Projektbuxheti/ Bode: Qeveria jo kulaç por kërbaç për qytetarët, projekti "1 miliard" marifet për përfitime politike

18 Nëntor 2017, 12:38Ekonomia TEMA

“Projekti 1 miliard është marifet i qeverisë për përfitime politike. Hunda e madhe e borxhit do ti rritet dhe do të rritë kostot e objekteve publike për taksapaguesit”

Ky është konstatimi që bën ish-ministri i Financave Ridvan Bode duke komentuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2018.

Në një intervistë për  “Mapo”, Bode shprehet se përkundrejt dogmave të qeverisë “Rama”, lidhur me politikat fiskale, janë thelluar diferencat mes shtresave të shoqërisë dhe kategorive të bizneseve.

Projekt buxheti i prezantuar nga qeveria dhe që mori miratimin në parlament, për mendimin tim është një projekt fiskal, i cili manifeston maturi dhe kujdes për të pasur sa më pak telashe për vetë qeverinë dhe është larg së qëni një përpjekje serioze për të adresuar problematikën komplekse në fushën e ekonomisë dhe pritshmëritë e qytetarëve,” shprehet Bode.

Sipas ish-deputetit demokrat janë goditur më të varfërit e shoqërisë.

“Qeveria në vend të kulaçit u tregoi përsëri kërbaçin qytetarëve dhe biznesit. Disponibilitet e financiare ekzistojnë në banka por kredia për ekonominë vijon të ndrydhet, pasi biznesi heziton të investojë dhe bankat po ashtu pasi janë të pasigrta për klimën investuese dhe suksesin e sipërmarrjeve në vend,” nënvizon ai. (TemA)

5 komente në “Projektbuxheti/ Bode: Qeveria jo kulaç por kërbaç për qytetarët, projekti “1 miliard” marifet për përfitime politike”

  1. tiku says:

    vetem ti mos flit shume se sa ishte zotrote asgje sbere per ekonomine, apo punesimin , jeni ne dijeni shume mire per demet qe keni sjell ne ekonomi tani na hiqeni sikur doni te shpetojne ekonomine e vendit e gjoja sikur ju intereson shume per qytetaret, jeni kthyer ne te padurueshem dhe ca nxirrni nga goja i keni te gjitha mashtrime

  2. DALLTON says:

    O Bude na trego nji here per ato bemat e tua per ate firmen CHekosllavake ,kur ishe zotrote Minister I Financave ,se zotrija jote hyre pa breke ne politike dhe na dole milardier dhe pastaj na ballafaqo me projekt buxhetin e qeverise per vitin 2018 se per te akuzuar te tieret ja dini radhen mire ju te PD-se se kini experience te madhe se I kini vjedhur me pare ,apo jo.

  3. sadna babul ka bidai says:

    ME TE DHENE TE DREJTEN KUR ISHIN PUSHTET PD ASNJE NUK ANKOHESHIN SEPSE ISHIN TE GJITHE NE NJE LEVIZJE PER TE PASUR NJE MIRQENJE .TANI JANE BERE SI ARRAT E NUSES SE ,SI U SHPERNDAN, VETEM PS E DIN SE GJETI ZARAT KU ISHIN, E KU NUK ISHIN . EKONOMIA ESHTE BO PAK SHUM E VESHTIRE SEPSE JANE BERE SI KEMBET E PULES ,SE NUK E KAPIN DOT..

  4. Kuq e zi says:

    Po ti mor palaco ate gropen e buxhetit doje ta mbushje duke taksuar kazanet e rakise apo harrove?
    Na trego pak sa e le buxhetin e shtetit pare se te ikje qe te krahasojme ne injorantet punen tende dhe te ksaj qeverie
    Braktise pushtetin pa bilanc zotrote tani do na besh bilancin te tjereve

  5. spata says:

    Bole . Do te shohim si do te birbilosesh kur te te vije radhe per aferet korruptive me fondet e popullit shqiptare .Lere Ramen dhe prrojektbuxhetin se ka kush i kontrollon .Mendo ku do futesh koken more fare bastardi qe flet shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje