Përmes një kërkese publike, Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, ka kërkuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore vendosjen e kuotës së barabartë gjinore 50% për listat e deputetëve.
“Aktualisht vetëm 27.8% (39 nga 140 deputetë) e Kuvendit përbëhet nga gra e vajza, kjo pasi përgatitja dhe vendimarrja për listat për deputetë vazhdon të jetë e kontrolluar vetëm nga burrat.
Ne sot kërkojmë nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore që përfundimisht të garantojë në ligj barazinë dhe përfaqësimin e vërtetë të grave dhe vajzave në politikë dhe vendimmarrje në Kodin e ri Zgjedhor që do të përgatitet nga ju,” shkruhet në kërkesën zyrtare adresuar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Sipas tyre ky është momenti vendimtar për vendosjen e një mekanizmi që garanton përfaqësimin e vërtetë të grave dhe vajzave në politikë si edhe në vendimmarrje.
“Ne besojmë se vetëm vendosja e kuotës së barabartë gjinore 50% për listat e deputetëve, e kombinuar kjo me vendosjen e emrave në lista sipas parimit një grua-një burrë, si dhe sanksionimi i të drejtës së refuzimit të listës nga KQZ-ja në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, do të mundësonte arritjen e barazisë burrë-grua në të gjitha nivelet e përfaqësimit dhe vendimmarrjes në Shqipëri.
Vendosja e kuotës 50-50 është jo thjesht një çështje e garantimit të mundesive të barabarta për burrat dhe gratë në Shqipëri, por ajo i jep dinjitet dhe legjitimitet të gjitha organeve ligjvënëse dhe politikë-bërëse për të qeverisur edhe në emër të grave dhe vajzave në të gjithë Shqipërinë. Politika, ekonomia dhe shoqëria vetëm përfiton në të gjitha nivelet nga barazia midis grave dhe burrave,” theksohet më tej në kërkesë.
Kërkesa
Përsa më sipër, tre rrjetet më të mëdha në vend, përmes kësaj Kërkese Publike, i kërkojnë Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore dhe ju si antarë të saj, sa më poshtë:
1. Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, të ndërmarrë menjëherë nismën ligjore për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të sanksionuar një herë e përgjithmonë në tekstin e Kodit, kuotën gjinore 50% me 50% për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
2. Të zhvillojë në periudhën më të afërt të mundshme një seancë të gjerë konsultuese dhe dëgjimore me organizatat e shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e njeriut, si dhe çdo grup tjetër të interesuar.
3. Të organizojë sa më shpejt takime konsultuese me Aleancën e Grave Deputete, Aleancat e Grave Këshilltare në Këshilla Bashkiake dhe Forumet e Grave të çdo partie politike.
Sot është koha që deklaratat dhe premtimet të kthehen në realitet. Partitë politike në Shqipëri nuk mund të fshihen më mbas fjalëve për të drejtat apo barazinë e grave.
Ato duhet që të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat i japin mundësi çdo gruaje dhe vajze që të kërkojë përfaqësim në vendim-marrje në bazë të kuotës 50% në të gjitha nivelet dhe të ndëshkojnë çdo parti politike që nuk i respekton përfaqësimin e barabartë të grave dhe vajzave në politikë.
Ehe dhe une pajtohem. Ja ti gjejme si spiropali, grida duma, vokshi, kokemadhi.
Do ecim perpara. Ne fakt me bythe.
Bile per te qene me realiste ,mundesisht vajzat te jene me arsim te gjysem te larte ose sapo te kene mbaruar shkollen e mesme por qe jane aktiviste te Partise.Do te jene nje ndihme mjaft e madhe si ligjvenese te Parlamentit sidomos po erdhen nga Partia e re ShrekMon.
kuvendi nuk eshte vend qokash as institucion ku punesohesh per te marre rroge. te thuash qe te jene juriste ajde se po e pranoj, jo po te jene handikapate , jevgj apo ku di une. keto kerkesa te shoqerise civile jane ne varesi te projekteve shume milioneshe qe ato fitojne . ne ketw rast paskan projekt pjesmarrjen e grave dhe vajzave ne kuvend .
Boll me vagabondat e shoqeris civile.Harruat protestat e tyre kur po ndertohej kandi I lojrave tek liqeni,protesten e tyre kunder rezortit qe planifikohet per tu ndertuar nga Behxhet Pacolli ne Divjak me demek betonizimi I divjakes.Ato duan lek te thata ne dore e per kte protestojne.Nuk ka rendesi per ta ndertimi I vlefshem apo jo.Per ato(shoqeria civile) eshte primare sa lek ato do fitojne gjate protestes.Grumbull njerezish pa pike personaliteti e integriteti.Llumi I nje shoqerie lajkatare e bythelepirse
Me qene se po behet reforma zgjedhore 2 duhet te jene prioritete kryesore
Numri i depteteve 80 deri 100 deputet se aty gjysma jane sa te marrin paret kote se kurr nuk diskutoj as per problemet e elektoratit qe ika zgjedh
Te zgjedhen me votim te drejtperdrejt per personin