Ora është 10 e mëngjesit, por lokalet e Bllokut, janë pothuajse të boshatisura, një panoramë e panjohur për një nga zonat ndër më të frekuentuarat në Tiranë. Kjo pamje është bërë tashmë e përditshme.
Kamerieri i “Vila 31” e pohon që frekuentimi ka rënë, jo vetëm aty, por në të gjitha lokalet aty pranë.
Të njëjtën gjë thonë edhe tek bar “Sofia”, por të gjithë ngrenë supet kur i pyesim për arsyet dhe i vetmi argument që japin është rënia e konsumit.
Kriza duket se nuk ka kapur vetëm baret, por edhe restorantet e njohura në Tiranë.
Sotiraq Spirollari, administrator dhe bashkëpronar i Vilës “Alehandro”, një prej lokaleve më të njohura në kryeqytet, konfirmon për Monitor, se frekuentimi ka rënë me rreth 30% dy muajt e fundit.
Edhe në zonën përreth, të mbushur me restorante ka një rënie të dukshme të lëvizjeve.
Ai jep një këndvështrim interesant se pse po ndodh kjo dukuri.
Së pari, kjo lidhet me atmosferën e rënduar politike në vend, e cila duket se ka dhënë dhe ndikimin e vet në psikologjinë e konsumatorëve.
“Atmosfera destruktive politike, është arsyeja kryesore, e cila si gjithmonë, por edhe tani se fundmi, po ndikon tepër negativisht ne biznes”, shprehet ai për Monitor.
Njerëzit janë mbërthyer përpara televizorit duke ndjekur çdo mbrëmje debatet politike. Kjo situatë ka dhënë një ndikim negativ në pritshmëritë e njerëzve për të ardhmen.
“Dëgjoj përditë të rinjtë që duan të ikin sepse nuk kanë perspektivë, ndërsa prindërit duan të ikin për t’i siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve”, pohon ai.
Spirollari tërheq vëmendjen se edhe fryma që po përhapet nga mediat, që transmetojnë gjithë ditën politikë, nuk është shumë pozitive dhe po jep efektin e vet.
Një tjetër argument lidhet me urdhrin për bllokimin e makinave të luksit dhe verifikimin e pasurive.
Që prej dy muajsh, kur doli ky urdhër frekuentimi, nga personat që lëviznin me “Ferrari” apo “Lamborghini” u pre si me thikë. Faktikisht këta janë personat që kanë para, dhe që shpenzonin shuma të mëdha nëpër lokale.
Si një ekonomi e orientuar nga konsumi dhe në mungesë të alternativave të punës, hapja e bareve dhe restoranteve ka qenë një zgjidhje e shumë njerëzve për të bërë biznes dhe për t’u punësuar.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar- kafe për 100 mijë banorë, duke e renditur atë ndër të parat në botë për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë.
Spirollari paralajmëron se nëse atmosfera konfliktuale politike vijon kështu, ndikimi do të jetë direkt në rënien e konsumit i cili do të jetë i ndjeshëm, kjo do pasojë falimentimet e bareve e restoranteve sidomos atyre që janë me qira.
Kafeneye dhe restorantet lluksoze te bllokut populloheshin nga lsi-stet.
Tani, e kuptoni vete ……..
Shpëtimi i Shqipërisë nga ana ekonomike eshte Industria e lehte dhe ushqimore. Por duhet forca e punes, e cila tani per tani eshte e bllokuar tek sherbimet, qe nuk kane prodhim.
Duke falimentuar restaurantet dhe kafenete e panevojshme, rritet numuri i fuqise punetore te gateshme per pune, bie kostoja e saj, dhe rritet leverdia e investimeve prodhuese.
Prodhimi rrit exportin, shton GDP, mbush tregun vendas, futet para ne Shqiperi, rritet siguria e punes.
Por, do thoni ju, pse nuk behet kjo? Pse nuk eshte bere deri tani? Ministrat tane merreshin, ose merren me tregeti. Si rrjedhoje ata nuk kane patur interes tek rritja e prodhimit vendas, por tek importimi I mallrave nga jashte. Ky import I parregulluar, prej tregetareve te pangopur dhe ministrave apo drejtoreve hajdute, ka fundosur prodhimin vendas.
Por ne si popull jemi te prapambetur dhe kenaqemi me pak – pasoje e sistemit komunist (por Jo vetem). Me dy thase miell ta japim voten. Per nje vend pune ne shtet per djalin apo vajzen, ta japim voten. Pra nje vend pune Jo I merituar, por I shitur.
Si rrjedhoje, nuk kemi goje te flasim kunder qeverise apo Partise. Dhe jemi ketu ku jemi.
Jemi mesuar “o lele o Nena ime”, dhe nuk themi “o lele o Nena jone” qe te bashkohemi per interesa te perbashketa.
Pastaj, presim te na e beje Shqiperine Rama, Saliu apo Nano, apo edhe Europa e Amerika, se ne nuk kemi bythe.
o Grigor, ngriji syte nga perrallat e librave se e ke humbur fare. Qysh vete dhe thua se qenka pozitive te falimentoje nje industri e tere (qe ka punuar gjithmone) qe demek te favorizohet nje industri tjeter qe faktualisht, pervec perrallave qe kemi nderruar me njeri tjetrin, nuk ka qene asnjere efektive ne kete vend!!!!
Te lexosh libra te perkthyer nga vende te tjera nuk eshte keq, por ti besosh me sy hapur dhe ti shpjegosh me elokuencen e papagallit eshte per te ardhur keq!
Ca thuj ere, paskan mbaru drogaxhinjt. Dilni ne protest megjith 2K
Ky lajm duket si ato lajmet e pas operacionit te lazaratit, ku i qahej halli, qe ngelen pa pun
Cmimet jane te larta ne bllok, mbas ore 19:00 thone ekspresi eshte fikur dhe ne shume lokale nuk lejojne hyrjen e 3-4 meshkujve bashke etj.
Mbaroi kanabisi, ja kete na bete me keto dengla kanabizimi. Lepini putrat tani.
Asnje nuk qendron nga pretendimet e atij palo pronarit. Nuk hyn me njeri aty per faj te manaxhimit tuaj. Dhe ne Hene kafia do ishte me e lire.
SHKOFSHI NE P… TE SEMES SE BOLL ZHVATET PAREN E HAJDUTERISE DHE TE QELBESIRLLEKUT. UROJ TE NDODHE RRENIMI I ASAJ STROFULLE TE QUAJTUR BLLOK SI NE KOMUNIZMIM E VJETER DHE NE KOMUNIZMIN E RI. UROJ QE KY TE JETE DHE FILLIMI I FUNDIT TE FULLANEVE QE FSHININ DJRRSET ME 500 EURO.
Lajm i madh shume.Kujt i duhet lagja e bllokmeneve.Askujt.Nuk eshte lajm ky e pastaj thuani qe u shan Rama.
Vetingu para gjygjtareve te filloje nga Media.
Ne oren 10 thot aty po eshte normale re mik se njerzit ven ne pune vetem ne shqiperi rrin ter diten ne lokal.
Per mua eshte lajm I shkelqyer,,,,sa me shume njerzit te largohen nga parazitizmi I kafeneve,aq me shume do te jene te obliguar me pune te dobishme.
Ca trapash . nuk ka klient ne kafe ne oren 10 te mengjesit???? po normal o qorra se njerzit duhet te jen ne pune ne 10 te mengjesit dhe jo ne kafe per llogje pazari. Si duket burrave spo ja u blen me njeri grat, djemve spo u ja blen me njeri motrat keshtu qe I jan futur vet punes si Turku sumes. ky eshte realiteti I jevgut malok , kur ka lyen dhe b… demek rri kafeve. punoni or ju shoft rraca se lat nam , po dilni ne cdo revist te botes si vendi I mrekullueshem ku rrihet ter diten ne kafe. ah mor Enver ci bere ketij populli, e bere kokrra e dembelit dhe gazi I botes.