Shpërthen Rama: As për Berishën s'do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si për Tahirin. S'ka hetim në Itali...!

23 Nëntor 2017, 23:12Politika TEMA

Nuk i ka shpetuar pergjigjies se pyetjes per nje nder ish ministrat e tij, kreu i qeverise, teksa ka qene ne emisionin televiziv perballe gazetareve.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm një hetim të Brendshëm.

Në emisionin “360 gradë”, Rama ka folur në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, duke u shprehur se nuk kishte prova për akuzat.

Ai tha se është drejtësia që duhet të flasë për çështjen, ndërsa u shpreh se “as për Berishën nuk do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si ato që sollën për Tahirin.

Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali.

Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, tha Rama.

1 komente në “Shpërthen Rama: As për Berishën s’do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si për Tahirin. S’ka hetim në Itali…!”

  1. astrit says:

    Ne emisionin 360 grade Rama e beri Mulla Omar Zhejin me fol me veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje