Një linjë trageti përmes liqenit e detit mes Shqipërisë e Kosovës! Profesori nga Kosova, Sabri Kadriu, hedh një ide interesante për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë e Malit të Zi, duke shfrytëzuar zonat e mbrojtura përreth Bunës si pasuri të përbashkët. Rreth 1 milion euro është parashikuar të harxhohet në tre vitet në vijim për mbrojtjen e zonës.
Zona e mbrojtur e Lumit Buna dhe territoret ligatinore përreth konsiderohen një pasuri e përbashkët mes Shqipërisë e Malit të Zi.
Por për profesorin kosovar, Sabri Kadriu, kjo zonë duhet te shndërrohet edhe në një urë lidhëse për forcimin ekonomik.
Ndajai hedh idenë për një linjë trageti përmes liqenit e detit mes dy vendeve për ti dhënë shtysë zhvillimit të turizmit.
“Lumi Buna-Liqeni i Shkodrës duhet të lidhet përmes një trageti për të cilën kemi diskutuar që dy vjet. Si duket dy ministri janë vetëdijesu, edhe Shqipëri, edhe Mali i Zi kanë dalë, kanë shikuar vendin por kanë mbetur aty. Përvec anës ekonomike, është edhe turistike e politike sepse jemi në fazën e integrimeve rajonale. Nuk mund Mali i Zi dhe Shqipëri të shkojnë në Evropë pa u integruar mes tyre,” u shpreh Sabri Kadriu.
Ndërkohë prej vitit 2018 në këtë zonë do të nisë zbatimi i një projekti trevjecar prej 1 milion eurosh për të mbrojtur zonën.
“ Është përzgjedhur zona e lumit Buna- Velipoje si një nga zonat më tipike për toka të lagura për të marrë në konsideratë dhe për të vazhduar më tej aktivitetet e ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm te saj,” tha ai.
Unioni ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës përmes projektit synon mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimit rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut.(oranews)
Na intereson me shume ne, sepse ne te dy anet I sherben shqiptareve kendej e matane kufirit.
osht I ngadalt trageti or prof!
me makin ke shku ke pi kafe e ke ardh n shtpi,ndersa me target je ala n gjys t rruges.