Elegante, me flokët e shkurtër të errët dhe plotësisht e zhveshur. Kështu shfaqet Madonna në moshën 18 vjeçare, në një seri fotosh të patreguara më parë, bardhë e zi, të cilat do të dalin në ankand në Gotta Have Rock And Roll duke nisur nga 22 nëntori.
Bëhet fjalë për rreth 100 foto të realizuara nga Cecil Taylor në 1977, kur popstari, që tani është 59 vjec, ishte akoma një studente e Art World Institute of Creative Arts ad Ann Arbor në Michigan.
Gotta Have Rock And Roll është një ëebsite ankandesh online, që i dedikohet personazheve të famshëm të botës se rokut dhe të pop art, e hapur në 2008.
Në fotot e ankandit, që nisin nga 800 deri 1200 stërlina secila, Madonna është fotografuar gjatë një mësimi kërcimi në studio, plotësisht e zhveshur.
Së bashku me fotot do të shiten edhe negativët origjinale dhe të drejtat e autorit. (TemA)
Femer guximtare….