
Kryetari I Komiosionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe I ka kërkuar ministrit të Financave Arben Ahmetaj të bëhen publike lista e kompanive që kanë marrë koncesine në Shqipëri dhe janë të rregjistruara në parajsa fiskale.
Ahmetaj premtoi se së shpejti mund të bëj një listë të tillë.
Dyshimet janë shtuar jo vetëm nga publikimet e muajve të fundit për parajsat fiskale, por dhe për faktin se disa nga koncesionet më të shtrenjta në Shqipëri, qysh në kohën e Berishës janë rregjistruar në parajsa fiskale. “Panama papers” provoi se Ismail Mulleti, I afërt me familjen Berisha, që është aksioner në koncesionin e ngjyrosjes së naftës ka rregjistruar kompaninë në një parajsë fiskale në Panama, ndërsa ortaku I tij në një parajsë fiskale në Zug në Zvicer.
DEBATI
Ahmetaj: Nuk ka ligj që të ndalojë origjinën e parave përvec atyre që vijnë nga terrorizmi, droga trafiqet e tj, instumenti i plarajsës fiskale nuk është i ndaluar në Shqipëri.
Legjislacioni shqiptar, nuk e ndalon sot që flasim, nuk ndalon pjesëmarrjen e kompanive në procese jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende
Braçe: Një sekondë, unë pyeta sa janë, sa kontrsata kompanish janë regjistruar në parajsa fiskale, dua të di sa?
Ahmetaj: Ju referoni markimin, unë referoj sektorin e naftës që vinte nga parajsa fiskale.
Do ja jap unë me listë edhe pse s’është detyrë e ministrisë së Financave, do ua bëjmë me dije gjithë listën për 200 e kusur koncensionet, e do tua japim. A ka ardh koha për ligj a jo s’e di.
Braçe: Me kë flisni ju kur negocioni me këto, jam vërtet kurioz ta di kush ju përfaqëson?
Ahmetaj: Ministria e Financave apo ekonomia nuk ka pas ndonjë koncension si kontraktues, s’kam pas ndonjë eksperiencë koncensioni por në bazë të ligjit me përfaqësues ligjor me atë që bën ofertën.
Braçe: Shqiptarë?
Ahmetaj: Nuk e di, mund të jenë shqiptarë, amerikanë.
A ka ardh koha për një ligj, hajde ta diskutojmë …
Normat e fitmit një pjesë e tyre e kanë të deklaruar në kontratë përvec kompanive të naftës.
Braçe: Si ju rezultojnë normat e fitimit
Ahmetaj: Ka raste që canë cash floë të konsiderueshme dhe dalin me fitim negativ, ka raste që…
Braçe: Shiko e kemi marrë të mirqënë pjesën e kompanive të naftës, jemi të qartë ca ka ndodhur në 15 vitet e fundit, është aq ulëritëse sa s’ka ku shkon më, unë po flas për pjesën tjetër duke nisur nga aeroporti i rinasit deri te dializa.
Ahmetaj: Më pyetët për rolin e parlamentit, unë nuk jam këtu për këtë.
Braçe: Jo pyeta për elementin buxhetor të 5% kush do e menaxhojë. Ky është klientelizëm
Jo ky është instrument fiskal me referencë të praktikave më të mira.Ju po thoni sikur të luajë qeveria nga mendtë e kokës
Braçe: Pse nuk ka ndodhur?
Ahmetaj: Ka ndodhur para 2013-ës
Braçe: Pse 100 milion dollarë brenda një viti të prapambetura nuk është luajtje nga mendtë e kokës? Në kurriz të kujt?
Ahmetaj: Nuk shkelet deficiti, ti thua parlamenti do merret me 5%-shin në ligjin vjetor të buxhetit.
Brace: Prandaj do ndryshojë neni.
Ahmetaj: Jo neni mbase nuk do ndryshojë.
Braçe: Unë do bëj propozimin tim.
Ahmetaj: Mund ta bësh, unë kam sjellë praktikën më të mirë ndërkombëtare
Braçe: Edhe unë…
Po ca behet. Vend pa ligje. Kam sjelle praktikat nderkombetare thote bucja Ahmetaj. Praktikat e kurverimit te Hotel Tirana. Prandaj nuk merret vesh kush jane koncesionistet.
Vazhdojne akoma njerezit dhe kompanite e Berishes. Kane duart ne ekonomine dhe pasurine kombetare. Te regjistruar ne hene, nuk dua tja di une thote Ahmetaj, nuk e ndalon ligji.
Ketu behet nami me vjedhje te pasurise shteterore, ju thoni do behet Vettingu.
Ky eshte Vettingu. Ndalja e vjedhjes masive te shqiptareve. Ndalja e gllaberimit te Shqiperise nga koncesionet. Pa kontroll, pa ligje.
Kush e ka fajin? Akoma Berisha?
Apo Ahmet zagari dhe Ed Ramiu?
Do bejne Vetting per ndonje gjyqtar laro, dhe per vete do vjedhin cte mundin.
Popull teveqel. Mire qe u kujtove dhe ti o Erjon pas sa vitesh deputet.
Vettingu duhet te filloje nga politika. Aty fle gjarpri.
Koncesionet jane prova me e paster dhe e pakundershtueshme.
Tani u dashka te kujtohen per ndonje lloj neni qe i kontrollon. Tmerr.
pune te mbare o gjigand e meritoni plotesisht ate vend sado mundohet tiu demtojne politikisht e kane te kote se per ju flet puna vete leri qente te lehin ju vazhdoni përpara.