Që shqiptarët janë të dhënë pas ndërtimeve, kjo është e dukshme në çdo cep të vendit. Nga zonat urbane tek bregdeti, një sipërfaqe e madhe toke është betonizuar pas viteve ’90, nisur dhe nga nevojat e mëdha për strehim pas tranzicionit ekonomik. Pas një faze maturimi, ndërtimi ka rifilluar me ritme të vrullshme muajt e fundit, kryesisht në kryeqytet dhe bregdet.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ndërtimi, sidomos ai i banesave zënë pjesën e luanit të investimeve të brendshme, që është më e larta në rajon dhe Europë. Sipas INSTAT treguesi i formimit bruto të kapitalit fiks[1] (investimet e brendshme materiale dhe jo materiale) përbëhet në 75% nga ndërtimi, 17% nga pajisjet dhe 8% nga të tjera (transport, bujqësi e kërkime minerare). Brenda ndërtimit, gati 60% shkon për banesa. Të dhënat e fundit i përkasin vitit 2015, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me 10 vjet më parë, kur ndërtimi zinte 80% të invesimeve të brendshme në ekonomi.
Formimi bruto i kapitalit fiks është pjesë e shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet sesa konsumohet. Shqipëria i bën pjesën më të madhe të parave llaç e tulla, një investim që mund të ndikojë në afatin e shkurtër në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë (Shqipëria vijon të mbetet një ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë).
Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale (shiko grafikun).
Sipas tw dhwnave tw pwrpunuara nga Monitor nga institutet statistikore tw rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve, ndërsa pajisjet e makineritë rreth 30%, sa dyfishi i Shqipërisë. Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri.
Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme, ndërsa pajisjet e makineritë zënë përkatësisht 37% n Mal të Zi dhe 48% në Serbi.
Kanalizimi i fondeve të lira kryesisht në banesa ka bërë që vendi ynë të ketë peshën më të lartë të ndërtimit në prodhimin e brendshëm bruto në Europë. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së. (Monitor)
Kjo lidhet ndoshta me traditen per te pasur shtepi dhe mundesisht te madhe por edhe sepse investimi ne teknologjise eshte i huaj per ne, nuk kemi tradite. Shikoni investitoret e medhenj edhe ata mendojne e ndertojne kryesisht tregje shitje sesa linja prodhimi. Na duhet kohe te futemi ne pjesen prodhuse dhe eksportuse. Bosnja, nje vend ballkanik, prodhon dhe eksporton nenprodukte qumeshti ndersa ne Jo mgjse fshati eshte bosh.
komb bythqirash!
shojn si legena neper bot,bejn cfardolloj pune te ligjshnme apo kriminale,madje edhe duke cenu integritetin dhe dinjitetin personal e kombtar,dhe pasi marrin nje grusht para msyjn tokave duke ndertu shemtira si hale majmunesh.
dhe masanej rrijn dhe protestojn “pse qeverija si jep pun”..
dhe qahen dhe qarraviten ke cdo I huj qe vje dhe I vizito duke shajt njoni tjetrin e duke ja hush fajin njoni tjetrit se me fajsu komunizmin nuk I ec mo se u bo koh qe iku. dhe si ha me njeri “thanat antikomuniste.”..
ne vend qe te bejn industry,ekonimi,bujqsi e cdo gje tjeter si gjith bota,shkojn dhe bejn shpella betony me mure te larta si kshtjella rrethue dhe lypin perseri neper bot.
lypsare me vila dhe mercedesa !!!! kta jan mysloshqiptaret treacherous
?????
Kush i merr vendimet madhore ekonomike ne Shqiperi?
50 biznesmene me arsim te mesem (gjysma teknike ndertimi, gjysma ish-oficere).
Kush i financon projektet madhore ne Shqiperi?
Bankiere medioker (shumica te huaj te derguar ne Shqiperi si ndeshkim per performance te keqe) qe operojne nje sistem financiar mesjetar.
Cfare mund te presesh nga kjo fare “ajke”? Tulla dhe llaç!