Merkel i mbyll derën Erdoganit: Samiti i BE-së asnjë vendim për aderimin e Turqisë

15 Tetor 2017, 09:21Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se nuk pret që të merret ndonjë vendim konkret gjatë samitit të Bashkimit Evropian për aderimin e Turqisë në BE.

“Megjithatë, qeveria gjermane i ka kërkuar Komisionit të BE-së të përpilojë një raport mbi situatën në Turqi, sepse ka një sasi të lartë personash që, në dijeninë tonë, janë burgosur pa të drejtë dhe jemi të shqetësuar mbi zhvillimet politike”, tha ajo.

“Sigurisht që ende nuk do të merret asnjë vendim, por do të dëshiroja të dëgjoja opinionin e kolegëve të mi se si i shohin ata marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë dhe se çfarë përfundimesh mund të nxjerrim”, theksoi Merkel.

Samiti dy ditor i BE-së do të fillojë të enjten. Raporti që i është kërkuar Komisionit të BE-së pritet të jetë negativ, që mund të rrisë presionin për të braktisur negociatat e aderimit të Ankarasë në BE.

1 komente në “Merkel i mbyll derën Erdoganit: Samiti i BE-së asnjë vendim për aderimin e Turqisë”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    Corapekuq,miku i turkoshqipfolesve mori te ”gjatin”[madje me gunga] e BE, radha eshte tuaja………………allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje