Jozef Radi përkujton nënë Savën, heroinën e kampit të internimit

11 Nëntor 2017, 19:40Dossier TEMA

Nga Jozef Radi

Është shuar sot, në moshën 105 vjeçare, Sava Kuqeshi nji nga gratë emblemë të vuajtjeve dhe persekutimeve… Nji përfaqesuese e denjë e gruas shqiptare, e qëndresës së saj dinjitoze në kohra, grua e njëmijë sakrificave, nënë e kultit të ndershmërisë dhe drejtësisë, zonjë sa e hekurt aq edhe e duarve te arta, mëmë e dashurisë pafund për fëmijët, nipat dhe sternipat e shumetë…

Nënë Savën në moshën 47 vjeçare, mbasi ia vrane burri dhe ia sekuestruan pasurine, me 8 fëmijë (i fundit 1 vjeç) e hodhën ne një kamp interrnimi… dhe sot Ajo vdiq po në atë kamp internimi kur e sollën në vitin 1959… për të dëshmuar edhe me vdekjen e saj, se asgjë s’ka ndryshuar; për të dëshmuar se shoqatat e shumta të të përndjekurve politike, vetëm emrin e kanë të tillë sepse asnji vlerë për ta nuk kanë simbolet e qëndresës; për të dëshmuar se në Shqipëri mediat janë po aq qorre sa edhe vuve… për të dëshmuar me keqardhje se ne jemi pjesë e një turpi kolektiv që përditë e më tepër po hahet me bukë…

I lehte të qoftë dheu o grua e rrallë e Leskovikut, o nënë e gjithë atyre që pësuan padrejtësi dhe dhimbje pafund, po që nuk u nënshtruan kurrë prej saj, Ti Nënë Sava mbete etaloni më i përkryer që ndan të Mirën nga e Keqja, të Drejtën nga Padrejtësia, Të Vërtetën nga Mashtrimi, Lirinë nga Dhuna, Diktaturën nga Demokracia…

Nëse të ndëshkoi Diktatura dhe nuk të nderoi “Demokracia” tregon që nuk ka pasur demokraci!!! Nëse të përndjekurit nuk e mbështetën figurën tënde, për figurat e mijra Nënave shqiptare, tregon se nuk ka pasur të përndjekur të vertetë ndër ata që drejtuan… Nëse institucionet heshtën ndaj teje tregon se ata bënë nji lojë te ndyre demagogjike dhe nuk deshën kurrë që shoqëria shqiptare të pajtohej e te paqtohej me veten. Duke mbrojtur krimet, Ata nuk patën kohë të mbrojnë ty dhe Gruan Shqiptare!

Ngushëllimet më të sinqerta 8 fëmijëvë të Nënë Savës, dhjetra nipave mbesave e stërnipave të saj…
Unë do të kujtoj gjithnji ashtu si të kam dashur, si ajo gruaja me të zeza që rriste trëndafilë dhe dinte tua dhuronte trëndafilët atyre që me mirësi e nderonin…

Të përqafoj për të fundmen herë o Nënë Savë e dashur! Për ty kam luftuar në emër të mijra nënave dhe kam bërë për ty më shumë se për Nënën time, sepse ti meritoje shumë… sepse ti do të meritosh gjithnji shumë…

7 komente në “Jozef Radi përkujton nënë Savën, heroinën e kampit të internimit”

  1. Nje e persekutuar. says:

    Respekte per nene Saven, kete grua dinjitoze shqiptare. Faleminderit Zoti Jozef qe perkujtoni kete martire. Sigurisht qe as demokracia nuk e deshi, sepse kjo nuk eshte demokraci per ne te persekutuarit, qe gjithe jeten te tille mbetem dhe do te mbesim, por dinjitoze.

    1. Peza says:

      I persekutuar i demokracise!
      Mire ju u lemeriset per krimet e komunizmit,por a nuk me thoni dot qe ju kelyshet e shkerdhatolkracise jeni me kriminele sot se ata qe akuzoni dje?
      Shikoni se cfare i keni bere ketij populli,o krimninele!
      Mire qe vete nuk ndertuat gje,por pse i shkaterruat dhe grabitet gjithcka te miore qe ndertoi populli yne ne socializem?
      Ju derdellitni se ato kane qene komuniste,por ju nuk keni bere asgje me te mire se ato,prandaj meritoni perbuzje nga i gjithe populli!
      Cfare perseketimi thoni,o plehra kur shumica e tyre kane qene spiune,diversante apo femijet ve tyre,bashkepuntore me pushtuesit qe keni derdhur gjak partizani qe luftonte per clirim?
      Mallkuar qoifshi per jete!

  2. Capi dhia says:

    Bravo o Jozef, o njeri.

  3. lora says:

    Po per parate ulurijne edhe niperit e sterniperit e “te persekutuareve”! Per nene Saven, une sot po lexoj per here te pare dhe ti jete dheu i lehte e drite iu befte niperve dhe sterniperve, por ama te mos behen si “te persekutuarit” se na jane bere barre e shoqerise perveç te tjerave..Bravo Jozef per kete shkrim te shkurter por shume domethenes.

  4. Respekte z. Radi per shkrimin !Nuk presim vleresime nga bijt komuniste se ashtu si baballaret e tyre jane pa identitet !

  5. Nje kujtim i RRALLE, ne nderim te Nene Saves…bije Leskoviku- Nje Nene- Strembeciote.
    TRI MOTRA-GJITHNJE BASHKE !
    U prehte e qete ne fron te perendise,ajo NENE Sava sa pacin miresi pasardhesit lene pas.
    Sa per te tjerat, do i lutesha veteraneve te persekutuar,jo me bindie partiake, ta thone te verteten per ate NENE.
    Per mua dy gjerra jane shume domethense: Ajo e mira Nene Sava, ndaj jetoi 105 vjet dhe rriti 8 femije. Ata le te thone fjalen e tyre.
    Me fal me gjithe rrespektin per pene tuaj z.Jozef Radi, them se jeni i njeanshem.
    Une pereshendes shume te persekutuar, te vertet(pa te drejte denuar),ata duhen pare ..
    po ata vete te bejne diferencimin mes te denuarve,(si po mundohet ta beje z.Kripa),qe te dime ti rrespektojme.
    Mjaft kemi bere armiq, mos beni kesi ndasirash ,tashme ne prag te 75 vjetorit Clirimit.
    S’u ngopet me denime te padrejta…Merruni me fajtoret e Gerdeci, te shkaterrimit te pasurise kombetare,sa e famshmia..
    “Lufte me Drogen” dhe krahet e saj…Te shohim cdo na sjelle kjo e fundit-me reformen ne DREJTESI-“VETNGU”, a si e emertojne.
    te shpresojme
    **
    Ajo Nene SAVA, u prehte ne qetesi,si nene leskoviqare,nje jete ne MYZEQE.
    Mjaft me abuzoni me luften kunder KOMUNISTEVE-ku ta gjejme, te kete vendi yne, Komuniste te vertete.
    Duhet ndare SHAPI nga SHEQERI…Gjithe ato vepra,perfshi dhe Lufte N.Cl.
    Populli me ata bij ne pararoje; te ndertimit sa 28 000 te RENE ne lufte, nuk duhet “shperblyer” keshtu sic po perjetojme,
    me vite pseudodemokraci.
    Ketu te ndalohet. Le te vihe PIKAT e VELLAZERIMIT te vertete ne keto dite NENDORI,kur presim pos te tjerrave,
    te festojme 550 vjetorin e Herroit tone KombetarmGjergj Kastrioti-Skenderbe.
    Le te dale nje burre me dy RR,ta mare pesiper; kete -DOMOSDOSHMERI UNITET te POPULLIT TONE.
    Ta mbeshtesi kete gjithe DIASPORRA SHQIPTARE kudone bote. pas vendimeve te fundit,krye te saj Z. Pandeli Majkon.
    Niseni MBRODHESINE me festimin e “17 Nendorit” clirimit te Tiranes,si prollog i vazhdimesise mbarekombetare;
    Vini VULEN,me “28 dhe 29 Nedor” ditet e “NENDOREVE Te LIRISE e PAVARESISE”.
    Mjaft “hame kokat”gerr-merr”me njeri tjetrin. Ate e duan ata qe jane anti-shqiptare-kudoqofshin.
    – MOTO e ketyre festave:
    -Shqiperia MEME -KOSOV-CAMERI- NJE SHQIPERI !(pa tjeter bota te vendose).
    Ja c’ka lene; nje NENE VETERANE ,NDARE nga JETA, sot e 10 vjet para:
    Vjersherimin me DIALOG: 1-Shqiperia(A.Budo) 2-Kosova (Ollga..),3-Cameria(Zoica), Vajza shqiptre(Florica), dhene cfaqie para fshatareve ,drejtuar nga vete autori vjersherimi,”TRI MOTRAT-gjithnje BASHKE”-MESUESI Stremecit-Koco Dhaskali,ne vitet e pushtimit te luftes; Italo-Greke Vit 1940): Ndiese Pacin dhe pasardhesit i kujtofshin…
    TRI MOTRAT gjithnje BASHKE (Shqiperi-Kosove- Cameri)
    1- Nene Shqiperia:(Aleksandra)
    Ju djem qe me degjoni,
    Jam une,- NENA juaj -SHQIPERI,
    Ju lumte s’me keni Harruar,
    Dhe nen pushtimin e huaj.

    2-Kosaova (Bije e madhe):
    (Ollga)
    Si mundet te te harrojme
    Per Ty jemi betuar,
    Cameria dhe Kosova
    Bijat e Tua te kujtojme;
    Jo mw -nw ROBERI s’rrojmw.

    3 Cameria;(Zoica)
    Ne per ty jemi betuar
    Si te mos te te kujtojme,
    Cdo dite e mendojme
    Si vendin ta shpetojme;
    Te huajt mos ne e pushtojne.
    4-Vajza shqiptare(ne unison)
    (te katra)
    Fjale motrash degjova
    Cameria dhe Kosova,
    Bijat e mia me kujtojne
    Jo me! ne rroberi nuk rrojme.

    5 -Grup nenash
    (Florica )
    Te dhimsurat bijat e mia
    Ju mos kini aspake frike,
    Te tria bijat ETNIKE
    Jemi PURRO shqipetare.
    Djemte uraten pacin !
    Qe perpiqen nate e dite,
    Vendi dalte faqebardhe
    Me fitore, mbi armiqte.

    Strembet vjeshte e trete 1940-Autori:
    Mesuesi asaj shkolle Koco Dhaskali
    Ish nxensese 1940- Aleksandra Budo,
    Mare me 2003,para ndaries saj nga jeta -mesuesi veteran Dhimiter Xhoga’
    Per Ju te nderuar lexues:
    Pasuese “NENE Pashakos”- me tre ish AP(te perjashtuar),nga ata,qe sollen keto DITE…
    per Gazete ” DITA” Guri Naimit D.

  6. Nje kujtim i RRALLE, ne nderim te Nene Saves…bije Leskoviku- Nje Nene- Strembeciote.

    Per Gazeten “Tema”e “DITA” -Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje