Nga Altin Ketro
Pas cunamit të akuzave kundër ish ministrit Saimir Tahiri që shpërtheu në arenën politike shqiptare pas publikimit të përgjimeve që iu janë bërë trafikantëve Habilaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, më tërhoqi vëmendjen një detaj shumë i rëndësishëm. Në një sinkron të çuditshëm të frontit opozitar, përveç njollosjes së emrit të zotit Tahiri në veçanti dhe qeverisë Rama në përgjithësi, po përpiqen të ngjizin me forcë në opinionin publik idenë se “Rama e shiti Tahirin”, se “Rama i lëshon ata me të cilët bashkëpunon sa herë i rrezikohet karrigia”, etj., etj. Pra, përveçse duan ta bëjnë pis qeverisjes e Partisë Socialiste duke e trajtuar si mbrojtëse të botës së krimit, duan nga ana tjetër të nxisin edhe një përçarje brenda saj. Nëse ka një standard për të cilën duhet vlerësuar Partia Socialiste, është fakti se asnjëherë nuk i është bërë mbrojtje kujtdo që ka shkelur ligjin. E kanë thënë shpeshherë përballë kamerave, edhe në nisje të këtij mandati të dytë qeverisës, se përgjegjësia e secilit është individuale dhe kurrkush, në çfarëdolloj detyre që të ketë, nuk do ketë mbështetje politike në rast se i provohen afera kriminale.
Kryeministri Rama bëri një gjest kuptimplotë që kërkoi menjëherë hetim të plotë mbi rastin në fjalë duke mos dalë garant i askujt që i del emri si i përfshirë në një aktivitet kriminal, ashtu sikurse edhe vetë zoti Tahiri nuk kërkoi asnjë mbështetje prej kujtdo mbi këtë çështje për të cilën u investua personalisht se është i hapur për hetimi dhe i interesuari numër një për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nxitoi t’i bëjë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që ta refuzonte takimin me një të “dyshuar” si Tahiri. Thirrjen e bën pikërisht ai që s’e pati problem vetë që natën kur dolën filmimet e video-përgjimit Prifti-Meta, t’i shkonte këtij të fundit në zyrë e të dilte po me të krahë për krah nga porta e ministrisë së Energjitikës. Kjo në konceptin e Bashës, kur i ndodhesh pranë të akuzuarit me zë dhe figurë, quhet burrni. Edhe në konceptin e Sali Berishës quhet burrni kur 24 orë përpara se gjykata e Lartë të jepte dënimin fajësisë a pafajësinë për numrin dy të qeverisë së tij, t’i shkonte në shtëpi atij, të pinte verë e të hante fruta deti të gatuara nga duart e bashkëudhëheqëses së frontit të ri opozitar kundër “krimit”. Kod burrnie qenka edhe kur nuk lejon prokurorët të hyjnë në rrethimin e kryeministrisë për të marrë provat e implikimit të Gardës në vrasjen e 4 demonstruesve me duar në xhepa! Kod burrnie qenka edhe kur mbron Komandantin e Gardës, nga arma e të cilit dyshohet se u vra një prej demonstruesve! Kod burrnie qenka edhe kur mbron inxhinierin e IT, përgjegjës për serverin e fshirë ku ishin regjistruar çka ndodhi brenda e jashtë kryeministrisë pasditen e 21 janarit! Kod burrnie qenka kur merr në mbrojtje çdo të implikuar në ngjarjen e Gërdecit vetëm që të dalë i pa lagur Sypeshkaqeni, personazh romani dhe filmi hollivudian! Kod burrnie qenka edhe kur nuk lë të hapen hetime kur Avokatja brenda familjes kërkon 3 për qind shpërblim, ose 3 milionë euro, për leje që i ka në dorë babai i saj në krye të ekzekutivit!
Ja pra, të gjitha këto quhen Kod Burrnie, me të cilat mburren gjithë ditën Berisha, Basha, çifti Presidencial dhe i gjithë enturazhi i tyre politik. Kurse Rama akuzohet se e “shiti” Tahirin e një sërë bashkëpunëtorësh të vetë. Jo, absolutisht jo, në konceptim e të lartpërmendurve ai duhet t’i kish dalë garant personal dhe të shkatërronte këdo që ndërmerrte hapa ligjorë kundër tyre. Por jo, Rama i “shiti”, sepse është i lirë dhe i pa kapur prej askujt. Ai që është i kapur prej krimit, ka Kodin e Burrnisë, sepse është vetë apo familja e tij e përlyer. Ah, po, unë një gjë nuk ia fal Ramës; faktin që e quan “çun të mirë” Lulzim Bashën. Nuk mund të jetë kurrë “çun i mirë” një individ që mban mbi supe tri akuza, të shpallura e të pa shpallura, njëra për vrasje, njëra për korrupsion dhe më e rënda për tradhti kombëtare. Të tillë individë e kanë mizën nën kësulë dhe nga të akuzuar, kur drejtësia vonon, kthehen në akuzues, me qëllim që në një drejtësi të vonuar ta shpallin veten si të dënuar politikë. Personalisht jam i zhgënjyer nga Rama që nuk i çoi përpara drejtësisë gjithë piramidën e vjetër ish pushtetmbajtëse për krimet që kreu gjatë 8 vite të sundimit të tyre, por e justifikoj deri në njëfarë mase këtë mos angazhim me ekzistencën e një sistemi të kalbur e të korruptuar të drejtësisë. Nuk do e dëshiroja kurrë që Sali Berisha, Lulzim Basha apo çifti Presidencial të akuzoheshin e dënoheshin nga ky sistem i korruptuar drejtësie që kemi sot, me prokurorë e gjykatës që kanë marrë ryshfete e për të cilët politika është investuar t’u ketë dosjet e shantazhit në rast se u rrezikohet karriera. Prandaj Reforma në Drejtësisë dhe Vetting-u, duhet të nisin një orë e më parë, si e vetmja garanci që të akuzuarit e fajshëm të mos na kthehen në akuzues të pafajshëm…
Rama duhet te dorezoje bllokun e Tahirit ose perndryshe opozita duhet te perdore dhunen sic e perdori Rama me 21 janar
majmun i keq, vetem dhunen dini ju shpellaret e PD-se…
O Aldo paske rrjedhur nga trute. Shko bej nje xhiro nga SHQUPI.
Lidhur me dosjen Tahiri dhe trafikantet ka shume pikepyetje. E para, a ka policia italiane pergjime qe nxjerrin z. Tahiri te inkriminuar. Psh biseda telefonike direkte me te akuzuarit dhe biseda per para apo per kanabis? Policia italiane duhet te nxjerre prova te sakta per perfshirjen e z. Tahiri ne kete katrahure. Mos harrojme se personi kryesor Moisi Habilaj ka qene bashkepunetor i policise italiane. Pra ai e dinte shue mire qe te gjitha bisedat e tij degjoheshin. Atehere perse ai permend z. Tahiri kur policia mund ta kapte me presh ne duar z. Tahiri duke marre transfertat e 5 milion eurove. Nese polcia italiane i ka keto prova atehere mund te themi qe z. Tahiri eshte fajtor. Ne rast se nuk kane prova atehere ai nuk eshte fajtor. Nuk mun te behet fajtor nje person nese ai permendet nga bashkepunetori i policise italiane. Po ashtu, nje pyetje e madhe eshte: si ka mundesi qe policia italiane nuk bashkepunoj me qeverine shqiptare? Ky ishte nje problem i rendesishem. Lidhjet mund te ishin bere direkt me kryeministrin Rama.
ha nje m…. o aldo
Bravo Altin.
shoku Ketri !
ishit kater vite ne “pushtet” …per “krimet” qe ju I numeroni opozites te kishit vepruar. per ju ato jane te falura.
Duket sipas parimit “bête ju do bejme dhe ne”.
Per skandalin Habili dhe kanabisimin keni pergjegjesi mos u mbroni me 21 janarin, Gerdecin etj.
O rrem..e lexove artikullin apo jo??nqs se jo, lexoje prape .mbase e kupton me mire kesaj rradhe.
Again, BRAVO ALVIN !!!
Te futet Like Floriri ne burg, pastaj te tjeret.,
BASHA DHE BERISHA,SI KRIMINEL ME TE MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPETARE,DUHET TE SHKOJNE NE LITAR.Edhe litari eshte pak.Duhet nje denim me i rende,se keta dy,i kane punuar njemije nje te zeza keti vendi e ketij populli.Te gjithe at qe i mbrojne,jane bashkepunetor me ta.
Basha dhe Monika jane bashku ne opozit me mbrojt Liken dhe Berishen nga Vetingu.
Altini e ka sqaru shum bukur politiken e hajdutave dhe vrasesve 2 B ne ket shkrim profesionist
Hahahahahaha.Ore palaco anonim gazetar.Me votat e PS dhe te Edit ,njeriu i cili etiketoi 4 te vraret e 21 Janarit ,koke palare ,llumi i shoqerise shqiptare ,halabake ,Ilir Meta u zgjodh President.E perserise me votat e PS dhe te Edit.
Ishte po ku njeri qe ju kap blloku ,me ze dhe me figure qe deklaroi me 22 Janar ….Edi Rama eshte njeriu me pervers i politikes shqiptare.Kete njeri o spurdhjak gazetar e vute President me votat tuaj ,votat socialiste.Pra o hipokrit mashtrues ,nuk e cate trapin fare per 4 te vdekurit.I permendni sa here Kryetari Juaj ju jep urdher qe te mbuloje mutin (Sajen) me shurre ,qe jeni ju .
Do ta besoja Edin per standart ne rastin e skandalit te avionit te Divjakes.Atekohe Saimir Tahiri bente deklarate shtypi qe nuk ka as nje gram hashash ne avion.Per 24 ore vertetohen thaset me hashash ne avion.As Saimiri nuk u skuq ,dhe as Edi nuk reagoi.
Tani nuk ka me standart.Tani ka bajatllek qeveritar dhe komentues gjynahqar.
Sali Berisha ka ndikuar te Habilajt te permendin emrin e Saje Qorrit.!!?????????????.Sa per gjynah jeni o komentues komuniste.
tahiri ishte nje minister i mire per sa shqiptaret pane ,rama beri mire qe e largoj mbasi kishte nje investigim ne itali per kusherinjt e tij. Deri ketu asgje te keqe.
Drejtesia italiane do tregoje gjerat e do vendose: ose te gjithe shkojne me kete rast,ose dell i pafajshme ish ministri,po bile nuk pengon qeverisjen edhe nuk krijon konflik interesi