Përgjimet e EULEX, Dako i përgjigjet Berishës: Thashetheme që bën PD-ja mjerane, ka ngelur me 4 deputetë në Durrës

24 Nëntor 2017, 11:11Politika TEMA
Përgjimet e EULEX, Dako i përgjigjet Berishës: Thashetheme

“Akuzat janë thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja. Hedh poshtë të gjitha akuzat që bën PD mjerane që ka ngelur me 4 deputetë në Durrës”.

Kjo ishte përgjigjia që kryebashkiaku Vangjush Dako  bëri gjatë aksionit ‘Të pastrojmë Shqipërinë’ si kundërpërgjigje ndaj opozitës.

Dako ne reagimin e tij per mediat ka mohuar se emri i tij eshte i perfshire ne pergjime.

Deklaraten Dako e ka bere sot gjate aksionit per Pastrimin, te Ura e Dajlanit.

“Nuk ka asnje gje te vertete nga cfare thuhet per mua. Opozita kerkon te baltos punen tone, dhe do te pengoje objektivat tona. Une e kam thene edhe ne reagimin tim ne Facebook, se nuk me trembin keto thashetheme”, ka thene Dako.

Ai ka theksuar me tej, se eshte i vendosur te beje punen per te cilen e kane votuar qytetaret.

“Dua tu sherbeje me devotshmeri atyre qe kane besuar tek mua”- ka thene Dako.(TemA)

Më herët opozita e akuzoi atë se rezulton në përgjimet e EULEX-it.

AKUZAT E OPOZITËS

Të hënën, përmes një deklarate për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha denoncoi publikisht ekzistencën e këtyre përgjimeve për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërkohë pas deklaratës së kreut të PD, pasoi edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili theksoi se përgjimet e Dakos kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale, duke shtuar se në këto përgjime është i regjistruar edhe vëllai i Kryeministrit.

“Gjushi, i vetmi sherholder me Ramën në narkokabinetin aktual, është i regjistruar në biseda kriminale me banda trafikantësh edhe nga EULEX-i i Kosovës.

E vërteta është se nga EULEX-i nuk është i regjistruar vetëm Gjushi, por dhe shumë më rëndë, vetë Rama. Në disa nga këto regjistrime, veçanërisht ato të grupit të Xibrakës, rezultojnë të përfshirë direkt dhe me lidhje shumë imtime Edi dhe Olsi Rama.

Këto regjistrime u janë dhënë, përveç instancave që drejtojnë shërbimin e jashtëm në Bruksel, edhe disa prej shërbimeve të vendeve kryesore”, deklaroi Berisha. (TemA)

4 komente në “Përgjimet e EULEX, Dako i përgjigjet Berishës: Thashetheme që bën PD-ja mjerane, ka ngelur me 4 deputetë në Durrës”

  1. toni says:

    Dako nuk e paska kuptuar akoma se fale PD-se dhe kandidateve te saj eshte kryebashtiak. Durrsaket e urrejne dhe Dakon por PD-ja ja kalon!

  2. harillaqi says:

    O ju muter te pd-ke! Kur do ndryshoni,ose me mire kur do pushon shpifjet dhe trillimet tuaja bajate? Kini ment ne koke apo jo? Me keto shpifje qe beni,nuk u do elektorati te cilin po e largoni nga vehta.Edhe kaq nuk kuptoni? Vazhdoni,se per koken tuaj i kini.Do shkoni ne halen e gomares.

  3. wickedgame says:

    Te dy hajdute fytyra te ndyra .

  4. Armanda Teliti says:

    Dako eshte shume modest,kur thote se PD-ja ka ngelur nme 4 deputete ne Durres. te pakten njeri pej tyre ZZ. Bylykbashi i komanduar nga Basha si kryetar i PD-se Durrsake eshte i telekomanduar ne cdo rast nga z. Dako. Per Vanxhuxhin Bylykbashi sot eshte me i dobishem se Lul berisha ne zgjedhjet e qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje