Nga Artur Ajazi
Luli është turrur në orvajtjen e fundit të tij, për të fituar disa kredenciale të reja në kampin e tij politik të mbetur bosh. duke thirrur (me lutje) Monikën e LSI, Koçon e Zgjidhjes dhe ndonjë opozitar të lodhur.
Luli ka dështuar sërish në misionin e tij, kësaj here duke ndërsyer së fundi edhe treshen e prokurorëve tropojanë. Duke menduar se “duke arrestuar Sajmirin do të arrij shumë shpejt tek Rama”, Luli i ka bërë edhe kësaj here hesapin gabim. Nxitimi Lulit për të thirrur në SHQUP, pas Monikës së Ilirit edhe krerët e degëve të PD në rrethe, tregon se ai e ka punën keq.
Kjo pasi Luli ka zgjedhur njerëzit e gabuar në kohën e gabuar, ka zgjedhur kryetaren e LSI (një parti e damkosur nga korrupsioni në 8 vjet qeverisje) për ta ndihmuar në arrestimin e Sajmirit, duke u dhënë urdhër atyre që ai akoma i konsideron “kryetarët e PD në rrethe” të rrisin bashkëpunimin me partinë e Monikës.
Situata qesharake dhe të pështira, tek shikon tek selia PD “miqtë” e fundit të Lulit tek vijnë , mblidhen dhe marrin kurajon edhe të japin deklarata mediatike ku “kërkojnë arrestimin e Sajmirit dhe largimin e Ramës, si e keqja e këtij vendi, zgjedhje të parakohshme”. Për të qeshur e për tu tallur.
Shqiptarët i njohin mirë ata që sot mblidhen dhe përpiqen ti mbushin mëndjen atyre se “ne jemi opozita më e ndershme, ne jemi shpëtimi fateve të vendit, ne jemi kundër bandave dhe trafiqeve”, i njohin mirë ata që në 8 vite qeverisje, sa majtas dhe djathtas, zhvatën dhe mbushën thasët me milionat e tansapaguesve dhe deri me floririn e Krrabës, i njohin mirë ata që zhvatën paratë e rrugëve dhe autostradave të vendit, ata që me milionat e vjedhura blenë zgjedhjet e fundit dhe të parafundit lokale.
Orvatja e fundit e Lulit për të gjetur shpëtimin tek Monika dhe Koçua, apo tek treshja e prokurorëve të Llallës, si dhe krerët e PD-ve në rrethe (kur degë në rrethe nuk ka prej 5 vitesh) mbetet dështimi dhe bllofi i tij i rradhës Luli e ka patur ëndërr arrestimin e Sajmirit dhe Ramës, për të qenë ai “kryeministri ekonomisë”, apo për të “qeverisur me duar të pastra”. Dalja në publik i problemit të ish-ministrit të Brëndshëm, është dukur si një “kamardare shpëtimi” për pozitat e Lulit brënda PD, duke shfrytëzuar rastin për të afruar dhe thirrur në SHQUP përfaqësuesit e lodhur dhe të pabesueshëm të asaj q ai e quan “opozita shqiptare”.
Madje Luli ka kërkuar thirrjen urgjente të Komisionit të Mandateve për tja hequr Sajmirit atë, dhe për ti hapur rrugën Adriatik Llallës për arrestimin. Ishte koha kur Luli i kërkoi Llallës ti bënte shërbimin e rradhës, për të fituar disa “kredite” politike në momentin kur gjithçka i është kthyer kundra në PD. Por Lulin nuk e ndihmon, dhe as nuk e legjitimon kryetar PD as LLlalla, as treshja e prokurorëve nga Tropoja, dhe aq më keq as arrestimi Sajmir Tahirit. Lulin nuk e rehabiliton politikisht dhe as nuk legjitimon si kryetar PD, as shashka e tij se “një IT po pastron labtopin dhe celularin e Sajmirit”, ashtu siç u veprua nga IT e Kryeministrisë pas 21 janarit. Orvatjet e Lulit për të mbledhur dhe zbuluar “opozitarë” dhe për të krijuar “front të përbashkët opozitar” ku të mundet, për të zbuluar pastruesit e laptopit dhe celularit të ish-ministrit, apo për të kërkuar “largimin e Ramës e zgjedhje të parakohshme” tregojnë se modeli i tij politik, është i dështuar.
Luli nuk mund ta krijojë kurrë profilin e tij politik si lider. Ai nuk mund të jetë kurrë një drejtues opozite, aq më tepër i ndonjë “fronti të përbashkët opozitar”, kur dihet se besueshmëria ndaj tij në PD është pothuajse zero, ashtu siç është zero edhe ndaj atyre që në 8 vjet qeverisën me Berishën dhe Ramës, duke qenë të damkosur si pjella e korrupsionit dhe shkatërrimtarë të institucioneve të shtetit. Ashtu siç nuk besojnë Lulin, shqiptarët nuk mund ti besojnë kurrë as Monikës, që në 8 vjet qeverisi majtas e djathtas duke i kthyer në biznes postet e ministrave dhe drejtorëve, që sot janë me dosje në prokurori.
fiks. fare.
Qeveria dhe Institucionet duhet te mbrojne Zyrtaret e vet nga sulmet politike, nga nje prokurori qe bene vetem politike dhe nga interesat mafioze. Nqs Shteti nuk mbron punonjesit e vet, atehere nuk do te kete njerez te ndershem qe do te duan te drejtojne kete vend. Ky vend do te behet i paqeversishem dhe do kthehemi ne 97. Drejtesia duhet bere dhe njerezit duhet te konsiderohen te pafajshem gjersa drejtesia te thote fjalen e vet. Si mund te arrestohet nje njeri, aq me teper nje ish Minister (qe pavaresisht kush eshte, ka perfaqesuar Shtetin) vetem me opinione mediash dhe biseda kafenesh? Vetingu dhe Drejtesia jane ne prove per te treguar qe gjerat po levizin ne drejtim te duhur. Duhet qe pas histerise/mllefit te opozites dhe servilizmit politik te Prokurorise (pa harruar mungesen e profesionalizmit dhe aftesise) ti lihet rradha sistemit ligjor, megjithe mungesat e tij, qe te beje punen e vet. DREJTESI, DREJTESI qe fillon nga nje ish minister, por qe do te vendosi fatin e ketij vendi
Saliu dhe Luli , kane te pakten 1 vit qe pertypin karamelen e gjoja narkotikes te drejtuar nga kreret me te larte te ps, vajti sebepi i blrjeve te votave , e haruan , nuk kaloi , nuk i ndihmoi politikisht pasi populli u dha dermen dhe jo blerja e votave . Nuk e di se sa eshte i ngateruar Saja , nje gje eshte me se e sigurt , eshte nje komlot i thurur bukur , me mjeshteri kane dore dhe agjenci te huaja te cilat jane financuar nga treshja berisha , luli meta , nga e dinin dhe ngulnin kembe qe puna e droges drjtohej nga ps-ja ?? Thjesht dinin skenarin dhe regjine , eshte sebepi me i perkryer per te humbur gjurmet nga krime dhe vjedhje masive , per te krijuer nje balance , per te hedhur letrn e fundit te destabilizimit . Do ta shikoni , sa me shpejt te funksionoje vettingu , aq me teper do destabilizojne shtetin dhe shoqerine shqiptare. Problemi ama nuk jane ata , por ne , sa te gatshem jemi ti ndjekim ne rrugen ugurzeze dhe te djallezuar te treshes famekeqe . Jane shume shume te vjedhura , po te funksionoje vettingu si duhet , ne Shqiperi pritet te behet hataja e madhe , ajo qe ndodhi ne 97-ten , nuk eshte asgje . Kriminelet e medhenj shterore nuk do dorezohen kollaj , gjate qeverisjes 8 vjecare bashke berisha – meta bene namin ,humben shuma maramendese , humben kompani te shendeteshme dhe fitimprurese shterore , qe te tre saliu ,luli dhe meta ,jane shitur koke e kembe tek greku, dhe serbi jane ne sherbim te plote te klaneve grekoamerikane , ata i sollen ne fuqi se bashku me serbet e amerikes , dhe ata perpiqen me cdo menyre ti mbajne ne fuqi , mos e ngateroni me revolucioni politikospastrus ne kroaci , atje thjesht ishin udheheqisit te zhytur ne korupsion e vjedhje , kurse ketu kemi te bejme me hajdute , te koruptuar dhe kriminele dhe tradhetare te tmershem . Keta tanet jen teper te rezikshem , plus qe shoqerohen nga nje ushtri dhe mercenare partiake . Prandaj kush mendon se vettingu do jete nje zgjidhje e lehte dhe rufe , qe kushdo qe ndyti doren me perfitim , dhe ne pergjthesi do shkoj brenda, ……… thjesht genjen veten , te genjesh tjetrin ,apo te te genjejne, eshte komplet fizike ama te genjesh veten eshte ……krim , keshtu qe mos besoni vettinve dhe te tjera reforma drejtesie , asgje nuk ka per te ndodhur ……………..
E ke qa. Te shkojne te mbjellin bar cunat sa te duan se Luli na rruan leshte.
Të lumtë, BRE DJAL!!
E ke qarë!!⭐️⭐️