligj e risjell në një situatë më të domosdoshme dhe më detyrues.
Znj. Sadushi tregon se sigurimi i detyrueshëm i veprimtarisë noteriale është një garanci e madhe për qytetarët.
Sipas relacionit të projektligjit, këto ndryshime janë bazuar në modelet perëndimore, veçanërisht atë italian dhe zvicerian, sipas të cilëve rregullimi ligjor vjen mbi bazën e një marrëveshje paraprake vjetore që Dhoma Kombëtare si person juridik, duhet të lidhë me shoqërinë e sigurimit, më qëllim mbrojtjen e interesave financiare të klientëve apo palëvetë treta, me të cilët noterët veprojnë, si dhe duke mbrojtur interesat e vetë noterëve, propozim referuar nenit 15 të këtij projektligji.
Ligji kuadër nr.7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë” është dërguar në Kuvend dhe pritet që të diskutohet e votohet brenda vitit.
Ndryshimet specifike mbi dispozitën e të siguruarit të noterëve, si më poshtë:
Neni 25, i shtohet titulli dhe përmbajtja e tij ndryshon si më poshtë vijon:
Sigurimi i noterit