Nga Gjon Ndreja
Kohët e fundit po artikulohet dendur çështja e reformës së tatim taksave dhe për çdo ditë dëgjojmë të shtjellohet një element i ri. Së fundi Ministri i Financave është ndalur edhe për taksën mbi ndërtesat duke e “shitur” atë si një rekomandim të FMN-së. Sigurisht taksa mbi ndërtesat paraqet një problematikë serioze, si për shkak të mbledhjes (që është shqetësimi i vërtetë i FMN-së) por veçanërisht për shkak të strukturës dhe vendosjes së taksës.
Teoria ekonomike mbi taksat e përkufizon taksën si një pagesë të detyrueshme për shërbimet specifike që i ofrohen komunitetit dhe ai pritet t’i marrë ato në mënyrë të tërthortë. Ndërsa tarifat janë pagesa të detyrueshme që kryhen për shërbimnet e menjehershme që merr qytetari në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të tilla janë taksa e pastrimit, taksa mbi ndërtesat ose tarifa e parkimit në hapësirat publike. Ndryshe nga tatimet, burimet e këtyre taksave nuk janë të ardhurat që gjeneron objekti i tatueshëm por të ardhurat personale të individit që përfiton shërbimin. Në këtë kuptim duhet bërë kujdes që të ruhet natyra e këtyre kategorive për shkak se rrezikohet të denatyrohet qëllimi i aplikimit të tyre por edhe për shkak se është një çështje që prek drejpërdrejt interesat e publikut, si përsa i përket pagesës ashtu edhe përfitimeve që ai merr nga shërbimi i paguar.
Siç mund të kuptohet lehtë, domosdoshmëria e vendosjes së këtyre taksave është krijimi i burimeve për të përballuar nevojën e shpenzimeve, që qeverisja lokale bën, për të ofruar shërbimin e nevojshëm për publikun. Në vendosjen e këtyre taksave qeveria lokale duhet të udhehiqet nga parimet dhe kritere të qarta dhe unike që të ofrojë shërbime specifike reale, ku qyetari ka një përfitim të prekshëm dhe jo për të mbushur arkën e bashkisë. Nga ana tjetër një taksë duhet të jetë e drejtë dhe si e tillë ajo duhet të jetë e barabartë për të gjithë në proporcion me përfitimet që qytetari siguron nga shërbimi publik.
Parimi i drejtësisë konsiderohet i ezauruar edhe kur nga taksat përjashtohen një kategori njerëzish që nuk kanë mundësi të paguajnë, ndërkohë që është e vështirë të përcaktohet se kush ka mundësi të paguajë më shumë apo të kontrbuojë më tepër.
Në vazhdim të arsyetimeve të mësipërme mund të themi se madhësia e taksës duhet të përcaktohet nga nevoja që qeveria lokale ka për të mbuluar koston e shërbimeve specifike që i ofrohen qytetarit në raport me përfitimin që ai merr nga kjo taksë. Çdo tejkalim i masës së taksës mbi koston e shërbimeve denatyron konceptin e taksës dhe është një tatim i drejpërdrejtë.
Ashtu siç e përmenda edhe në fillim sistemi ynë i taksave mbi ndërtesat është një kaos i vërtetë dhe nuk është në përputhje me parimet dhe kriteret e përmendura më sipër. Baza e vendosjes së këtyre taksave është ndarja e ndërtesave në tre zona sipas vend ndodhjes. Në zonën e parë hyn Tirana dhe Durrësi, në zonën e dytë bëjnë pjesë qytetet të tilla si Korça, Vlora, Fieri, Shkodra etj dhe në zonën e tretë bëjnë pjesë bashkitë e qyteteve të vogla. Ndërkohë taksa e ndërtesës në zonat rurale është sa 50 përqind e zonës urbane. Kështu taksa mbi ndërtesat në zonën e parë është tre herë më e lartë se në zonën e tretë. Nëse do to t’i referoheshim faktit që një taksë mblidhet për të dhënë shërbime specifike për komunitetin, ndarja në zona nuk ka asnjë kuptim. Kriteri bazë për përcaktimin e kësaj takse duhej të ishte nevoja që bashkitë kanë për të dhënë shërbime publike për ndërtesat në pronësi të qytetarëve. Dhe kjo nevojë llogaritet mbi bazën e kostos së shërbimeve që bashkia do të japë. Por çuditërisht nëse do ti referoheshim kostove të publikuara nga EKB ato janë më të larta në zonat periferike se sa në Tiranë e Durrës për shkak të distancave të transportit etj., faktorë që ndikojnë kostot e ndërtimit dhe të shërbimeve.
Krejt në kundërshtim me logjikën e kostos së shërbimit është edhe kategorizimi i ndërtesave përpara vitit 1993 dhe ato të ndërtuara pas vitit 1993. Taksat mbi ndërtesat e përpara vitit 1993 janë më të ulëta, ndërkohë që ato pas vitit 1993 janë më të larta. Por logjika e do, që godinat e ndërtuara përpara vitit 1993 paraqesin nevoja më të mëdha për shërbime komunitare se ato gjatë dhe pas vitit 1993. Dhe më tej vendosja e kufirit përpara vitit 1993, më duket sa qesharake aq edhe krejt e pa argumentuar teknikisht dhe ngjan me krahasimet politike që bëhen me regjimin komunist apo me regjimin e Zogut përpara vitit famshëm 1938. Krejt e pa argumentuar është ndarja tjetër në kategori e ndërtesave sipas qëllimit të përdorimit tyre, për tregti, banim apo qëllime të tjera ku diapazoni i taksës shkon deri në 13 herë brenda të njejtës zonë dhe 80 herë nga një zonë në tjetrën. Këto tarifa janë caktuar në mënyrë krejt empirike dhe pa asnjë farë studimi të bazuar në nomenklaturën e shërbimeve që parashikohet t’i ofrohet qytetarit dhe koston e këtyre shërbimeve.
Kur kjo taksë i referohet qëllimit për të cilën përdoret ndërtesa dhe jo nevojës që ajo paraqet për shërbime publike, ka mbaruar së qëni një taksë dhe është shndërruar në një tatim të drejpërdrejtë. Por hartuesit e këtyre dispozitave nuk duhet të harrojnë se ndërtesa si objekt prodhimi apo shërbimi është tatuar një herë për faktin se ajo e ka kaluar vlerën e saj në produktin që prodhon apo në shërbimet që mundëson nëpërmjet amortizimit dhe kështu shkelet parimi bazë fiskal i njëhershmërisë (Një tatim nuk mund të paguhet dy herë). Në këtë kuptim nevoja e ndryshimeve për të vendosur një sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm është imediate dhe strukturat përkatëse të qeverisë duhet të ndërmarrin studime dhe të përcaktojnë kritere shkencore për vendosjen e këtyre taksave.
Por sikur të mos mjaftonte ky kaos i krijuar më sipër, vjen artikulimi i fundit i Ministrit të Financave për vendosjen e taksës së ndërtesave në përqindje, mbi bazën e vlerës së tyre të tregut. Një gjë e tillë jo vetëm që nuk është shkencërisht i argumentuar bazuar në konceptet më elementare të taksimit por nuk është as i drejtë dhe as i ndershëm. Ajo nuk është e drejtë për shkak se një qytetar do të paguajë taksë më shumë për të njejtën sipërfaqe banese, nëse vendodhja e banesës së tij do të jetë në zonën e qendrës apo të ish bllokut, ku vlera e tregut është shumë më e lartë, përkundrejt një tjetri që e ka banesën me të njejtën sipërfaqe në Kombinat. Ndërkohë që shërbimet publike që do të përfitojë qytetari nga kjo taksë janë të njëllojta në të të dy rastet.
Kjo taksë nuk është e ndershme për shkak se ajo është proporcionale mbi vlerën e banesës dhe nuk i referohet nevojës për shërbime publike që do të ofrojë bashkia në lidhje me ndërtesën dhe përfitimeve të shërbimeve që merr qytetari. Nga ana tjetër caktimi taksës në proporcion me vlerën nuk është e ndershme dhe as e drejtë sepse kërkon të mbulojë dobësitë në mbledhjen e taksave nga një kategori që padrejtësisht nuk paguajnë. Kushdo mund ta kuptojë se kjo nuk është më një taksë por një tatim i drejpërdrejtë dhe krejt i pandershëm që bëhet me qëllimin e vetëm për të shtuar të ardhurat në buxhet. Asnjë lidhje nuk ka midis vlerës së banesës dhe masës së taksës apo shërbimeve që bashkia mund të ofrojë. Unë e sfidoj cilindo që mund të më gjejë një lidhje të tillë.
Ajo që është urgjente në reformimin e kësaj takse është ndërmarrja e studimeve shkencore për madhësinë dhe nevojën e shërbimeve që qeverisja lokale ofron komunitetit në lidhje me ndërtesat dhe mbi këtë bazë vendosja e taksave të drejta dhe të ndershme të bazuar vetëm në koston e shërbimeve që parashikohet të ofrohen për komunitetin në lidhje me ndërtesat.
Se cfare qellimi ka qeveria kjo kuptohet. Por ne Itali, askush nun paguan per banesen e pare., edhe pse ne keto vite tre o kater here jane hequr e vendosur, Por ne vitet e fundi paguhet vetem per shtepi te dyte. E kjo eshte e llogjikshme. Por duhet te beje edhe nje here rivleresim te banesave te vjetra ,pasi emigrantet nuk i dine shume gjera qe dalin atje.
uaa….sa inteligjent ky Gjoni, sfidon cilin do. Banasat, ashtu si dhe te gjithe pasurite e tundeshme e te patundeshme, eshte kapital, qe ne vend perendimore taksohet. Ne perendim ka dy sisteme te taksimit te baneses: 1) taksimi i bazuar mbi vleren e baneses (p.sh. 1% e vleres se baneses/ ne vit), qe percaktohet nga zyra/institucioni i taksave dhe 2) nje sasi standarte (p.sh. 300 EURO ne vit) e percaktura nga ministria ose institucioni perkates.
Te dhjefsha llogjiken. Nje shtepi 2 dhoma dhe guzhine e blere 100 mije euro do paguhet 1% e vleres pra 1 mije euro ne vit. Ben edhe gabime gramatikore
Komplimente per analizen profesionale, por fatkeqesisht ky shtet drejtohet nga hajdutet dhe jo profesionistet..
Taksimi I ndertesave te dyta,te teta duhen ber ne diferencuara nga njera tjetra,stepia edyte duhet jet sa dyfishi i te pares,ndersa e treta ose vilat ne bregdet duhet te taksohen me shume se Jane qef dhe luks.Ky taksim eshte sa i drejt e ndershem dhe i domosdoshme
Taksat mbaje pushtetin qendror dhe lokal.
Ne radhe te pare shteti duhet te percaktoje se sa m2 ndertim i duhet nje personi per jetese . Nqs , une kam 3 gazonjere nga 25 m2 dhe komshiu ka 100m2 atehere une si do taksohem , per tre shtepia . Jane m2 ato qe duhen percaktuar [ psh deri ne 100 m2 ndertim quhet hapesire e nevojshme per nje cift ] dhe kjo cilesohet si shtepi e pare . Nqs une kam nje ap 135m2 atehere une duhet te taksohem per 100m2 si shtepi e pare dhe 35m2 si shtepi e dyte
Zoteria ka folur qarte dhe ka mbeshtetur arsyetimin e tij ne llogjike ekonomike… por kujt ia thua ?
Eshte njelloj sikur te hyje hajduti ne shtepi dhe ti kerkosh te kuptoje qe nuk duhet ti marre parate qe jane mbi komodine se me to do te paguash kestin e bankes neser ne mengjes; Ha ha ha.
E the por kujt ia the ? Po pse per cfare behet gjithe ajo beteje politike dhe lufte ne zgjedhje per te taksuar drejte popullin , apo per ta rrjepur me shume ? Ata jane ne rrugen e duhur. Ata jane ne rrugen qe kane enderruar prej kohesh, per te rrembyer pushtetin, per ta korruptuar, per ta perdhosur drejtesine, moralin dhe te drejten, per ta rrjepur lekun atje ku te jete, kudo qe te jete.
Taksimi behet mbi bazen e vleres se shtepise,duke mare parasysh dhe amortizimin,se paku ketu afer ne Greqi dhe eshte e pa ndjeshme,ndersa taksat per te cilat flet zoteria,te cilat lidhen me kostot e sherbimit jane taksa te tjera te bashkise te cilat kane vlere te konsiderueshme , i shoh qe rriten vazhdimisht dhe keto vilen ne faturat e elektrikut.Problemi ketu eshte qe vlera e vendosur e shtetit eshte me e larte se e tregut dhe kjo duhet pare.
Zoti GJON ka te drejte por ka haruar se ka ndryshuar sistemi.Njerezit duhet te jene te vetedijshen qe duhet te paguajne edhe per parquet,fasadat etj.Tatimi eshte dhe duhet te jete I differencuar bazuar ne zonen ku ndodhet ndertesa se normalisht edhe vlera e objektit eshte e ndryshme qe natyrisht edhe niveli I jeteses eshte I ndryshem. Ne Amerike dhe Kanada taksat vjetore jane rreth 1% te vleres se baneses (shtepi apo apartament) e percaktuar nga zyrat perkatese ne teritorin ku ndodhet.Amerika ne fleten per taksat te jep informacion se si ndahet taka qe do te paguash ne zera: per shkollen, pastrimin etjPer shtepise e dyta taksa eshte ndryshe (me e larte).Per ç’do shitje taksa eshte 1.5 % e vleren se shitjes qe ne shumicen e rasteve eshte me e madhe se vlera e vendosur nga zyrat e vleresimit te pronave (vleren e shitjes e percakton raporti kerkese – oferte).Mos I fryni Njerezit por punoni t’I ndergjegjesoni se rregulli, parqet , fasadat e bukura nuk behen me para te rena nga qielli dhe se Qeveria nuk prodhon para por mbledh taksa dhe I menaxhon ata .
Zoti GJON ka te drejte por ka haruar se ka ndryshuar sistemi.Njerezit duhet te jene te vetedijshen qe duhet te paguajne edhe per parquet,fasadat etj.Tatimi eshte dhe duhet te jete I differencuar bazuar ne zonen ku ndodhet ndertesa se normalisht edhe vlera e objektit eshte e ndryshme qe natyrisht edhe niveli I jeteses eshte I ndryshem. Ne Amerike dhe Kanada1- Taksat vjetore jane rreth 1% te vleres se baneses (shtepi apo apartament) e percaktuar nga zyrat perkatese ne teritorin ku ndodhet.Amerika ne fleten per taksat te jep informacion se si ndahet taka qe do te paguash ne zera: per shkollen, pastrimin e plehrave, po rruget duhen shtruar (ketu nuk behet fjale per rruget nacionale e autostradat) e pastruar etj(Administrohen nga bashkite)Per shtepite e dyta taksa eshte me larte 2- Apartamenten ne ndertesa paguajne taksen e mirembajtjes qe varjon sipas vjetersise se nderteses dhe madhesise se apartamentit (qe nuk eshte e vogel) per miremdajtjen e nderteses brenda e jashte.Kjo administrohet nga kompani administratore private 3-Per ç’do shitje taksa eshte 1.5 % e vleren se shitjes qe ne shumicen e rasteve eshte me e madhe se vlera e vendosur nga zyrat e vleresimit te pronave (vleren e shitjes e percakton raporti kerkese – oferte).Mos I fryni Njerezit por punoni t’I ndergjegjesoni se rregulli, parqet , fasadat e bukura nuk behen me para te rena nga qielli Qeveria nuk prodhon para por mbledh taksa dhe I menaxhon ata .
Arka e shtetit eshte boshatisur nga fushata dhe shpenzimet marramendese te qeverise dhe pushtetareve..ose ( pushtave te shtetit ) dhe cdo dite vrasin mendjen e gjejne menyra per ta zhvatur me tej kete popull fatkeq …keshtu qe jane te detyruar te shpikin, nxjerrin e miratojne vendime qeverie e ligje te tilla. Deri sa ky popull te mos qartesobet e te zgjohet nga gjumi letargjik, te qartesohet e te ndergjegjesohet dhe te ngrihet te mbroje interesst e tij, leshtu do te shtrydhet deri sa te vdes nga taksat e tatimet, nga varferia e perditeshme qe po thellohet cfo dite.
Respekte per ju dhe logjiken tuaj profesionale, i nderuar Gjon. Filozofia e se drejtes prej se ciles duhet te nise udhe legjislacioni na referon te parimi themelore se: Ligji duhet te buroje nga morali. Ligji pa moral nuk eshte ligj. Si i tille ai ka fatin e keq qe kane diktaturat ne pergjithesi. Shoqeria jone Shqiptare perpelitet e viktimizuar nga superstruktura qe mbart ideoligjine diktatoriale te trasheguar qe per fat te keq nuk eshte e afte as e guximshme dhe as vendosur te shkeputet prej saje.
Nuk eshte e vertete.Ne cdo vend re botes paguhet taksa per shtepine.Per cdo shtepi qe e ke prone paguhet takse.Bile paguhet takse edhe per shtepit qe ke dhane me qera duhet te paguhet takse qe ka rritje ne perqindje.Ne qofte se ne shtepin e pare te dhene me qira duhet te paguhet takes qe varjon nga 5 – 8% te lekeve te marra nga shtepit me qera e vazhdon NGA 10 deri 14 perqind ne shtepin e dyte e per shtepin e trete qiradhanesi duhet te paguaj taksen nga 15 deri ne 20% t nga leket e marra nga qeraja.Kjo behet per arsyen sepse ne boten e qytetruar taksohet cdo lloj sasi e lekut qe hyne ne llogarin personale dhe sepse duke pas nje person disa shtepi si prone,sasia e shtepijave ne treg ulet/E rrjedhimisht cmimi shtepijave rritet e si rrjedhim blerja e shtepijave bien e rritet sasia e shtepijave me qira.Prandaj kto jane taksa qe jane te vendosura ne te gjithe boten.Kam pershtypjen e besoj qe eshte e vertet qe shqiptari nuk do te paguaj asnje lloj takes e kerkesat per nje jete te mire jane maksimale bile bile B.Europjan habitet per kerkesen e standartin e larte te jeteses ne shqiperi.Vetem ne korrik te vitit 2017 nga Shqiperia kan kaluar pushimet jashte Shqiperis rreth 500.000 vete ose afersisht 20% te popullates, kurse banoret e Suedis dalin per pushime vjetore rreth 80% e tyre neper bote.Ne ADN tone genet e ankeses per cdo gje kan veprim te jashtezakonshem!!!!!!!
O shoku. SMund te besh si ekspert financash me 4 klase shkolle. Ai qe thua ti quhet tatim dhe jo takse dhe vihet mbi te ardhurat. Zoteria nuk thote mos te kete taksa, por duhen vene ne menyre te drejte dhe te studiuar.
A duhet te paguajme taxa per sherbimet qe na jep shteti?po
A duhet te jene keto taxa sipas pasurise apo sipas perdorimit qe ti qytetari i bene atyre veprave qe shteti apo komunja bene ma taxat tona?ky zotnia thot sipas sherbimeve.Pra pse qytetari te pahuaje per mirmbatjen e autostrades kur nuk ka auto apo te portit e aeroportit kur nuk dell jashte.
Po duhet tatimi ,ama sipas te ardhurave qe ke edhe sipas m katrore.Pastaj duhet te vendosim nje minimum jetik per hapewire qe tatohet pak per familje se kur nuk ke femije e jetojsh ne 100 m nuk eshte njesoj se kur ke 6 femije per shembull e te duhen ato 100 metre.Vetem mbasi ky minimum vleresohet tatimi mundet me u diferencuar per ata qr duan 100m per qef e per ata per zorr!Po 100 m per qef kane nje kosto per ne te gjithe se zvogelojne hapesiren tone per parqe vepra rekreative kulturore etj etj!betonizojne edhe han token bujqedore pra duhet te tatohen ma shume. Edhe po shtepia e dute e trete duhet te tatohen ma shume e me bile nje proportionalitet exponatiale te nalte per te treten btr katerten etj rtj qe te ardhurat nga paret ne tulla mos te favorizohen po te favorizohet investimi prodhuese
Sipas zotnise kukesi duhet te tatohet ma shume se duhet ma shume investime atje,apo ma pak se nuk kishte investime e nuk ka sherbime? Nuk e kuptova.
Perequationi eshte nje sistem qe Franca perdor per te nivelizuar pak dallimet ndermjet qytetet me burrime e qytetet mundshme qe pa burrim jetese. Nje pjese te taxave te autostradave ,te taxave te turizmit ,te taxave per banesat shkone per fshat e qytete pa te ardhura per t,u zhvilluar e nuk shkojne vetem per Kryeqytetin si ne shqiperi.
Ska perse te jemi te “varur” nga FMN-neja apo kuzhdo istitucion nderkombetar qe te jete.
Ka disa “parime” per taksat si p.sh. taksohet nje prone qe te jep fitim apo taksohet ose paguhet per nje sherbim qe ti uzufron etjera.
Taksa e nderteses eshte e padrejt dhe si e tille ajo sduhet te vihet.
Ketu ne Itali si forcat e djadhta Forza Italia, Lega Nord, Fratelli d`Italia etj. e kane hequr prej kohesh dhe e majta PD e vuri para disa vitesh dhe e hoqi 2 vjet para ku vetem nje minorance e te majtes italiane (as 5 %) eshte “partizane” per kete takse te padrejt.
Askush nuk “ndjehet” i privilegjuar qe ka nje shtepi pasi ajo eshte domozdoshmeri e jetes dhe si e tille ska e sduhet te taksohet.
Kuptohet qenia “shurdh” e qeverise duke ja “hedhur” istitucioneve nderkombetare kete “barre” por te gjithe e kuptojme hilen e qeverise qe ka vite e vite duke na “mjele” sidomos ne emmigrantet me keto taksa fiktive ku ne nuk i “gezojme” dhe si te tilla i kundershtojme me force.
Nga 42 familje qe ka pallati im aty vetem 14 jetojne aty ne te tjeret jemi jashte, kuzhdo te beje llogarin per ato qe ne paguajme pa “gezuar” sherbimet?!..
Ne edhe pse jetojme jashte Shqiperise paguajme aty taksa “fantazem” per ne si psh:
Edhe pse jemi aty 1 muaj dhe ndoshta pa televizor dikush paguajme taksen e televizorit per tere vitin?!…
Edhe pse jemi aty 1 muaj pa “prodhuar” plehra i paguajme ato per tere vitin?!…
Paguajme edhe “taksa” te tjera qe eshte e tepert ti numuroj dhe dihet nga ne qe po “vilemi” mire nga politika aty por kur eshte fjala per te mare pjese ne jeten aktive aty jemi te perjashtuar si askush komunitet ne kete glob toksor ku ketu ne Itali votojne per zgjedhjet politike te vendit te tyre si filipinezet lindor dhe peruanet perndimor !.
Pergjigja jone do te jete ashtu siç meriton per politikanet “tiranas” edhe pse kane mbi 5 vjet qe “hedhin” ndonje tollumbace qe do votojme sot apo neser.
Perfaqsuesit tane neser do dine te na perfaqsojne neser per kete ne po punojme ti pergjigjemi çdo sfide dhe per taksen e nderteses eshte nje JO me germa te medha si e padrejt dhe e dyfisht!
Ore rrush! Nuk e di sa shkolle ke bere ti, por taksa e shtepise ne SHBA gjithmone varet nga vlera qe e ve County Auditor e cila edhe mund te ndryshoje sipas tregut. Une kam 10 vjete qe paguaj takse shtepie. Kjo takse ndryshon nga shteti ne shtet dhe nga county ne county. Me duket se do kesh ndonje prone te shtrenjte. Mjere Shqiptaret cfare lexojne!
Kjo eshte taksa me e drejte qe mund te vinte kjo qeveri. Mendoj se duhet te jete progresivisht e larte per numer shtepie sic eshte ne te gjithe boten. Qytetaret duhet te paguajne 0 lek per shtepi e e pare dhe duke u rritur per shtepin e dyte, te trete dhe sa me shume shtepi te kesh aq me shume duhet te paguash. Te lirohet edhe tregu qe mbahet artificialisht me cmime shume te larte, eshte bere cmimi per meter2 me i ulet ne Itali se ne shqiperi. Kjo eshte takse qe vret me shume politikantet tane, shihni deklaratat e pasurise se deputeteve qe na dalin me nga 10 shtepi. Sfida e vertete eshte nese do ta votojne ligjin apo jo, te gjitha shkrimet kunder jane te paguara nga njerez per interesat e tyre, po jan pakica ne kete rast.