Ka qenë kyç roli i Brunilda Alikajt në ndihmën që i jepte bandës së Moisi Habilajt në trafikun e drogës në Itali.
Zbardhen pergjimet në bordin e automjetit te cilat hedhin drite se Habilajt dhe bashkëpunëtorët e tij, me qëllim që të shmangnin mundësinë e përgjimit, përdornin metodat e komunikimit e njohur si citofon, të cilat i kishin ekskluzivisht për përdorim brenda tyre dhe bashkëpunëtorët e substancave narkotike.
Në mënyrë të thjeshtësuar merrej në telefon kontakti dhe Maridian Sulaj merrte nga Brunilda Alikaj këshilla se si të shmangte zbulimin nga ana e telefonit celular.
*Përgjimi ambiental në bordin e autoveturës “BMW”, me targë BZ140RJ, në përdorim të Maridian Sulajt.
Data 16.01.2016, Brunilda fton Maridianin që të tregohet shumë i kujdesshëm me telefonin, sidomos në Itali.
Në orën 20:06:57, Maridiani propozoi marrjen e disa telefonave:
Maridian Sulaj: Mirë, dakord, me ata (telefonat) që përdorim ne, nuk ka arsye pse të kemi probleme.
Brunilda Alikaj: Jo!
Maridian Sulaj: Po çon mesazh?
Brunilda Alikaj: Jo!
Maridian Sulaj: Ai nuk e di kush jam unë…? (Nuk përfundon fjalinë).
Brunilda Alikaj: Aspak…!
Maridian Sulaj: Dakord, por pozicionin arrin ta gjej? D.m.th që ky telefon rri në shtëpinë time… në të tillë vend?
Brunilda Alikaj: I arrin… i arrin.. Hidhe.. Lëre të fundit dhe hidhe…
Maridian Sulaj: Ah?
Brunilda Alikaj: Po hidhe… pak numra janë…?
Maridian Sulaj: Jo… Jo… telefonin e lë në shtëpi (bëhet fjalë për telefonin “cifoton”).
Brunilda Alikaj: Kuptoj…
Maridian Sulaj: Atij i shkon pozicioni im, që ky telefon është në këtë rrugë, në këtë vend?
Brunilda Alikaj: Po i shkon…
Maridian Sulaj: Akoma…?
Brunilda Alikaj: Për këtë arsye po të them. Ki kujdes… mos komuniko… mbaje në makinë… në makinë poshtë… ajo rri poshtë… sinjalin e kap antena…
Maridian Sulaj: Akoma me atë…
Brunilda Alikaj: Por nuk mund ta marrë se kush është…
Maridian Sulaj: Po, e vërtetë sepse janë shumë hyrje… (janë shumë apartamente).
Brunilda Alikaj: Janë shumë hyrje… por pastaj me antenën nuk gjendet shtëpia… shtëpitë jo… por ai gjen zonën. Jo shtëpinë… (ndërpritet përgjimi)
Pak e cuditeshme!
kjo(keta) i paskan dijtur gjithe keto gjera rreth telefonave dhe si duhet te telefononin dhe prap qenkan pergjuar.
Prokuroria jone e fameshme ne vend ta arrestoj kete policedashnore(qe del me emer e mbiemer) e mer ne mbrojtje qe te deshmoj kunder sajmirit qe permendet pa mbiemer.
Është përgjim ambiental në makinë që do të thotë pajisja e përgjimit është vënë diku brenda kabinës. Italianët kanë shpenzuar tërë atë kohë për ti përgjuar me këto metoda sepse këta nuk përdornin tel dhe kur e përdornin flisnin me kode. Edhe emrin e kësaj nuk e kanë përmendur me emër mbiemër ashtu e kanë vënë italianët siç kanë vënë dhe emrin e Tahirit se ishin të sigurtë që flitej për të. Këta kan folur nëpër makina që i merrnin me qera dhe ishin të sigurtë që nuk përgjoheshin prandaj ato që kanë thënë janë më bindëse se të flisnin në tel. Nuk ja kanë vënë kot mbiemrin Tahiri Saimirit tënd …prit të dalin dhe pjesa tjetër e përgjimeve gjatë procesit.
PO c’lidhje ka biseda e Brunildes e drogaxhinjeve me Sajmirin?