E frikshme? Në rast lufte me SHBA, ushtria e Kim Jong Un shpartallohet brenda 3 javësh

10 Tetor 2017, 17:42Politika TEMA

Nëse Koreja e Veriut do të hyjë në një luftë me SHBA dhe aleatët e saj në Perëndim, ajo mund të përballojë vetëm 3 javë nga momenti i nisjes së luftimeve, shkruan Express.uk, duke iu referuar një eksperti ushtarak.

Ushtria koreano-veriore numëron deri në 6 milionë persona të gatshëm për luftë, por Kim Jon Un vijon të kërcënojë me pajisjet bërthamore.

Gjuha e ashpër e tij ka rritur tensionet në Gadishullin Korean, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se do ta shkatërronte përfundimisht vendin më të izoluar në Botë nëse Pheniani do të vazhdonte të kërcënonte sigurinë e aleatëve dhe SHBA-së.

OKB ka shtuar sanksionet ndaj Phenianit, Kina ka paralajmëruar bizneset koreano-veriore që operojnë në territorin e saj të mbyllen, ndërsa Kim Jong Un vazhdon me programet e tij të armëve bërthamore.

Bruce Bechtol, një profesor në “Angelo State University” në Teksas, i cili më parë ka mbajtur detyrën e analistit të lartë në Pentagon për Azinë Veriore,  thotë se forcat e Koresë së Veriut do të shpartallohet brenda tre javësh nga shpërthimi i konfliktit.

“Koreano-veriorët kanë dy-tre javë rezerva, qoftë në ushqim, municion apo lëndë djegëse. Kjo është e gjitha që kanë, pra, plani i tyre i luftës duhet të përfshijë përmbushjen e të gjitha qëllimeve të tyre brenda kësaj kohe.

Makina e luftës amerikane do të arrijë vetëm në gadishullin Korean, ndërsa ushtria e Koresë së Veriut fillon të bjerë nga mungesa e furnizimeve”, shprehet ai.

15 komente në “E frikshme? Në rast lufte me SHBA, ushtria e Kim Jong Un shpartallohet brenda 3 javësh”

  1. artiles says:

    IDIOTER!!! Problemi i fuqise ushtarake te Korese se Veriut nuk qendron tek aftesi per t’ i rezistuar SHBA-se dhe Aleateve te saj, por tek aftesia per te shkaktuar deme ne popullsine civile dhe infrastrukturen e Kores se Jugut. Kjo eshte arsyeja kryesore perse mendohen kaq gjate per menyren se si ti pergjigjen Korese se Veriut.

    1. jon says:

      E drejte,por ajo qe thua eshte vetem fillimi. Ne te vertete USA kerkon konflikt nderkombetar , vecanerish me Kinen dhe Rusine ne shume fronte. Si shembull shiko Sirine sa shtete marrin pjese ne konflikt. Gjithe gjitonet plus Rusia dhe USA ku jane perdorur jo armatime te medha. Por ketu flitet per lufte te madhe dhe USA s’eshte e sigurte se do e fitoje. Ne te vertete Irani ka mundesi te goditet i pari.

  2. Kevin says:

    Po Po sic u ndodhi ne Vietnam

  3. aziatik warr says:

    Po po e sigurte fare …. seç me kujton Vietnamin ky titull (ai qe e ka bere eshte nje zog gomari) !!!! Keshtu e mori dhe vietnamin Amerika per tri jave .. e .. tre muaj … eee.. tri vjet … ee apo nuk arriti dot ta marre por iku me turp !!!!! Nuk me kujtohet mire se u be shume kohe …. vjetnamezet luftonin me kallama bambuje kundra ushtrise me moderne e te fuqishme ne bote !! Dukesh qe ne histori s’ja thekerke fare ore i cunguar nga mendja e kokes.

    1. spartaku says:

      Aziatik! Ashtu eshte si thua ti.Vietnami beri nje lufte heroike kundra pushtueseve amerikan per 23 vjete rresht, dhe kur erdhi fundi,amerikanet iken me bisht ne shale.Ushtria vietnameze fitoi nje eksperience te madhe lufte,dhe doli fitimtare.Prandaj edhe me Korene e veriut nuk duhet menduar kaq thjeshte.Koreje e veriut eshte kercenuar me pate drejte me sanksione te renda,dhe ka prekuer gjithe popullin Korean.Koreja e veriut eshte vend komunist,dhe e ka shpallur hapur,se nuk jemi vend te sulmojme,por kush na sulmon do ta godasim dhe goditja nuk do kete kufi.

  4. ILIRET says:

    Ouu, sa e frikeshme. Tre jave, e. Shume e frikeshme. Na futet tmerrin. Pse e treguat?

  5. Lisi says:

    Ti , kaubojsi i Texasit , e ke gabim .
    Mëso nga ky shqipëtari im , artiles-i , se ka tru më shumë nga ti !

  6. timo says:

    Këto janë ëndra në diell. SHBA ka një eksperience të keqe me Vitnamin . Asedhe një luftë nuk ka përfunduar në një javë e dy javë. Referojuni historisë.

  7. Vasilevski says:

    Jane te pa vlere dhe te rrezikeshme te gjitha kercenimet qe behen nga te dy palet!
    Te mos harrojme se Lufta e pare boterore filloi vetrem se u vra ne Sarajeve nje princ austro-hungarez!
    Lufta e dytre botrerore filloi nga trute e ndezura per gjak tre Hitlerit?
    Perfundimi i tyre:
    -Disa dhjetra milione te vrare,te gjymtuar,nje Europe e shkaterruar totalisht!
    Ne kohen e sotme,kur dy fuqi berthamore kercenojne njera tjetren,ky eshte nje sinjal alarmi per te gjithe boten!
    Ne se mendohet se Korea e Veriut mund te shkaterroihet brenda 3 javesh,sic supozojne keta ekspertet,a jane te sigurte keta qe Kim Jongu do t’i kurseje bombat berthamore pa i hedhur ndaj agresoreve te tij?
    Rrugezgjidhja e vetme nuk eshte kercenimi,as lufta,por shkaterrimi i te gjithe armeve berthamore ne te gjithe boten!

    1. jon says:

      Sigurish as ti se beson se lufta e 1 filloi se u vra nje princ apo lufta e 2 filloi se Hitlerit i hypi gjaku ne koke. Keto quhen bombarbime propagandistike. Dhe nje ore te lexosh historin jo te tekstet shkollore do e kuptosh qe eshte genjeshter. Edhe propaganda e Wikipedia thote me shume te verteta.

  8. Sit back and relaks says:

    Po mer po, 6 milion ushtare plus 100 milion kineze, plus ruse, plus furnizime nga kina dhe rusi. Amerikoni i ben llogarite e rezervave me kutin e shpenzumeve te ushtrise amerikane, harron qe me nji tas oriz ushqeher nje familje per nje jave ne kore te veriut. Harron qe lufta guerrile sterlodh dhe mund ushtri si ajo amerikane, harron qe terreni i korese nuk eshte shkretetira e irakut, harron qe sot e kesaj dite talebanet ne afganistan po luftojne kunder ushtrise afgane asaj amerikane dhe aleateve. Me trupa ne toke i hane kaken korese, ne ajer po qe jane shune me superior por nuk pushtohet nje shtet nga ajri pa futur trupa tokesore. Harron ky miku qe koreja mund te minoje per 1 jave te gjitha rruget dhw urat. Ehuuu sa ka zanati o specialist i lopeve..

  9. ilir says:

    po kur e ke te fituar per 3 jav luften, pse ke qe nga 1953 qe po e kercenon koren e veriut?

  10. shqip says:

    Nuk besoj ne nje ” shkop magjik “, dhe mbaron ne 21 dite . S’ ka municion thote gazetari . Atje prodhohet me shume barut se oriz . O “gazetar” , Shqiperise , dhe s’po mbaron demontimi akoma . Jane tunelet akoma plote . Mendoni çfare shkruani , apo shihni filma me fantashkence ? Po te Marr vetem rastin e Afganistanit . Ka tre, kater dekada ne lufte , dhe paqja duket se eshte nje shekull larg .

  11. taraboshi says:

    O Tramp ti nuk merr vesh nga ana ushtarake dhe kujdes edhe ata specjalistat tuj se po hidhni vehten dhe boten ne aventure se ti aventurier je Dakort ke ushtri te forte dhe aleate te forte dhe N .A .T on por nuk ke ushtarake te forte Shiko si e ke bilancin e luftrave taxh 70 vjete . Me Vietnamin pesove humbje katastrofale dhe ike me bisht nen shale .Me Afgznistanin e pa organizuar dhe shiko cfare humbjesh po ke ose ne Irakun e keq dhe shiko cfar humbjesh po keLufta jote eshte pushtuse te gjithe bota e dine dhe ushtaraket tuaj dhe familjet e tyre e dine dhe kujdes se po te bejne autogol ne koken(porten) tende desha te thosha .Po sistemin e fortifikimit te Korese qe nuk e ka asnje shtet ne bote a nuk e merf pera syshe rrezervat shtetrore a ja merr para syshe. Po kush mund ta ndihmoje nderkombetarisht a e merr para syshe qe edhe ata shtete qe i ke aleate nuk i dihet a te perkrahin ty se ju ke pru ne maje te hundesh me ate si shteti me i forte ne bote e te tjera si keto .

  12. lola says:

    hajvan sahalëpirës… (autori…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje