Ish-deputeti Eduart Ndocaj duket se pas pasionit të për politikën dhe pikturën, ka zbuluar edhe një tjetër talent të fshehur siç është ai për historinë.
Të paktën këtë përshtypje le kur merr përsipër të trajtojë çështje të thella historike dhe të nxjerrë konstatime që edhe vetë studiuesit e kanë të vështirë për ti bërë.
Në librin “Jeta ime” i cili u prezantua në sallën e Akademisë së Shkencave, ai shkruan se tradhëtia e Esat Pashë Toptanit ka qenë më e rëndë dhe më e dëmshme, se sa masakrat e serbëve.
“Shqipëria ka pasur tradhtarë të brendshëm, po aq sa të jashtëm. Madje, të brendshmit, në shërbimin e të jashtmëve, kanë qenë më të devotshëm për të dënuar shqiptarët e për t’u marr peng të ardhmen. Besoj se të gjithë jemi dakord se tradhtia e Esat Pashë Toptanit ka qenë më e rëndë dhe më e dëmshme, se sa masakrat e serbëve,” shkruan Ndocaj. (TemA)