Të gjithëve na ka ndodhur apo “do të na ndodhë” që të presim në stacione, urbanin apo taksinë që të niset.
Por në një rast të veçantë një kompani hekurudhore në Japoni ka kërkuar ndjesë, pasi një prej trenave të saj u nis 20 sekonda më herët.
Drejtuesit e linjës “Tsukuba Express” mes Tokios dhe qytetit Tsukuba thanë se, u kërkonin ndjesë sinqerisht pasagjerëve për problemin e shkaktuar.
Në deklaratë, kompania nënvizonte se treni duhej të nisej në orën 9:44, duke saktësuar edhe 40 sekonda, sipas orës lokale, por ai u nis në 9:44 dhe 20 sekonda. (TemA)