Teserat shumëngjyrëshe të krimit

17 Tetor 2017, 10:31Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Po të ishte një kohë fushate, kjo historia e kriminelëve do të kishte qenë një “gjellë” logjike e retorikës së liderëve nëpër podiumet zgjedhore. Por tani, kur në mes të vjeshtës, katër muaj pas mbarimit të zgjedhjeve, debati për bandat dhe hashashin vijon, situata po bëhet tragjikomike. Parlamenti ka zbritur në mesataren e tij të zakonshme të baltës dhe sherrit, kurse axhenda e halleve të vendit pret zgjidhje thuajse e paprekur.

Po ndodh një fenomen me dy koka, sa i përket krimit dhe degëzimeve të tij sociale: opozita nuk po arrin të formësojë një axhendë politike dhe një masë kritike konsensusi brenda frymëzimeve të ndryshme që e përfaqësojnë, kurse qeveria po vonon t’i japë grushtin final (siç bëri me hashashin), grupeve kriminale nëpër qendrat e ndryshme urbane të vendit. Një situatë e cila i shkon për shtat klishesë së vjetër të Berishës, i cili historikisht ka mbështetur tezën se e djathta lufton krimin, kurse e majta bashkëjeton me të! Një gjë sa subjektive, aq edhe e spekulative në rrafshin e historisë politike të vendit, ku përdorimi kriminal i shtetit dhe institucioneve ka qenë një tipar i vjetër dallues i PD-së. Sidomos asaj të viteve ’90. Si për të provuar se krimi ka shumë “tesera” partish në xhep.

Për t’u kthyer tek fenomeni që cituam më lart, sot vërejmë sesi opozita përpiqet pa sukses të ciflosë siluetën arrogante dhe tallëse të Edi Ramës në Kuvend, pa ja arritur të bindë masën e madhe të shqiptarëve që nuk kanë votuar PS në 25 qershor, por që nuk shohin ende tek Basha dhe Kryemadhi modelet politike të cilat duhet të ndjekin votojnë në zgjedhjet pasardhëse. Çka nuk do të thotë apriori se opozita e ka gabim dhe Rama ka të drejtë!

Kjo vjen në rradhë të parë prej faktit se votimet e fundit lanë një vrajë të thellë në trupin dhe fytyrën e opozitës së dalë nga vota e 25 qershorit. Në anën tjetër, kjo gjendje vegjetative është pasojë edhe e përçarjes së thellë mes PD e LSI, dy partitë më të mëdha opozitare. Së treti, e jo më pak e rëndësishme, kjo situatë reflekton problemet e rënda që ka së brendshmi Lulzim Basha, në një PD të çarë dukshëm në qëndrimin ndaj liderit zyrtar dhe programit të tij.

Kjo mungesë uniteti dhe programi politik e shtyn opozitën drejt një retorikë sa të lehtë, aq edhe të pasuksesshme: asaj të listimit ditor të emrave të “të ligjve” nëpër qyetetet e fshatrat e Shqipërisë, dhe faturimit të tyre partisë në pushtet. Nuk është një qëndrim politik i papranueshëm, por është thjeshtë i pamjaftueshëm. Negativizmi nuk çon askund, e tregoi këtë çadra e famshme opozitare, e cila u mbyll sapo Rama dhe Basha pinë një kafe të gjatë një pasdite të 17 majit 2017.

Opozitës i duhet që krahas citimit të përditshëm të dhëndurëve të kryetarëve të bashkisë apo akuzave me drogë e të fortë nëpër makinat e ministrave, të formësojë një program politik serioz, që e ve në vështirësi qeverinë në të gjitha frontet kryesore. Në ekonomi, arsim, shëndetësi, punësim etj. Sepse po të improvizosh betejën e rradhës me kriminelë apo edhe me TVSH, siç po ndodh momentalisht, do të thotë së pari që e ke çuar dëm gjithë verën duke u nxirë në diell, e së dyti që nuk ke ide të qarta për mënyrën sesi do të kthehesh në pushtet.

Përballë kësaj pikture me ngjyra të shqetësuara opozitare, qëndron i palëvizshëm kryeministri me inercinë e tij pozitiviste të zgjedhjeve të fundit. Edi Rama duket se ka fituar aftësinë të durojë çdo akuzë dhe sulm me një shpërfillje çarmatosëse, shoqëruar me përqeshjen jo rrallë të padrejtë që i bën kundërshtarit. Ja ka lënë këtë punën e kriminelëve Vetingut dhe gjykatave. Një gjë gjithashtu jo fort korrekte e logjike, për sa kohë që ka në dorë qeverisjen dhe me një lëvizje të gishtit mund të tundë nga vendi cilindo ministër, drejtor apo kryetar që merr një rrogë në shtet. Ka ardhur momenti që Rama të tregojë fort dhe hapur se nuk i përket listës së zezë, ku e fut përditë Basha dhe Berisha. Ndryshe zhurma do vazhdojë dhe akuzat do të fillojnë të zenë vend. Është një kalkulim i thjeshtë politik: nëse sulmeve të kundërshtarit i përgjigjesh me heshtje apo me tallje, me kalimin e kohës diçka nga balta që hidhet drejt teje do nisë të zerë vend në jakën e kostumit.

Problemi i krimit të organizuar apo ordiner duhet të ishte vërtet një çeshtje e pjesës natyrore të shtetit. E gjykatave, prokurorisë dhe policisë. Fakti që kjo temë vjen e futet rregullisht në fjalorin dhe axhendën e politikës, tregon se fenomeni dykokësh, për të cilin u fol më lart, vijon ta ushqejë e ta mbajë gjallë artificialisht këtë temë. Nevojitet një vullnet i përbashkët për të nxjerrë vendin nga baltovina e gangsterëve të të gjitha dimensioneve, frymëzimeve dhe peshave. Folklori i të enjteve parlamentare vetëm sa shton amulli dhe zhurmë. Sepse koha ka ardhur dhe kaluar që të hyjë në lojë shteti dhe ligji. Të tjerat janë llafe…

3 komente në “Teserat shumëngjyrëshe të krimit”

  1. tomi says:

    Sa analiza te dobeta ben me burre i dheut

  2. sal noc demokrati nga berati says:

    ca lesh krimi ka n shqipni dhe nder shqiptare mer!!
    asgjo!
    ata qe flasin per krim,perpiqen qe te kriminalizojn shqiptaret tash ne demokraci dhe ta bejne demokracin te duket system kriminel,
    kjo eshte propaganda komuniste e kohes se enver hoxhes qe thoshte se kapitalizmi esht shfryzim criminal I njeriut prej njeriu.
    ne jemi n demokraci,jemi shum me mir se n komunizmin e enverit,ku krimi bente kerrdin,ku komunistet hanin mish te gjall njeriu si vampirat dhe ne vend te veres se kuqe pini gjak njeriu.
    sipas deponimeve te bodigardit kryesor te enver hoxhes,dulla cdo mengjes qe pa gdhire zgjohen dhe pinte nje tas te madh me gjak te fresket I cili mblidhej nga gjaku qe ju merrej fmijve te shkollave dhe kopshteve . duhej te ishte gjak fmije nen moshen 7 vjec qe ta pinte dulla. kurse ramizi e pranonte edhe kur gjaku ju merrej fmijve der n 10 vjec. dhe per anetaret e tjere te byros kriminele politike te t kuqve gjaku merrej nga ushtaret e reparteve ushtarake dhe duhej te mos e kalonin moshen 20 vjec. kjo ishte ndarja hirearkike e gjakpirjes komuniste. prandaj edhe quhet sistemi I t kuqve se pasi pini gjskun komunistat lyenin edhe surretet me gjak dhe me duar t kuqe benin hartime per xhaxhin enver,
    kurse komunistet e thjesht qe ishin edhe der ke minatory apo puntori me kazem,ata pinin gjak te rradhes.
    pasi kapeshin me dhun ne mes te rruges njerzit e pafajshem,sidomos ballista dhe antikomunista,dhe keta kapeshin nga sigurimi gjakatar I shtetit t kuq,atyre ju merrej 10 perqind e sasis se gjakut te trupit me dhun ne mes te rruges,duke ja prer damaret me bixhak komunist dhe duke ja future gjakun ne shishe qumshti pa tap.
    pasi jua merrnin gjakun I fusnin nje shqelm bythve dhe e shperndanin gjakun neper organizatat baz te partis ku komunistet e konsumonin duke recite internacjonalen dhe duke u betu per enver e parti.
    ketimi ishte ky:
    per enver e per parti
    gjakun ty in do ta pi.
    per parti e per enver
    me gjak t kuq do bejm ne dever.
    o enver o ti parti
    gjakun pijme si raki.
    kurse andej nga skrapari populli heroic enverist skraparlli kendonte
    enver parti
    ne me gjak po ngrejm dolli
    dhe ne vend te dollive me raki ngreheshin dolli me gjak.
    dollibashi kryesor me gota gjaku ballist ishte skraparlliu sulo gradeci roja e enverit.
    kto jan gjemat e komunizmit.
    tash,meqe jemi ne demokraci dhe s ka as krim as vrasje as gjek asgjo,por jemi ne parajs,ka njerez qe kan nostalgji per te shkuaren gjakatare dhe per ta diskretitu te tashmen paqsore paradise toksore ku jemi sot,perpiqen te krijojn imazhe se gjoja ka krime.
    genjeshtra komuniste .
    sot s ka krime.
    s ka as grod as vrasje as kurva e kurvar madje edhe bythqimat qe enevri I fuste n burg sot jan legalizue si shtpit pa leje dhe si kriminelet mbas anmistive totale.
    sot krim bejn vec komunistat si nexhmije hoxha e cila si merimang e zez vetem thurr puce dhe plane per rikthimin e diktaturs duke prodhu mceftas en balte qypa dhe vazo porcelain qe kur t vijn komunistet n pushtet ti ken gati si gota per me pi gjak.
    ah qafiret. ah vampiret.
    posht komunizmi I kuq me gjak
    rrnoft demokracija ballistnija zogollnija qe na kthyen parajsen e humbur. ka lezet. rrojm pa pun pa mundim.
    nuk ka as rremuj as krim. qetsi lumturi paqe
    madje s ka as te vdekur me. jo qe s po vdes kush nga plumbi,por edhe nga pleqnija s po vdesin me njerzit aqsa s ka me varreza.
    vcarrezat jan mbush me pallate .s ka me t vdekur. rrnoft demokracija…

  3. Patriroti SHBA says:

    Zoti Minxhozi, urime per shkrimin. Mendonim dhe deshironim qe kete sezon te shihnim nje parlament tjeter nga cpam kater vite me par, por mjerisht nese atehere, kishim nje PD karnavale me Berishen , si bori e prishur cdo te enjte, tani u shtua dhe nje tjeter qe ra nga kali.
    Si Berisha Basha, Kryemade krim, sharje, fyerje, kercenime e bllokime te seancave.
    Athua se shqiptaret kan nhi, ne vend te meren me problemet madhore qe ka vendi, po vazhdojn avzin e vjeter, vetem te flasin per droge evoi te shohin skena te tilla pa bereqet. Si PD, LSI, qe ben sikur ska qen kur ne pushtet, po i bien fyellit ne nje vrim, duke aruar se u del bakri dhe kallai.
    Ne cdo vend demokratik, me krimin dhe koorupsjonin meret drejtesia, forcave politike u takon vetem denancimi ne organet e drejtesis. Nuk fitohet elektorat me sharje, shpifje, akuza te perseritura dhe bajate qe degjojm cdo jave. Kjo praktik vecse pengon zhvillimin e brendeshem, dhe na largon gjithnje e me shum ga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje