Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, me arsyen e “paragjykimit të vazhdueshëm kundër Izraelit nga ana e organizatës.
UNESCO ka shprehur në vijimësi shqetësimin për ndërhyrjet e Izraelit në Jerusalem, qyteti historik i tri feve hyjnore.
Departamenti i Shtetit njoftoi synimin për t’u tërhequr nga organizata kulturore, shkencore dhe arsimore e OKB-së dhe të bëhet vëzhgues i përhershëm.
“Ky vendim nuk u mor me lehtësi dhe pasqyron shqetësimet e SHBA me vonesat në rritje në UNESCO, nevojën për reforma themelore në organizatë dhe vazhdimin e paragjykimit anti-izraelit në UNESCO”, tha në një deklaratë Departamenti i Shtetit.
c’jane keto lajme tip pordhe me rigone……….pas USA sot Israel njoftoi largimin nga UNESKO per shkak te frymes antiebrehe ne kete org.
pra,USA eshte larguar,pasuar nga Israel………………..