Turistët nga Kosova braktisin masivisht Shqipërinë, i “zëvendësojnë” polakët, italianët, maqedonasit, gjermanët

23 Tetor 2017, 21:08Turizëm TEMA

Ky vit ka qenë mjaft i zënë për turizmin, teksa Shqipëria ka pushtuar faqet e shumë mediave të huaja që reklamonin bukuritë e saj dhe shumë turistë erdhën për të parë vendin e shqiponjave.

INSTAT ka publikuar të dhënat e hyrje-daljeve për 9 mujorin, sipas të cilave rezulton se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për periudhën janar-shtator ishte rreth 4.2 milionë persona, me një rritje prej 5.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e ulët ka ardhur si rrjedhojë e braktisjes masive të Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, që tradicionalisht kanë qenë pushuesit kryesorë të vendit.

Rezulton se numri i tyre për 9 mujorin ka rënë me 22%, ose 426 mijë pushues më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Abuzimi me çmimet, ndalimi i autobusëve nga Kosova që të kalojnë në rrugën e plazhit në Durrës dhe pakënaqësitë e tjera të shfaqura në vite për cilësinë e shërbimit, duket se kanë kulmuar këtë vit, me këtë largim masiv të tyre nga Shqipëria.

Pavarësisht rënies, turistët nga Kosova vijojnë të zënë peshën kryesore, me 36% të hyrjeve për 9 mujorin, dukshëm më ulët se pesha prej 48% që ata zinin në 2016-n. Në total 1.5 milionë shtetas nga Kosova hynë në Shqipëri për periudhën janar-shtator.

Largimi i tyre është amortizuar nga rritja e pushuesve nga shtetet e tjera, ku vendin e dytë pas Kosovës për numër hyrjesh në kufi e zë Maqedonia me 510 mijë pushues, dhe rritje prej 12%. Ata zunë 12% të totalit të hyrjeve të të huajve.

Më pas renditen shtetasit nga Greqia, me 351 shtetas që kanë hyrë, me rritje 15%, duke përbërë 8% të totalit.

I dukshëm ka qenë numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë, të nxitur nga mediat e vendit fqinjë, që nuk ngurruan të krahasojnë Shqipërinë me Karaibet. Për 9 mujorin hynë 294 mijë shtetas italinë, me një rritje prej 47% me bazë vjetore. Në vlerë absolute shtetasin italianë kanë shënuar dhe rritjen më të madhe për 9 mujorin, me 94 mijë. Pesha e tyre ndaj totalit u rrit nga 5% për 9 mujorin 2016 në 7% për janar-shtator të këtij viti.

Shtetasit nga Mali i Zi dhe Anglia u rritën përkatësisht me 16% dhe 36%.

E dukshme ka qenë rritja e polakëve, që ishin dhe risia më e madhe e këtij viti. 104 mijë  turistë nga Polonia erdhën për 9 mujorin, me një zgjerim prej 66% me bazë vjetore. Ata u sollën nga agjencia më e madhe në Poloni, Itaka, teksa nënshkruan marrëveshje me mbi 12 hotele shqiptare për të ofruar për herë të parë shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive). Prenotimet e agjencisë polake janë të larta të paktën edhe për vitin e ardhshëm, çka i ka nxitur bizneset të investojnë në rritjen e kapaciteteve hoteliere. Pavarësisht rritjes së fortë, pasha e turistëve polakë ndaj totalit të hyrjeve të të huajve mbetet e ulët, në vetëm 2%.

Rritje të ndjeshme shënuan dhe gjermanët, që arritën në 101 mijë, me një zgjerim prej 50.5%.

Për 9 mujorin, rreth 50% e shtetasve kanë hyrë për qëllime pushimi, në rritje me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo peshë ishte 44%.

Në rritje kanë qenë dhe udhëtimet për qëllime biznesi, me 20%, teksa rreth 52 mijë shtetas të hyaj kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri.

Shtatori

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2017 është 852.743. Krahasuar me Shtator 2016, ky tregues rezulton me rritje 8,8 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 459.168, krahasuar me Shtator 2016, ky numër është rritur me 12,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2017 është 4.224.683, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Në Shtator 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 115,8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %.(Monitor)

19 komente në “Turistët nga Kosova braktisin masivisht Shqipërinë, i “zëvendësojnë” polakët, italianët, maqedonasit, gjermanët”

  1. fddd says:

    Te gjith keta qe thoni te huaj Jan me origine shqiptare me pashaporta te huaja

  2. Albert says:

    Shqiperi te pasha te mbuluar me gjak
    Vend I flliqur

    1. Alban says:

      turp te te vij, qe flet keshtu. s’qenke shqiptar por shkja. kellire

  3. besniku says:

    Po ky eshte lajm i mire, pra islamiket kosovare nuk do te vijne me ne Shqiperi per pushime. Te pakten te vijne per te votuar per PD, sic kane bere gjithnje. Por edhre me keta, Sala e ka ngrene ne bythe, bashke me Lulqimen.

    1. Alban says:

      Ti qenke i semure plako! Shko kontrollohu! Shqiptaret e Kosoves jane atdhetaret me te medhenj te trojeve. Kushdo qe flet per islamik per mua i fryn propagandes serbe, ose eshte nga ata mendje mykurit qe e ka mendjen hala tek shalet e elektrik blu te jugosllavit.

  4. Alba says:

    Po mire bene, se ngelem duke i vjedhur e duke i mashtruar. S’ka shqiptar te Kosoves qe s’ka patur ndonje eksperience te keqe nq Shqiperi. Nderkohe mire e thote dhe ky me lart, qe shumica e ketyre me pashaporte te huaj prape shqiptar jane. Hajt ti vjedhim e ti zhvasin dhe keta qe tja bejne naften tamam.

  5. D- malesia says:

    sa humbje e madhe .

  6. Ilo says:

    Artikullshkrues! Sipas jush vllaznit kosovare per shkak te cilesise se sherbimit etj nuk kane ardhur ndersa polako italianet qe nuk pyesin per cilesine e sherbimit jane shtuar! Nuk eshte artikull shkencor por gjithsesi perdor llogjiken e thjeshte i nderuar autor!

  7. like says:

    filloi dhe zbritja. ku marrin vesh pordhacet shqiptare çar eshte biznesi. po e pate menjen me ja fut tjetrit e ke honger vet i pari por me vale te gjata. e kur ta kuptosh osht vone. si i thone asaj, si gomari pas te vjeli. kur them pordhacet shqyptare e kam fjalen per politikanet e majte e te djathte, se poplli eshte turme e vetem ka nevoje me u orientu.

  8. Babadimri says:

    Si turistë në Shqipëri ndihesh i poshtruar nga pronarët dhe kamarieret , vjedhje në çmime dhe shërbim të dobët që nuk është askund tjetër në Evropë.
    Një verë kam ber pushim në Shqipëri dhe ka mjaftuar për të ardhmen, pra kam kritik për hoteleri e tregtar që duan vetëm ti vjedhin parat ndërsa për popullin ne përgjithësi ?.

  9. uskania says:

    Merrni masa per kanalizimet dhe rruget. Ne Golem psh po te kete kanalizime te plotesuara dhe sistemim me rruge, pastrim te kasolleve te dikurshme te plazhit dhe lirim te hapesirave, trotuare te gjera dhe shetitore bregut te reres ardhja e turisteve dyfishihet e trefishohet, sepse eshte plazh i pakrahasueshem me hapesiren e reres prej 130 m gjeresi dhe 3-4 km gjatesi. Besoj se kjo ndodh ne gjithe Shqiperine.

  10. Flamur says:

    Kosovaret nuk quhen turiste ata jan ne shpine e tyre kurse mero bythqiri te mesoj te dalloj kush jan turiste

    1. Kanina e Ismailit says:

      Flamur, mos fol me se e prish..te uroje shendet e te mira!

  11. temp says:

    Nuk e kuptoj pse kaq shume komente negative. Shqipetaret nga Kosova, ashtu si dhe Shqipetaret e Shqiperise, mendojne se diku tjeter, ne Greqi, Turqi, Bullgari, do te gjejne kushte shume me te mira. Kur per disa vite do ti luaj petulla e kokes, duke paguar nga 2000 EURO per 7 dite, do ti vije mendja qe ne Shqiper ke kohe te mire, cmimet relativisht te uleta, dhe vende shume te nukura. Shqipetaret e Shqiperise e kane kaluan njehere kete periudhe (te mahnitjes ndaj asaj qe eshte jashte). Tani i jane kthyer serisht Shqiperise. Megjithate kjo eshte si puna e modes. Shkon e vjen prap. Turistet nga Kosova jane te mirepritur ne Shqiperi.

    1. Lili says:

      Temp, ti nuk paske shetit kur e nuk pake lexuar asgje..shiko pak cmimet neper portalet evropiane nje jave vertet all inclusive e ka per 200 euro ne korsike apo portugali apo spain. Edhe me nje mije here ma shume gjera per te vizituar.
      Edhe nje dy yll ketu ashte sa nje 4 yll ne shqiperi bile uje e rrym ke gjithmone edhe nje mikrovale gjithkund..

  12. WEB says:

    Si lajm i dyshimte ,nje nga arsyet qe kosovaret mund te kene per braktisjen e durresit mund te jene ne rradhe te pare edhe mundesite e kufizuara financiare .Mos harrojme se shtetasit nga kosova nuk kane ardhur ne shqiperi vetem si turiste ,por kane vite qe kane hapur aktivitetet e tyre ,apo bizneset qe kane mbushur te gjithe zonen e plazhit .Nje terheqje e tyre masive do demtoje edhe me shume aktivitetet e bashkekombasve te tyre

  13. 424 says:

    SHYQYR ,qe po ikin kosovaret,,,larg qelbesirat..//

  14. ILIRI, KAÇANIK says:

    Shqiptarët e Kosovës duhet llogaritur si turist lokal, ashtu sic jane dibranet, elbasanasit apo shkodranet. Une vete jam nga Kosova, konkretisht nga Kaçaniku. Edhe po te kisha nje male me para, po ta shetisja tere boten, po mos te vija ne bregdetin e Adriatikut apo Jonit nuk do te perbushesha.
    E disa komentues cinik dhe te paditur qe llomotitni dhe fyeni shqiptaret jashte Shqiperise Administrative duhet te iu vie turp, por besoj qe ne venat e juaja nuk rrjedh gjak shqiptari, por gjak TRADHETARI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje