Babaramo: Tahiri duhet të hetohej nga SPAK ose FBI. Do të shmangte paragjykimet politike

27 Tetor 2017, 20:58Sociale TEMA

Gazetari Ilir Babaramo u shpreh në studion e Report Tv se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe ekspertët e FBI për akuzat e trafikut të drogës dhe korrupsionit.

Babaramo tha se kjo do shmangte paragjykimet për lidhje me politikën të prokurorëve dhe gjyqtarëve e njëherazi do shërbente si pikënisje e punës për institucionet e reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi.

“Do ishte mirë që dosjen “Tahiri” ta hetonte SPAK-u, me ekspertët e FBI që pritet të vijnë.

Unë nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve, por nuk do ishin të paragjykuar.

A është fajtor Tahiri apo jo, mbi të gjitha është rrëzuar ajo luftë propagandistike e qeverisë se këtu nuk është mbjellë kanabis, se është luftuar në sukses, përmendej Lazarati etj” – tha Babaramo.

4 komente në “Babaramo: Tahiri duhet të hetohej nga SPAK ose FBI. Do të shmangte paragjykimet politike”

  1. like says:

    E,shume mire e ka ky shoku. ta hetoje FBI tahirin, se sala&co spo e kemi shume hall per hetim. edhe po erdi puna hetoet prej plepave.

  2. Monika Kryelopa says:

    Ti je gazetari tipik i kazanit qe ke hequr c’do lloj maske apo etike ne urrejtjen ndaj socialisteve. Une nuk e di ku paguhesh apo merr urdhrat tek shqupi, leshelija apo te dyja!
    Populli shqiptar ja perplasi ne surrat gazetareve si ty me 25 qershor dhe do te vazhdoj per sa kohe gazetare idjote si ty do vazhdojne ti deziformojne shqiptaret.

  3. Une says:

    Po Berisha, Basha dhe Meta nga kush duhet te hetohet? Apo nuk do gje ti per Gerdec, 21 janarin, rrugen e kombit, bllokun e Metes e shume krime te tjera te faktuara diten me diell.
    “Qorrat” apo gazetare e kazanti si puna jote nuk I shohin kto fakte por shohin “faktet” e prodhuara tek shqupi per Tahirin.
    Mero, te lutem, boll komemente me Ke fshire. Apoos Po kthehesh edhe ti prape ne Kazan.

  4. Kola says:

    Mbase akoma me mire do te ishte qe te hetohej e gjykohej ne SHQUP nen klithmat e Lulkes dhe Munikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje