Nga Andi Bushati
Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfuritëse, me ekrane gjigandë dhe me slidera vezullues po prezantonte shpikjen e tij më të fundit, “platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët”, një nga gazetarët që prej një dekade e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër, Mero Baze, kishte botuar një shkrim ku e akuzonte me nota të ashpra kryeministrin.
Ndërsa i pari shpjegonte përpara mediave, se si qytetarët duhet të kishin besim tek kjo qeveri, duhet të denonconin nënpunësit e administratëës që abuzonin me detyrën, zyrtarët që u kërkonin ryshfet, i sorollasnin apo shkelnin ligjin, i dyti ngrinte gishtin mbi një kryeministër që ishte i aftë të fuste fukarenjtë në burg, por që përkulej përpara biznesmenëve batakçinj.
Baze në shkrimin e tij shkonte dhe më larg. Ai bënte thirrje që ndërtimet e ngritura si pasojë e lidhjes okulte të shefit të qeverisë me njerzit që paguajnë nën dorë, mund të ndalen vetëm me një mënyrë: duke u vënë tritolin (lexo shkrimin poshtë).
Nisur nga këto akuza të forta u interesova të kuptoj se çfarë e kishte sjellë këtë përplasje. Në fakt nuk qe e vështirë. Tani informacionin e gjen në shumë portale dhe alarmin e kanë ngritur mjaft aktivistë të shoqërisë civile.
Fjala është për një ndërtim tërësisht pa leje, me puntorë të fshehur si klandestinë, që pronari i ujit Trebeshina po bën në një nga mrekullitë e mbetura mbi derdhjen e Vjosës, pikërisht në grykën e Këlcyrës.
Dhe dyshimi se ai ka marrë viston tek timonieri që luan aktorin e bashkëqeverisjes me popullin, i bën të kthehen mbrapasht para paligjshmërisë: edhe INUV-in, edhe policinë, edhe autoritetet e provincës.
Por, po të informohesh në krahun tjetër, pra nga njerëzit e zyrës së kryeministrit, ata e kanë gati alibinë.
Me pak fjalë ata pretendojnë se situata nuk është tamam ashtu sikurse thotë Baze, se ai është subjektiv në këtë çështje, se as që mund të mendohet se Rama është paguar nga biznesmeni, se atij çështja i është relatuar si e rregullt nga kabineti i vet.
Pra e thënë troç, qëndrimi është i njëjtë si në të gjitha kazuset e mëparshme të këtij lloji, që nga vilat e oligarkëve në bregdet, që nga grataçielat në Tiranë, e deri tek prishja e asamblit të Gerardo Bosios për të ngritur një kullë me stadium: “Ne do vazhdojmë përpara, sepse nuk dëgjojmë shpifjet e mediave të kazanit”.
Se ç’interes ka botuesi i gazetës Tema, ai që ka lujtur rol më shumë se kushdo për rënimin e qeverisjes së Berishës, që ka luftuar për ngritjen e Ramës në pushtet, madje ka gjetur mënyrën ta amnistoje edhe për shumë nga mëkatet e tanishme, të futet në kazanin e kritikëve, opozitërëve dhe atyre që janë xhelozë për “sukseset” e Ramës, kjo është vështirë të kuptohet.
Por, ajo që meret mend me lehtësi është se kështu trajtohet çdo vëzhgim, çdo denoncim dhe çdo kritikë që mund të bjerë ndesh me paktet që lideri i bashkëqeverisjes me qytetarët, ka bërë me njerzit e biznesit.
Në këtë kuptim, sado e dhimshme të jetë masakra që po ndodh në grykën e Këlcyrës, ajo është vetëm një mikro ilustrim i asaj që po ndodh në të gjithë Shqipërinë.
Nga ana tjetër, ajo është edhe prova me e qartë se përse show si ato që me ngjyra farfuritëse dhe ekranë gjigandë që ftojnë qytetarët të denoncojnë, krimet, abuzimet dhe korrupsionin janë të dëstinuara të dështojnë.
Ç’do qytetar që do merrte guximin të ngrinte një problem në portalin e sapo inaguruar me bujë rrezikonte të etiketohej njësoj, si Lulzim Basha, Fatos Lubonja, apo tani së fundi edhe Mero Baze.
Sepse në vendin ku për çdo mëkat vendos timonieri, askush nuk mund të presë zgjidhje prej tij. Të shpresosh të kundërtën është njësoj sikur besosh se mund t’i varen Ramës mëlçitë në qafë. (Lapsi.al)
Nipce! Je i fiksuar pas Edi Rames! Edhe p…..t do t’ja komentosh! Ai jo e jo qe s’te ka ne refene’, por edhe ne qe lecisim kete gazete nuk na e ndjen fare se cfare brockullit ti.
TURP I MADH NE SHQIPERI ,,SHOQERIA CIVILE TE NGRIHET FUQISHEM KUNDER KETYRE BATAKCIJVE QE JANE KUNDER ZHVILLIMIT TE SHQIPERISE .//
Bravo andi. Tani do filloj stuhia e sharjeve per ty baban dhe gjyshin nga halete e ministrive dhe bashkise.
Mos e rruj per halete
Ha, Andi, nuk ka si ta pershkruash me bukur. Gjithe c’kam komentuar per kete teme, por patjeter e artikuluar dhe me bukur.
Pir, me mire mos ishe perzier fare ne kete pune. Se ne vend te merren seriozisht me ceshtjen, shqipkaret do merren me ceshtjen tjeter. Je nipi i Hysniut apo nuk je nipi i Hysniut.
Enigem pse, duket per ndonje meri te vjeter personale me Lenen, po me mire tja kishe lene Meros ne dore kete pune.
Ai eshte me i besueshem. U be mjeshter i manipulimit qe kur filloi te rrezoje Berishen dhe te ngreje Ramiun.
Shqipkaret ate duan, tjua thote Mero qe kjo qe po ndodh eshte krim. Po jua tha ndonje tjeter te lincojne.
Mua per vete qe jam antizogist, antiRamist dhe antiberishist i terbuar me kane bere nha 1000 here ushtar te Berishes.
Shkaka e madhe, po kujt i prishet pune, pervec ketij populli legen qe nuk di te lidhe as ushkuret e veta. Haha..po i meson imam kurtizani si ti mbajne zgjidhur dhe jo lidhur.
Dhe te mos harrojme, dhe imami ashtu si Harri Lena , e ka mire me qeverine…e mbulojne ndonjehere me duvak dhe Skenderbeun” po kjo nuk do te thote gje, se qeveria eshte gati ti shtoje xhamite ashtu si shton ndertimet e Harri Lenes
..
Ndaj sngelet gje tjeter, vec te brohorasin..dhe ndjekin porosite ndjellese te imamit..
Historia e dy standarteve eshte thembra e Akilit e cdo qeverie, apo sic thoshte Orwell, “disa jane me te barabarte se te tjeret”. Shembull klasik eshte ndertimi i “lungomares” ne Qeparo. Pikerisht aty ne njerin skaj te quajtur Hoston, aty ku dikur rridhin ujera te pamata nga nje tunel natyror, brezari i rruges 3 metershe eshte devijuar per te mos prishur klubin e kryeplakut te fshatit. Eshte legjendare se vete Edi Rama i tha ketij personi se “do ja prishte” kete klub qe gati sa nuk futet ne det. Ketu nuk po flasim per balena politike (si ish KK), por per peshqit e vegjel qe vegjetojne me cdo qeveri qe faktikisht tani sundojne ne zone me bekimin e e PS!
Po c’fare ansambli te Gerardo Bosio mo i shkrete,
do rrinim ne me ate stadium karakatine sepse te ka pjerdhur mendja ty.
Ik,o Andi bej shurren…si ti,si Lubonja,si Zheji e ca te kazanit nuk jeni gje tjeter vecse ca inatcore,hakmarres,se nuk ju plas juve per Vjosen e per asgje.
Ps.
Si nuk po del ai palacua,Sazan Guri,apo ka frike se Rama i leshon prape lali Erin dhe e ben per uje te ftohte?
Pordhe e madhe ti..te paska prishur pune Gerardo Bossio.
E nxirni injirancen me tonelate.
Se nuk ka dhe as uje mjaftueshem per ta lare halene korruptive te Ramutit.
Na shisni edhe eren e mutit si parfum francez
Sikur nuk kish vende te tjera per stadium.
Po do shiste kulle Ramuti juaj
Aty e ka hallin. Te bej leke me ndertimet sic ka bere kur ishte kryetar bashkie.
Mut shqiptar me parfum francez
E thjeshte pse reagon Meeo. Shkaterimi po ndodh afer fshatit te Meros. Pra ka te drejte
O nipi Hisniut, sa per Meron e ka gojen vete Mero dhe jo vetem gojen por edhe lapsin, ti ke nje perqasje te lige, po te gjithen te lige sa si behet me.Berisha ju futi ne dhe te gjitheve dhe sua mbante te benit gje, sa per Meron u prish dhe i qendroi ama , makinen ja dogjen, gazeten ja mbyllen, dem i bene, gjithsesi, e kishte hak se nuk e kuptoi qe ne 97 se Saliun ishte nje monster e pa ndreqeshme, ky Rama nuk mund ta ndryshoje gjithcka si me buton.Nese ka bere krim ai ne Kelcyre ta paguaje nje me nje, por ti mos fol sepse nuk te kam degjuar te kerkosh falje per c’ka ka bere gjyshi e te tjere, dakort.Mut muti, se edhe yt at shkodran bythe ishte.
Po ik mor ti me gjuthe perqasje, hajvan.
Aty po behet nami me beton..ky merret me perqasje.
Cfare idiotesh mer aman..
Nuk e kam parasysh, gjeografin e ndertimit te keti HECI, demin ekologjik, per ate zon qe do zer baseni i keti hidrocentrali. NJe gje dihet boterisht, qe nje vend konsiderohet i zvilluar, kur siguron 100 nevojat per konsum, si per qytetaret edhe ekonomin e vendit. Se dyti, liqenet ne pergjithesi, qofshin dhe ato artificjale, zbutin mikroklimin dhe jan burim per shtimin e shumlloishmeris se peshqeve, si nevoi per ushqimine qytetareve, te zones dhe me gjer. M,egjithate mendoi une, do shikuar mir, kerkesa dhe protesta e qytetareve dhe interesi kombetar e lokal, per shtimin e energjis elekrtrike, si thote populli do par, qari dhe zarari. Mos duhet shpjeguar fshatareve qe preken nga ky idrocentral, qe cdemtim fizik tokave, kullotave qe mbyten nga rrezervuari.
O rrote, nuk do beje liqen artificial, por depozite per te marre uje!
Ajo qe po ndodh sot ne Gryken e Kelcyres, eshte e njejta pjate (gjelle) qe i serviret shqiptareve prej shume vitesh:
1. U prene pyjet..
2. U shkatrruan plazhet dhe bregdeti..
3. U betonizuan qytetet..
4. U shkatrrua trashegimia kulturore..
5. U plak dhe po zhduket popullsia..
6. U ………………..
U be nami thuaj, qe kur erdhen jeta zagare, te demokracise e dhjerojracise.
PA shihni se cfare ben dhenderi i Berishes afer plazhit te virgjer te Zvernecit.Sonda dhe llum sheh atje.