Berati, qyteti i “Një mbi një dritareve” mbetet një nga grishjet më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës.
I listuar ndër qytetet më të bukura të Evropës, qyteti 2400-vjeçar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike, me një shumëllojshmëri strukturash fetare.
Për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore Berati, në vitin 1961 u shpall qytet muze, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Qyteti i Beratit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, pa lënë pas edhe ata vendas. Fakti që qyteti i Beratit tashmë është pjesë e UNESCO-s, por dhe vlerat e veçanta kulturore dhe historike që kjo zonë mbart ndër vite kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për ta vizituar.
Kjo fotogaleri sjell pak nga magjia e qytetit të “Një mbi një” dritareve.
Burimi:https://www.ata.gov.al/foto-pak-magji-nga-qyteti-i-nje-mbi-nje-dritareve/
⭐️???