Shpërthen Erjon Braçe: Lul e Petrit, ju lutem lexoni! Pastaj logjikoni e mos mashtroni...

16 Tetor 2017, 15:27Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Lul e Petrit, ju lutem lexoni!

Pastaj logjikoni, mos mashtroni

I degjova edhe nje here, te dy udheheqesit e opozites,
edhe Lulezimin, edhe Petritin.

Perseri per Tatimin mbi Vleren e Shtuar.

Perseri me duhet te them qe,
GENJEJNE!

Petrit Vasili,
vijon te thote se biznesi i vogel ka qene ne skemen e TVSH deri ne vitin 2015-te, kohe kur sipas tij e hoqi kete barre Edi Rama.

E kam spjeguar edhe nje jave me pare;

biznesi i vogel ne kete vend,
nuk ka patur kurre detyrimin te faturoje,
mbledhe e derdhe ne buxhetin e shtetit TVSH!
Prej vitit 1996, kohe kur u vendos TVSH,
biznesi i vogel nuk ka qene ne skemen e TVSH.
Domethene, nuk i eshte hequr gje-TVSH-ja domethene kurre,
sepse nuk ka qene pjese e saj.

Pra, per cdo qytetar perfshire edhe ata qe merren me biznes te vogel:

Biznesi i vogel nuk ka faturuar kurre TVSH ne shitje.
Ai eshte perjashtuar me pragje por, gjithnje pragjet jane ulur per te perfshire segmente te biznesit te vogel ne skemen e TVSH.

Pra,
nuk eshte hequr TVSH per ta-sepse nuk ka patur, por jane perfshire ne skemen e TVSH.

Qellimi ka qene i njejti:
Ulja e evazionit fiskal tek te medhenjte,
por edhe tek te vegjlit qe nuk rriten kurre per shkak te evazionit.

Ajo qe i eshte hequr biznesit te vogel ne vitin 2015-te,
nuk eshte TVSH-ja- edhe nje here, nuk ka qene ne skemen e TVSH;
Ne 2015-ten, eshte hequr tatimi mbi xhiron, kthyer me pas ne taksa vendore mbi biznesin e vogel, e cila, u be dhe eshte zero.

Tani te lutem zoti Petrit,
Taksa Vendore mbi Biznesin e Vogel eshte e ndryshme nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar.

Lulzim Basha,
vijon te thote dy gjera te zakonshme-“futja ne skemen e TVSH e biznesit te vogel do e shkaterroje ate” dhe, “futja ne skemen e Tvsh e biznesit te vogel do rrise cmimet”.

Kryetari i opozites duhet te dije se, jo gjithnje cmimet e mallrave i percaktojne tatimet apo taksat (cmimi i naftes, beteja e tij e pare eshte shembulli) dhe, duhet te kuptoje qe nese rriten cmimet do te thote qe biznesi po e bart TVSH tek qytetari konsumator;
ne kete rast, biznesi nuk rrenohet automatikisht, do varet nga konsumi dhe konkurenca natyrisht.

Tamam ne kete rast, Lulzim Basha duhet te na thote se hallin e kujt ka, te biznesit apo te qytetarit?

Ne fund edhe nje here,
Nje prag unik, i vertete, per te mbrojtur te gjithe te vegjlit e vertete eshte gjeja e duhur.

Pragu Basha-Vasili thjesht u jep nje autostrade te re dhe me te sigurt, bizneset e vegjel ne leter, evazoreve te medhenj fiskale!

6 komente në “Shpërthen Erjon Braçe: Lul e Petrit, ju lutem lexoni! Pastaj logjikoni e mos mashtroni…”

  1. Lugati says:

    jaahahahhahaahhhahah..sa ta hudhi koren e bukes sot mjes kryeministri..ky plera del direkt pune oresh duke lef..sa person i marum paske qene mer morri kuq mer xhepist kominati

  2. gjergji says:

    ate pune ka pd dhe tani po e ndjek dhe lsi pasi e pa qe nuk i eci me ju. vazhdoni me punen tuaj dhe mos e vrisni mendjen se cfare thone ata se fundja si mir si keq prap do ta gjejne nje gje me ca te kapen.

  3. hasani says:

    z.Brace mos e prisni qe ti mbushni mendjen opozites per dicka qe e shohin te gjithe shqiptaret si nje gje te domosdoshme nqs duam te ecim perpara. cdo gje ka veshtirsite e veta por nuk behet me mbrapa tani prandaj dhe jua dhame voten qe te qeverisnit vetem. jepini perpara tani pa e vrare shume mendjen se ca thone ato 2 lolot

  4. Bato says:

    Erioni ben lodra fjalesh, si e tha qysh e tha, e ta thoshte me bukur si e them une. Pyetja per Erionin? E rrit apo jo koston per biznesin e vogel dhe cmimet per qytetarin vendosja e TVSh tek biznesi i vogel? Le te fshihet pas gishtit po te doje…

  5. A.K. says:

    Qe te flasi Luli , Petriti dhe se fundi dhe Lubonja e pranoj,pasi nuk marin vesh nga ekonomija,po kur degjon Mimen te ben te mendohesh qe ketu shesin vehten per nje vend ne politike.Per mua T.V.SH-ja eshte e vonuar.Duhet te ishte vene me kohe.Degjoj qe pak vende e kane.Genjeshter.Te gjitha vendet reth nesh e aplikojne dhe tani shoh qe ne Greqi dhe ne tregun fshatar jane paisur te gjithe me kase.Futja e TVSH nuk prek biznesin e vogel,pasi ajo ritje e vogel e cmimeve qe do jete ne nje mase reth2-3 perqind i kalon konsumatorit.Ne rast se do kete nje kontroll te rrepte te mbledhjes se TVSH ,nuk do kete nevoje as per cmime reference ne dogane dhe shteti do mbledhi te ardhura te mira te cilat po te mos vidhen sic behet tani,vendin do e cojne perpara dheinformaliteti do shkoje drejt zeros. Pervec TVSH duhet qe cdo qytetar te reflektoje te ardhurat me qellim qe te njhet realisht gjendja ne Shqiperi dhe te dihet se kush duhet ndihmuar dhe kush duhet taksuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje