FOTOT/ Rikonstruktohet linja e furnizimit me ujë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

20 Tetor 2017, 18:35Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka punuar me intensitet në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të rikonstruktuar linjat e ujësjellësit dhe për t’i bërë ato më efiçente për qytetarët që marrin shërbimin në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.

Specialistët e UKT riparuan saraçineskën në një segment të bllokut, ndërkohë që është vendosur një saraçineskë e re në një pjesë tjetër të rrjetit të ujësjellësit pranë spitalit francez.

Gjithashtu, ekipet riparuan me shpejtësi një defekt në linjën e ujësjellësit që furnizon Spitalin e Fëmijëve dhe Spitalin e Neurologjisë. 

1 komente në “FOTOT/ Rikonstruktohet linja e furnizimit me ujë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza””

  1. Duna says:

    Aman more zoterinj te gazetes, po cfare shkruani keshtu? Edhe une sot ne shtepi kam mbyllur saracinesken e furnizimit te apartamentit tim, pasi mbarova pune e hapa perseri. Pse nuk e shkruani kete si lajm? Lutemi hiqni dore nga lajme te tilla dhe mos u beni servile te Erit. Nuk ka dite qe ne gazeten tuaj te mos jepen 4-5 njoftime per bashkine e Tianes, nderkohe qe shume pak prej tyre kane vlere per tu dhene. Bashkia ka per detyre te beje punen per te cilen eshte ngritur dhe nuk eshte detyre e saj marrja me mediat pa bere pothuajse asgje, per tu dukur sikur punon. Kjo menyre trajtimi te lajmeve bie ere jo e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje