Nga Skënder Minxhozi
Politika shqiptare ka humbur prej kohësh sensin e hapësirës dhe të kohës. Provat për këtë fenomen janë të panumërta. Shikoni ku ndodhet vendi dhe dëgjoni një fjalim politik çfarëdo. Ose po të jeni të ngeshëm, siç janë jo pak njerëz në atdheun tonë të dashur, ndiqni parlamentin të enjteve e do të shihni një gjë sa banale, aq edhe skandaloze: rendi i ditës ndalet me orë të tëra, për t’i hapur rrugë sherrit “për procedurë”. Një dispozitë hileqare e lënë enkas pres kohësh që s’mbahen mend, i jep të drejtë deputetit që të marrë fjalën menjëherë pasi të shqiptojë togëfjalëshin magjik “për procedurë”. Pa u çuar ende në foltore, të gjithë e dinë që e fundit që do të respektohet, do të jetë pikërisht procedura.
Kjo ndodhi edhe dje në Kuvend, kur nisi seanca për buxhetin faktik të vitit të shkuar. Një provë asgjesuese, se në këtë shtet paratë, pra burimet financiare me të cilat shkon përpara ekonomia dhe jetojnë shqiptarët, janë rregullisht më të parëndësishme sesa sherret shterpe të gjelave të politikës. Si për të materializuar të kundërtën e shprehjes së njohur të Bill Klintonit në 1992 “It’s the economy stupid” (është ekonomia, budalla)!
E enjtja e fundit shënonte të parën seancë plenare, pas shpërthimit të skandalit “Habilaj”. Me një rrethanë shtesë: përplasjet e fundit shqiptaro-greke për planet urbanistike në Himarë. Çka prodhoi retorikën hibride më të habitshme të imagjinueshme. Njëra palë që akuzonte për mbjelljen e drogës në të gjithë territorin, kurse pala tjetër që akuzonte për manipulim politik me Himarën dhe çeshtjen e minoritetit grek në Shqipëri.
Berisha ja arriti t’i kthejë projektorët mbi vete, edhe me pak minutat që Gramoz Ruçi i la në dispozicion. Ish-kryeministri akuzoi Gjykatën Kushtetuese se u ble nga opozita në prill 2010, me rastin e rrëzimit të Marrëveshjes detare! Fale Zot se s’di çfarë thotë, po të perifrazojmë shprehjen e famshme të Jezu Krishtit! Edhe shtatë vjet pasi marrëveshja detare është anulluar me rezultatin 9-0 në Kushtetuese, ish-kryeministri vijon të besojë në një draft i cili, nëse i referohemi fakteve të kohës, ka qenë negociuar në një raport të frikshëm vasaliteti me palën greke.
Shumëkush kujton ende sot sesi edhe kriteret që u zbatuan në përcaktimin e kufinjve detarë, hartat që u përdorën në ato bidesime, apo edhe tagri i munguar nga kreu i shtetit për panelin negociues – të gjitha fusnin ujë. Dhe të gjitha së bashku prodhuan një projekt që sot është tejet e vështirë ta mbrosh. Megjithatë Berisha është kapur fort pas së shkuarës së tij, e kjo është e kuptueshme. Ai dëshëron të mbrojë çdo centimetër katror të trashëgimisë së tij politike, me instiktin e atij që po largohet nga skena, por që i duhet të jetë edhe për ca kohë në skenë.
Megjithatë, përtej aspekteve të natyrës teknike që u cituan më sipër, Berisha dhe Basha kanë pasur mundësi ta testojnë politikisht shumë herë votuesin shqiptar, majtas dhe djathtas, në lidhje me atë marrëveshje. Si ka mundësi që ende sot të deklarosh se të blerët ishin gjykatësit kushtetues, e jo politikanët që u përfshinë në atë pazar të shëmtuar kilometrash në detin përballë Sarandës?! Si ka mundësi që të vijojë kokëfortësia për të mbrojtur të pambrojtshmen?!
Përplasja e vonuar për detin, apo me gjerësisht qëndrimet e opozitës për Himarën dhe aspekte të tjera të marrëdhënieve me Greqinë (varrezet ushtarake), pasqyrojnë në fakt dy qajse krejt të ndryshme, dy filozofi të kundërta në politikën ndaj fqinjit tonë jugor. Opozita e sheh ende Athinën si një element kyç dhe të pazëvendësueshëm në skakierën rajonale, ndërsa nga ana e tij Rama, me shpërfilljen dhe improvizimin tashmë të njohur diplomatik, i përjeton në mënyrë krejt të relaksuar në marrëdhëniet me Ciprasin e qeverinë e tij. Berisha e ka ende të gjallë frikën e vitit ’97 ndaj grekëve, një fobi nga e cila po dëshmon se e ka të pamundur të shkëputet. Kurse Rama, i cili ka avantazhin e të qenit jashtë ndodhive traumatike të viteve ’90, i sheh raportet me Athinën në një prizëm shumë më të shkarkuar nga frika dhe llogaritë meskine.
Por nuk është vetëm ky faktori që bazë që ndan sot pozitën dhe opozitën në qëndrimet ndaj fqinjit jugor. Opozita shqiptare ka ende një fije shprese se duke luajtur në shumë plane, sa i përket faktorit grek, mund të krijojë kushte destabiliteti për Ramën. Acarimi i situatave të tilla si Himara, si dhe shkelja e përsëritur e syrit ndaj Athinës, kanë krijuar iluzionin se mund të krijojnë me kalimin e kohës, një konjukturë ndërkombëtare negative për qeverinë aktuale. E cila mund të çonte, për shembull, në një veto të padeklaruar greke në hapjen e negociatave, apo më së paku në një politikë më të fortë kushtëzuese nga fqinji jugor ndaj Tiranës zyrtare.
E gjitha kjo është një politikë dritëshkurtër, për të thënë më të paktën. Sepse të heshtësh kur Greqia dëshëron të pyetet edhe sesi do të jetë shetitorja e Himarës, kjo është jo absurde, por qesharake. Dhe opozita shqiptare s’mund të bëjë sikur nuk e kupton atë që ndodh në qytezën e vogël turistike. Debati i sotëm për dosjen greko-shqiptare s’mund të ketë një palë në zyrat e shtetit dhe dy palë të tjera, njëri në zyrat e opozitës e tjetra në kancelarinë e shtetit fqinj. Një shteti që nuk njeh fare minoritete, por që bërtet gjithë ditën për to! Kjo “ndarje punësh” në segmentin Tiranë-Athinë është e shëmtuar dhe tejet e dëmshme për imazhin dhe interesat tona si shtet. Grinduni për gjithçka, por jo për këtë të paktën…
Artikuj te tille qe analizojne me vertetesi e shkencerisht i duhen vendit, politikes dhe perparimit.Vetem qorrat e horrat PD, LSI, qirjo Vangjeli qellimisht si anti kombetar i shremberojne.O drejtues te PD e LSI a e dini se sa deme e shkaterrime i keni sjelle ketij populli dhe vendi? Akoma do vazhdoni?
Njeres si ky Skender Minxhozi me erudicionin e trytre te ndritur qe flasin per politiken, per drejtesine, per luften, per paqen, per patatet dhe gripin, per mjekesine dhe per bletet, per peshqit dhe per kanabisin, i duhen kesaj republike bananesh. Bravo Minxhoz, bravo o Lorenc Vangjeli, bravo o debil, bravo o Nastradini i radhes!
Dita e djeshme shenon aktin me tradhetor te nje njeriu, i cili, fatkeqesisht, ishte lideri me pushtet te plotfuqishem, shume gjate ne Shqiperi.
Greqia gjene arsye tepaqena per tu konfrontuar me Shqiperine. Shkaku eshte se deshiron ta bej Shqiperine te varur nga disponimi i saj, kurse shkasi eshte Himara. Ne kete gjendje Berisha me shtazet tjera shkojne ne Himare, ne mbeshtetje te atyre qe nuk kane arsye te protestojne.
Dhe dje, pa fytyre e pa sens, pa taktike e pa moral, pa trimeri dhe pa njerezi ne kete tradheti, nxjerr ne aktualitet ceshtejen e detit te “falur” grekeve.
Me te drejte Greqia i drejtohet Bruxelit duke akuzuer Ramen sepse si mbulese ne akuze e ka Berishen.
Tradhetari brire nuk ka eshte vet Berisha.
O SALI MURTAJA !
Elegji me curle e cifteli
O SALI MURTAJA…
E KAMIKAZET E TIJ !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
O moj Tropoje
O moj Hyjni !
Kush te ka qite
me krye ne hi
Sali Karaxhici…
kamikazet e tij
Rrenoi e percelloi
mbare kete Malesi
Flake e zjarr i vuri
Nenemadhes Shqiperi
“O mori Serbi
Une gardhin ta prisha
Se mue me thone
O Sali Rame Berisha !
Prisha gardhin
Kufijte e Shqiperise
Dyer e dritare u hapa
hordhive te Serbise
Arme e nafte plot
Per nenen d
Zhbeme se bashku
Shtetin Shqiperi !
Otranto i dhash
Une vet Kalit te Trojes
Se kam qene dhe mbetem
Toptani i Tropojes
Vrases I Shqiperise
dhe moter Kosoves “
Se per karrike
Para e pushtet
E shkerdhen e vret
Dhe nenen e vet !
Nuk kurseva as
Azem … Arbenin
Une per kolttuk
vras edhe Shkelzenin!
Se mua me thone
o Sali Berisha
Jam jo vetem ujku…
por edhe vet Bisha!
Sa te jem une gjalle
Nuk ua ndali flaken
Me tub ne sume
Kam gatue nafaken
Se nuk mban me uje pilafi
Nuk me thone mua kot
o Sali Kadafi !
Nuk kam linde rastesisht
Une tek Doli Vici !
Nga kemba tek koka
pjelle Miloshevici
Ndaj s’me therrasin kot
Sali Karaxhici !
Nafte e arme Shkines
Otranton Athines
Himaren Kalit te Trojes
Une jam Sali Berisha
Toptanit i Tropojes !
Kujtdo punon per Shqiperi
Une flaken atij
Nuk le pa ia shti !
o me plumba
me balte o sajime
Se Serbi eshte
Babe nena ime!
Serbi nena…
Serbi edhe gruaja
Jemi vetem nje
si mishi e thuja !
Sa te jem gjalle
E sa te marr fryme
tym edhe flake
do ta bej Shqiperine
Sa te frymoj
Dhe ne tjetren jete
Vec tym e flake
Shqiperia do kete !
Sherr Berishe jam
edhe kam me vdeke
Edhe ne lum kur mbytemi
Ne shkojna perpjete !
Mbrapshtana se gjalli
Ters dhe per se vdekuri
sherre e potera
Prej nesh kalbet
edhe hekuri !
Thike mbas shpine Kosoves
Babe e Nane-
Kam Pashic Vojvoden !
Napalm i hedh Vlores
2 Prill e.bej Shkodren !
Edhe ne vdekje
une shkoj buzagaz
Se le mbrapa
mijera Kamikaze !
Ne buze Shqiperise
une i ngri gaz !!!
O Tropoje ime
o mori Hyjni
Kush te qiti
me krye ne hi!
Te rreni me ceka
E me luge prej Ari
Ishe Shojzovalle
Te beri Kandahari !
Ishe Zane Mali
Te coi ne buze varri !
Vet Sali Berisha
eshte emri i tij
Fatkeqesi mallkim
Ish e mbet per Ty
Ne bese e preu
E tradhetoi Kosoven
Me banden e tij
Po e than Valbonen!
Katrahure rrenim
per Nenen Shqiperi !
Per 700 breza
u shofte farà e tij !
Si nip Berishe
Per mua je Daja
Ne jete te jeteve
Per cdo shqiptar
Ti me kamikazet
je Sali Domllaja
Emri yt i plote
eshte Sali Murtaja !
U pa haptas gjithandej ,Berisha ne anen e Greqise dhe te tradhetise -pamedyshje fatkeqesisht..
Njeres si ky Skender Minxhozi me erudicionin e trytre te ndritur qe flasin per politiken, per drejtesine, per luften, per paqen, per patatet dhe gripin, per mjekesine dhe per bletet, per peshqit dhe per kanabisin, i duhen kesaj republike bananesh. Bravo Minxhoz, bravo o Lorenc Vangjeli, bravo o debil, bravo o Nastradini i radhes!