“I kemi dhënë fund paligjshmërisë , fadroma për pronat e “të fortëve”

26 Tetor 2017, 19:36Sociale TEMA

Nga Artur Ajazi

Kryeinspektori Inspektoriatit Ndertimor të Bashkisë së Elbasanit, zoti Leli Kaja ka deklaruar dje për “TemA” se “fadromat tona nuk kanë kursyer këto javët e fundit edhe pronat e “cubave” pasi shteti nuk njeh të forte por njeh vetem zbatimin e ligjit, struktura që unë drejtoj në bashkëpunim edhe me struktura të tjera në Bashkinë e Elbasanit, duke patur mbështetjen maksimale edhe nga strukturat e pushtetit qëndror dhe te kryeministrit Rama, kemi mundur ti japim fund paligjshmërisë në terren, duke mos njohur dhe pranuar “të fortët” e lagjeve dhe qytetit, duke prishur dhe duke penalizuar çdo subjekt dhe çdo person që guxon dhe nderton pa leje nga Bashkia, sipas te gjitha ligjeve të shtetit.

Sektori dhe stafi ynë, ka patur angazhime maksimale në zbatim të urdhëresave dhe vendime të Këshillit Bashkiak dhe udhëzimeve nga qeveria lidhur me zbatimin e planit të masave për prishjen e dhjetra e dhjetra objekteve pa leje, të cilat pengonin ndertimin e rrugëve, lulishteve, parkut “Rinia”, zgjerimin e akseve të tjera në lagje dhe zonat e tjera që varen nga Njësitë Administrative”.

Zoti Kaja tha se “falë bashkëpunimit edhe me strukturat e tjera vendore dhe qëndrore dhe kryetarin e bashkisë zotin Sejdini, Inspektoriati Ndertimot Elbasan, ka realizuar dhjetra aksione të suksesshme lidhur me prishjen dhe penalizimin e subjekteve dhe personave që kanë guxuar në vite të shkelin ligjet e shtetit, duke i dhënë fund paligjshmërisë në terren, çdo qytetar i Bashkisë Elbasan, do të duhet të ndertojë mbi bazën e një projekti të miratuar nga ne, nga Urbanistika, dhe konformë ligjeve në fuqi, iku koha kur çdo firmë private apo dhe person, bënte siç i donte qejfi, duke shkelur ligjet, duke zaptuar troje dhe lulishte, duke dëmtuar hapesirat publike dhe duke fituar në mënyrë të paligjshme”.

Inspektoriati Ndertimor i Bashkisë Elbasanit, mbetet struktura solide dhe më e përgjegjshme e cila ka zbatuar dhe vazhdon të zbatojë deri në pikën e fundit, ligjet e shtetit, duke mos lejuar asnjëri ti shkelë ato. Zoti Kaja tha se “zbatimi i ligjit mbetet busulla drejtuese pr mua dhe stafin tim, Elbasani sot nuk ka as 5 per qind të objekteve pa leje që kishte para disa vitesh, ne kemi qenë dhe do të jemi të prerë, kush shkel ligjin do të gjobitet ose do të shkojë në burg, pasi qytetarët meritojnë një ambient të qetë, të pastër, të lukturuar, kurse qyteti meriton një pamje modern dhe europiane”. Zoti Kaja mbetet ndër zyrtarët më të sprovuar të Bashkisë Elbasan, një ndër drejtuesit e sprovuar të disa sektorëve të INUK, nga ku ka patur vazhdimisht mbështetjen e Këshillit Bashkiak të atij qyteti, dhe strukturave të tjera qëndrore.

Një vlerësim maksimal zoti Kaja ka marrë edhe në kohën kur në Tiranë ishte ambasador i SHBA zoti Arvizu, lidhur me aksionin e nisur askohe ndaj pronave të disa prej personave që njiheshin si “të fortët” në atë qytet, duke rrafshuar dhjetra objekte pa leje. Zoti Kaja mban sot korrespondencë të rregullt zyrtare me strukturat e INUK dhe mbetet ndër kontribuesit e parë të aksioneve në terren në shkallë vendi, lidhur me zbatimin e projekteve të investimeve në terren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje