Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora thotë se ka menduar për bërë fëmijë që në moshën 20-vjeçare.
Ajo shprehet se karriera e ka penguar për të pasur një pasardhës në një kohë kur është duke shkuar 27-të.
Megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Rita tregon për herë të parë se ka ngrirë vezët.
“Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, deklaroi ajo për emisionin Sunri. (TemA)