Nga Mira Kazhani
Më kanë ardhur në majë të hundës kafet, drekat e darkat, ku zakonisht sillen rreth së njëjtës fabul. “Hë mi, ku të shkojmë? Atje nuk ka parkim, atje s’ka shërbim, atje vijnë turlilloj niveli”. Atje kështu e atje ashtu”. Edhe kur e gjen një vend (këto kohë Mon Cheri-të më duken pak qytet dhe po shkuat, provoni biskotën me tërshërë) prapë i njëjti muhabet. Ne konsumohemi shumë kafeneve.
Është lifestyle kafja mbi dy orë e sipër. Edhe një gjë që mund të ta thonë fare lehtë në ëhatsaap, jo! Për be s’e bëjnë. Ftohesh në kafe! Por si ka thënë populli jonë “njeriu e ka në dorë veten”. Rregulli i parë nisi me një telefonatë në kinema Millenium. “Tuneli”, një film shqiptar. Edhe sikur kot të ishte, dua ta pres një biletë për aktorët tanë, plus që Robert Ndrenika mjaft të dalë me tre skena dhe ke parë film. Kështu ndodhi! Gjatë gjithë kohës prisja të vinte radha e skenës së tij.
Vetëm një aktor i madh si ai mund të luajë një plak qejfli, naiv e sipërfaqësor, që e ka mendjen te Buqja e kolme dhe të shesë mend me vështrime në fshat për djalin që e ka shofer të kryeministrit. Shprehjet e tij dhe mimikat ishin film brenda filmit, i cili më pëlqeu dhe qesha bashkë me një çift të moshuarish, që kishin ardhur me mbesën e tyre 5-vjeçare në kinema, ditën e hënë.
Kur mbaroi filmi, thashë me vete për të disatën herë; mos vdeksh kurrë Robert Ndrenika! Ndërsa çifti i të moshuarve zbritën me kujdes shkallët. Burri i mësonte gruas që duhet të hidhte këmbën më të shëndetshme të parën dhe mbesa priti me gojën e hapur e me merak gjyshen e mire, që këtë pasdite, çalë-çalë, erdhi në kinema, se lagjia llafe ka! /TiranaPost
thjesht per te bere pak inatciun: “Mon Cheri pak qytet”?? Vertet? C’e pyet, eshte komplet ndryshe nga 750 lokalet e tjera qe kane te njejtin model, te njejtat tavolina, te njejtat produkte dhe natyrisht te njejtat postera e shkrime neper mure, te “frymezuara” nga Pop kultura e leshit….
Sidomos rekomandimi per biskotat me tershere…ah, burrelsja jone…te ka ardhe dita qe te jene merzitur kafete, drekat e darkat..! Hajde reklame..
M. Kazhani eshte shume e talentuar. Gjithmone mallengjehem kur lexoj shkrimet e saj. Neper auditoret e Fakultetit te gazetarise duhen mbajtur leksione te pafund, ne lidhje me nivelin profesional te M. Kazhanit. Studentet e gazetarise, duhet te jene optimiste, kur ja ka arritur te shkruaj dhe botoj artikuj M. Kazhani, asgje nuk eshte e mundur per ta.
edhe une nje mendje me ty kam!
FJALET QE KANE NJE HORIZON VEZELLUESE MAGJIKE . KUJTUESE ATO JANE KUJTIME TE BUKURA ,PER VITET E RIFILLIMIT ZGJERIMIT PER VENDIN .NDAHEN MOSHAT PER SA ‘KE KOMUNIKU TE CDO LLOJ MOSHE .MOSHA BEN TE VETEN DHE KUJTON ME MIQ E SHOKE GJERAT E TE SHKUARA …PASTAJ MBAROHEN LEKET KRISEN BREKET KESHTU THONE QIMOTI .