Analiza e PD në Vlorë, Agron Shehaj kryqëzohet nga demokratët

23 Nëntor 2017, 21:17Politika TEMA

Partia Demokratike, ka zhvilluar analizën e saj në Vlorë, e cila është mbajtur nën debate të ashpra.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, mësohet se analiza në Vlorë është bojkotuar në masë dhe kjo është parë në mungesën e pjesëmarrësve në analizë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ata pak pjesëmarrës kanë debatuar ashpër, pasi anëtarët e PD-së nuk janë dakordësuar asesi me “Listën Basha”, listë e cila solli edhe humbjen e rëndë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Po ashtu demokratët kanë kryqëzuar Bashën, për strategjinë e ndjekur.

Ajo që ka rënë në sy është edhe debati në Grupseksionin 1, mes Jetnor Shehajt, kushëri i deputetit të ri të Bashës, Agron Shehaj, dhe këtij të fundit. Sipas Jetnor Shehajt, Basha ka zgjedhur për deputet persona pa kontribut në parti, ndërsa akuzoi për këtë edhe vetën Agron Shehajn, të cilit i ka thënë se nuk është parë kurrë tek PD duke punuar apo kontribuar.

Deputeti Shehaj është akuzuar nga kushëriri i tij, se ishte zgjedhur pa të drejtë si deputet i PD-së, pasi sipas tij ai as nuk ka votuar për Partinë Demokratike, ndërsa sot është bërë deputet.

Analiza e Lulzim Bashës, për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit është bojkotuar thuajse në të gjitha Qarqet nga demokratët, dhe tashmë analizën po e bëjnë një grusht njerëzish, militantë të Bashës. Kritikët dhe kontribuesit e vërtetë në PD janë lënë jashtë analize. (CityNews)

2 komente në “Analiza e PD në Vlorë, Agron Shehaj kryqëzohet nga demokratët”

  1. MX says:

    Një PD me kryetar Agron Shehajn e rrëzon Ramën brenda 6 muajsh, sepse është tipari i njerëzve kërkojnë shqiptarët. Pompojeni sa të doni Veliajn, por ai është i zoti të jetë i suksesshëm me paratë e shqiptarë. Çfarë thënë palmat e thara 3 milionëshe? Sa për mendimin e kushërinjve, çfarë thonë kushërinjtë e Tahirit?

  2. jsh says:

    po pse shpifni… agron shehaj nuk ishte fare ne mbledhjen e pd vlore per analize. madje as nada mecorapaj, per shkak te angazhimeve te tyre. pra nuk ka pasur debat. shtuar kesaj faktin qe jetnor shehaj ka debatuar vetem per mosardhjen e deputeteve te vlores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje