Treshja tropojane

21 Tetor 2017, 10:06Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Më bëri përshtypje një fakt, ndoshta i rastësishëm, por çuditërisht jashtëzakonisht intrigues:

Tre prokurorë janë në ndjekje të rastit “Tahiri”.

Besim Hardarmataj, Elisabeta Ymeraj dhe Gentian Osmani janë të tre nga Tropoja.

Të jetë rastësi?

Vështirë të besohet!

Njëri prej tyre, Besim Hajdarmataj, prokurori që ka mbyllur pa autor të gjitha vrasjet e bujshme të Tropojës dhe kusheri i ish-kryeministrit Berisha, me një shpejtësi të pazakontë, në dy ditë mbylli një dosje hetimore, ndaj një të dyshuari, bazuar nga një material i dërguar nga shteti italian, por në të cilin, i dyshuari, Saimir Tahiri, nuk është nën hetim.

Mendohet dhe shumë janë të bindur se ky prokuror është pikërisht ai që më parë se shefin e tij, lajmëron ish-kryeiministrin se çfarë po ndodh. Siç ishte rasti i fundit, pak ditë më parë, gjatë të cilit, ende pa përfunduar aksioni, zoti Berisha publikoi videon e prokurorisë, dhe, po ashtu, çuditërisht ose jo çuditërisht, askush nuk heton këtë dalje të sekretit.

Pas daljes së sekretit, të dyshuarit nën hetim, Habilajt e të tjerë, gjetën rastin t’ia mbathin.

Kur një treshe prokurorësh, nga i njëjti rreth, që ka lidhje drejtpërdrejtë me një ish-shef qeverie, deklaron që në fillim se akuza e tyre nuk është ngritur mbi një bazë politike, atëherë, e përkthyer, kjo do të thotë se kemi ardhur këtu pikërisht në emër të politikës.

Një lojë e rëndë ka filluar.

Nuk e di nëse është apo jo fajtor Saimir Tahiri. Edhe publikisht, përmes shkrimeve të botuara, por edhe në rrugë të tjera, kam bërë të njohura disa rrëshqitje në politikën e tij si ministër i Brendshëm.

Edhe DITA ka pasur disa kohë më parë disa artikuj të rreptë ndaj këtyre rrëshqitjeve.

Por, nuk jam unë e as të tjerë si unë, jashtë e brenda botës mediatike, që mund ta gjykojmë.

Nëse do të ketë një drejtësi të saktë, atëherë, ajo do e ketë verdiktin e saj.

Nëse e gjen fajtor dhe e saktëson këtë, le të marrë dënimin më të rreptë se çdo kush tjetër, pasi, veç përfshirjes në një grup të organizuar kriminal, nëse kështu ka ndodhur, ai ka përlyer edhe shtetin, ku ka qenë pjesë e një kabineti qeveritar. Më shumë po bëhet një lojë e rëndë e politikës denigruese dhe e dëshirës për kthim në pushtet, edhe duke shkelur mbi të vërtetën.

Hapi i parë, dosja nuk duhet të jetë pronë e tre prokurorëve me lidhje tek njëri-tjetri. Treshja tropojane e prokurorëve jep shenja të ndërthurjes së politikës, edhe nëse nuk është ashtu. Qëndrimi i tyre në Këshillin e mandateve ishte cinik, uzurpues ndaj së vërtetës dhe dukeshin si një shtojcë e pjesës opozitare të Këshillit.

Së dyti, provat duhet të jenë të qarta, të sakta, të njohura dhe aspak kapriçioze, si ato që bëjnë fjalë për kalimin e kufirit katër herë, kur sipas sistemit përkatës, Tahiri ka kaluar me familjen e tij, pesë pjesëtarët e saj kanë qenë sëbashku. Prokuroria që filloi tërheqjen nga kjo pikë themelore e akuzës, duke u ngutur për të përmbushur një mision politik, po i bën dëmin më të madh imazhit të një vendi.

Loja do të bëhet edhe më e rëndë në ditët në vazhdim.

Synimi për të rrëzuar këtë qeveri, që vërtet ka shumë mëkate, ka të bëjë me dy gjëra themelore: rikthimin në pushtet të atyre që ishin antidrejtësi e antishtet, dhe kalimin e Vetingut sipas pikëpamjes së tyre politike për të.

Struktura të rëndësishme janë futur në lojë.

Prokuroria dhe SHIK i kanë shpallur luftë Policisë së Shtetit.

Prokuroria që njeh për zot ish-shefin e qeverisë dhe që nuk ka lidhje me shefin aktual.

Dikur Nishani, ditën që u bë president, mblodhi “institucionet e tij” dhe u dha urdhrin që, së bashku, t’i rezistonin pushtetit.

Kush e jep këtë urdhër tashmë!

Tahiri shpalli armiqësinë me Ilir Metën, por ai është bërë president edhe me votën e tij!

Si i votokan kaq lehtë “armiqtë”!

Nuk më vjen keq për Tahirin, edhe nëse është i gjithi fajtor, edhe nëse është krejt pak fajtor.

E dëgjova në një emision tek përmendte rastet kur figura të njohura të opozitës,që kishin probleme të mëdha me ligjin, vazhdonin të ishin ende në parlament e kudo. Doja t’i thoja: Je tepër vonë për këtë pohim.

Ata ishin aty, me ju dhe ju ishit njeriu që duhej të kishit bërë detyrën tuaj.

Nuk e bëtë. Harruat se erdhët në pushtet pikërisht për të ndëshkuar krimin, të keqen, fajin, oligarkinë financiare.

Njerëzit nuk e kanë harruar! Dhe sa më poshtë të humbasë premtimi juaj, aq më shumë bjerret besimi i njerëzve tek drejtësia.

Je i vonuar për të qenë hero, tejet i vonuar!

Nëse i keni ditur të gjitha këto, dhe u bëtë palë me heshtjen, atëherë, krejt shqip po jua them: Mirë jua bëjnë!

Jua bëfshin edhe më rëndë, me prova e pa prova, sepse dështuat në atë që kishim më të domosdoshme, në besimin ndaj jush.(DITA)

18 komente në “Treshja tropojane”

  1. Alban Dega says:

    MOS I NGATERRO PROKURORET E SHTETIT SHQIPTAR ME PROKUHORAT E SALI BERISHES

    Ne Tropojanet edhe bar hame por Kadri Mehmetin, vrasesin e Bajram Currit…. Sali Berishen, vrasesin e Malesise se Gjakoves, Tropojes dhe 175
    viktimave te thirrjes se tij kobndjellese me ze e me figure ne sy te mijera tropojaneve per nje femije 15- 16 vjecar te Haklajve, “ e dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane”, zjarrvenesin e Shqiperise per nje karrike Presidenti nuk e tradhetojme !
    Me kete rast po te pershendes ty, Adrian Thanon, Viktor Malajn dhe che det Sheh Biberishizmin me nje

    Elegji me curle e cifteli

    O SALI MURTAJA…
    E KAMIKAZET E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O moj Tropoje
    O moj Hyjni !
    Kush te ka qite
    me krye ne hi
    Sali Karaxhici…
    kamikazet e tij
    Rrenoi e percelloi
    mbare kete Malesi
    Flake e zjarr i vuri
    Nenemadhes Shqiperi
    “O mori Serbi
    Une gardhin ta prisha
    Se mue me thone
    O Sali Rame Berisha !
    Prisha gardhin
    Kufijte e Shqiperise
    Dyer e dritare u hapa
    hordhive te Serbise
    Arme e nafte plot
    Per nenen Serbi
    Zhbeme se bashku
    Shtetin Shqiperi !
    Otranto i dhash
    Une vet Kalit te Trojes
    Se kam qene dhe mbetem
    Toptani i Tropojes
    Vrases I Shqiperise
    dhe moter Kosoves “
    Se per karrike
    Para e pushtet
    E shkerdhen e vret
    Dhe nenen e vet !
    Nuk kurseva as
    Azem … Arbenin
    Une per kolttuk
    vras edhe Shkelzenin!
    Se mua me thone
    o Sali Berisha
    Jam jo vetem ujku…
    por edhe vet Bisha!
    Sa te jem une gjalle
    Nuk ua ndali flaken
    Me tub ne sume
    Kam gatue nafaken
    Se nuk mban me uje pilafi
    Nuk me thone mua kot
    o Sali Kadafi !
    Nuk kam linde rastesisht
    Une tek Doli Vici !
    Nga kemba tek koka
    pjelle Miloshevici
    Ndaj s’me therrasin kot
    Sali Karaxhici !
    Kujtdo punon per Shqiperi
    Une flaken atij
    Nuk le pa ia shti !
    o me plumba
    me balte o sajime
    Se Serbi eshte
    Babe nena ime!
    Serbi nena…
    Serbi edhe gruaja
    Jemi vetem nje
    si mishi e thuja !
    Sa te jem gjalle
    E sa te marr fryme
    tym edhe flake
    do ta bej Shqiperine
    Sa te frymoj
    Dhe ne tjetren jete
    Vec tym e flake
    Shqiperia do kete !
    Sherr Berishe jam
    edhe kam me vdeke
    Edhe ne lum kur mbytemi
    Ne shkojna perpjete !
    Mbrapshtana se gjalli
    Ters dhe per se vdekuri
    sherre e potera
    Prej nesh kalbet
    edhe hekuri !
    Thike mbas shpine Kosoves
    Babe e Nane-
    Kam Pashic Vojvoden !
    Napalm i hedh Vlores
    2 Prill e.bej Shkodren !
    Edhe ne vdekje
    une shkoj buzagaz
    Se le mbrapa
    mijera Kamikaze !
    Ne buze Shqiperise
    une i ngri gaz !!!
    O Tropoje ime
    o mori Hyjni
    Kush te qiti
    me krye ne hi!
    Te rreni me ceka
    E me luge prej Ari
    Ishe Shojzovalle
    Te beri Kandahari !
    Ishe Zane Mali
    Te coi ne buze varri !
    Vet Sali Berisha
    eshte emri i tij
    Fatkeqesi mallkim
    Ish e mbet per Ty
    Ne bese e preu
    E tradhetoi Kosoven
    Me banden e tij
    Po e than Valbonen!
    Katrahure rrenim
    per Nenen Shqiperi !
    Per 700 breza
    u shofte farà e tij !
    Si nip Berishe
    Per mua je Daja
    Ne jete te jeteve
    Per cdo shqiptar
    Ti me kamikazet
    je Sali Domllaja
    Emri yt i plote
    eshte Sali Murtaja !

    1. DegafUKSIalibani says:

      spiuni i deges ka te drejte…vetem harron qe keta jane prokurore edhe te Ilir Metes , mikut te spiunit Albana Dega…..

  2. deputeti says:

    tamam!
    po s ja hype tjetrit do ta hypi ai ty. sipas ritmit ..
    “…n ato maja
    rrypa rrypa..
    …..”
    sala ju denoji Tos Nanon te pafajshem
    sala ju vodhi paret e piramidave
    ju dhunoj si opozit n mes t sheshit ju grabiti votat ju beri grusht shteti ju vrau n gerdec ne 21 janar ju vodhi floririn me Like Meten,ju ka bo 1001 te zeza dhe askush se deno.
    ju,pa bo asgjo dhe n pushtet po ju deno sala!!!
    kaq pa kellqe jeni o debila?
    mir jua bo.
    edhe n parlament jua merr shpirtin sala…
    tyyyyy ngordhsa.

  3. Prenka says:

    Merrne me mend ,Tropoja Oksfordi dhe Kembrixhi i Shqiperise.A mos te gjithe prokuroret e Prokurorise per krime te renda jane nga Tropoja?MJerere Shqiperia ku ka rene ,vetem per te siguruar by..en e vete Berisha ka kape te gjitha shkallet e drejtesise.Shikoni pse ka rene kaq poshte drejtesia shqiptare.E shijkoni sa “inteligjent”e “profesionaliste” jane keta prokuroret e farefisit te Berishes .

  4. lojtari i katert says:

    nga dyshe myzeqare jemi ke trashja tropojane.
    jan me t emacipum malokt. e kan qejf treshen 2 plus 1 mo…

  5. DOKLEATI says:

    ” On its face bias”
    Instituti i drejtesise i Tropojes dhe aj i Drenices nuk kam kurrfare diturie as qe eksistojne.

  6. sal says:

    A të duhen sharlatanë
    Që lëpijnë çdo sahan
    Që përçajnë vatanë
    Ke sa të duash tropojanë
    Fan S. Noli

  7. u permbyste bota says:

    ky i treti me kok te madhe duket me inteligjenti dhe ma ha mendja do te zevendesoj Llallen.

  8. Zini says:

    Ky koke madhi te rruan koqet

  9. Iliri nga Gjermania says:

    Janë horrat e Sali protopapës.
    Po i vjen fundi edhe këtyre horrave
    që e kanë rrjepur Shtetin dhe Popullin Shqiptar.

  10. Treviso says:

    Jam plotesisht me artikullshkruasin.

  11. mirel says:

    Cjane jeta monstra mor aman. Ku i mbledhin keyo fytyra primitive? Nuk i gjen gjekundi ne bote vec ne taborin e Berishes.
    Oooooj taj..shko rruj dhite dhe e nxirr surratin.
    Ketyre nuk ju ka evoluar akoma DNA ja..ju i quani prokurore.
    Faktoret shkaterrues te vulgut te 90 es tani kane diplome. Bota iken para Shqiperia kthehet ne paleolit te shpellaraket..

  12. Partroti says:

    Ne SHqiperi, per fatin e saj te keq, paskan vdekur gjith juristet e tjer dhe paskan mbetur vetem tre mostra te Tropojes, me kryebanditin sali berisha, qe e ka nxir ate vend nga krimet qe ka kryer, por qe presim te hetohet mbas krijimit te strukturave perkatese, mbas rreformes.
    1000 her turp qe qytetaret shqiptar , pranojn te hetohet ish ministri Tahiri nga miqt e Sali Berishes, por edhe ne mos qenshim miq e farefis, jane krahinor, nga nje zon e humbur, para zonave te tjera shqiptare.
    Ofendim me te madh per qindra e mijra intelektual shqiptar qe i jan injoruar dhe gjithcka paska mbetur ne doren e tropojaneve nuke i esht ber nonjeher ati vendi. Kjo tregon se procesi esht politik, i dirigjuar dhe orkestruar nga kundershtaret poltik, Basha, Berisha, Mediu, e disa zagar te tjer, qe nje pjes e tyre duhet te ishin denuar me kohe prapa hekurave. Sot te pamoralshmit, bejn moral. Pa perjashtuar Monika meten, qe hiqet e virgjer dhe haron akuzat ndaj te shoqit, ndaj qindra drejtuseve e zyrtareve teLSI, qe kan vjedhur gjat kohes ne kariket e shtetitit.

  13. Armandi says:

    Te arrestohen tre prokuroret se jane kriminel, te korruptuar, te lidhur me UDB-ne e antishqiptar

  14. luli i vocer says:

    Tropoja asnjehere nuk ka pasur nepuesa te sakte te shtetit. nepunesit e shtetit ne ate kohe (ato pak veta qe ishin) quheshin karaduc. Keto te tre nuk lidhin dot breket e tyre e jo me te bejne drejtesi. Keto te tre jane kushuri me njeri tjetrin me te afert se sa eshte sajmiri me habilajt. Keto jane jashteqitja e prokurorise, por nuk kane faj keto se fajin e ka koe semuri me kancer ne koke Bujar Nishani qe i vendosi keto se jane kushurite e sales kriminelit serbi cjap plak.
    Shikoj kokat e ketyre tre prokuroreve qe jane edhe me koke te palara dhe u vjen akoma era cjap se pushimet i bejne mes bagtive dhe shkojne e mjelin lopet ne fshatin e Tropojes. E ku-ku cfar e ka gjetur kete shqiperi. Zhurma behet nga prokurori i semure me milingjit ne koke Llalla qe kerkon ti shmanget vetingut dhe drejtesise qe sapo ka filluar.
    O treshe prokuroresh budallenj (se vetem budallejte mund te bejne keto veprime) mos merrni veprime qe populli po i shikon se sa te trashe jeni e sidomos ajo macjas ne mes qe eshte si mace kineze. Perse nuk beni krahasimet se si shpetoj lul basha me raportin mjekesor, perse shpetoi fatmir mediu dhe cuni i Sali Berishes tani kohet e fundit.
    Mblidhja mendje o budallenje prokuror de nuk e shikoni se ku ju con mushka.

  15. h says:

    Nga nje vend kaq i kulturuar juridikisht si tropoja,e qarte qe do dalin figura te medha.
    Udhehiqen akoma nga ligjet e 1550,imagjinoni vete.

  16. Ramadani(Albani) says:

    Tropoja ka patur vetem nje NJERI e kuoder te MADH, i cili quhej MEHMET RAME DOLLAPI, te tjeret jane injorant, te trash, hajdut, tradhetar dhe spiun te medhenje te UDB-se e antishqiptar.

  17. Badigardi i vajzes se saliut says:

    Agroni burri i prokurores, elisabetes, ka qene badigardi i argita berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje