Rusia hedh akuza të forta ndaj SHBA-vë: Shtiret në luftën kundër ISIS, e vërteta është se...

10 Tetor 2017, 11:23Bota TEMA

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA për “simulimin” e luftës kundër ISIS në Irak.

“Koalicioni kreu më pak sulme ajrore në Irak në shtator, ndërsa terroristët e armatosur hynë në Siri”, shtoi Moska.

Për javën e kaluar, fokusi i fushatës ajrore të udhëhequr nga Rusia në Siri ka qenë të asgjësojë terroristët në qytetin e Al-Mayadeen, një nga fortesat e fundit të terroristëve në juglindje të qytetit të Deir ez-Zor.

Sipas vlerësimeve të javës së kaluar, ushtria siriane, me mbështetjen ajrore ruse, kishte çliruar mbi 90 për qind të Sirisë nga forcat ISIS.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka vënë në pikëpyetje përpjekjen anti-terroriste të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i terroristëve në Irak ngre pyetje serioze rreth objektivave reale të operacioneve anti-terroriste të kryera në rajon nga SHBA dhe të ashtuquajturat avionë të koalicionit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i ministrisë, gjeneral major Igor Konashenkov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje