Tahiri: Prokuroria, politikë me një proces gjyqësor. Basha, po i bën nder krimit

10 Tetor 2017, 14:03Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri i është përgjigjur menjëherë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me çështjen “Shullazi”.

Përmes nje reagimi në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se Basha po favorizon krimin me polikën e tij.

“Mireprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.
Keqardhje akoma ne shume per Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i ben nderin me te madh krimit.
Shqiperia do behet me e drejte, kur lojrat politike te lene drejtesine te beje drejtesi,” shkruan Tahiri në Facebook.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike i ka dalë në mbrojtje paraardhësit të tij Sali Berisha lidhur me çështjen “Shullazi”.

Teksa sot gjykata vendosi që të pranonte kërkesën e të pandehurit Emiliano Shullazi për të pasur të pranishëm si dëshmitar edhe Sali Berishën, për Bashën kjo duket e padrejtë. Kryedemokrati shtron pyetjen se pse kjo kërkesë duhet të vinte edhe nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe nga Emiliano Shullazi.

“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri ne sintoni te plote me njeri tjetrin kerkojne deshmine e Sali Berishes. Kjo natyrisht nuk eshte rastesi por nje perpjekje e koordinuar mes dy ortakeve me urdher te Edi Rames per te larguar vemendjen nga krimet dhe trafiqet ku jane perfshire se bashku. Ti kerkosh Edi Rames te luftoje krimin e organizuar eshte njesoj si ti kerkosh te luftoje vetveten,” tha Basha.

1 komente në “Tahiri: Prokuroria, politikë me një proces gjyqësor. Basha, po i bën nder krimit”

  1. taraboshi says:

    O Lul injoranti po Sali Berisha e ka ngrit i pari kete problem pra aj e ka permend i pari emnin Emiljano dhe tashti qe kerkohet per ta thene para drejtesise ka frik aj edhe ti .Atehere del qe ose ka genjyer aj dhe ti sic e keni zakon ose shkoni ne gjykat e mbrojeni ate qe keni thene se keshtu duhet me ju ba ju per cdo akuze qe beni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje