Nga Çapajev Gjokutaj
“Kompania që ka fituar koncesionin e laboratorëve 100 milionë euro, do të investojë vetëm 9.9 milionë”. “Shfryhet aksioni i policisë në Fier. U kapën si bandë, por akuzohen në gjykatë për 130 gr hashash.”
Tituj të kësaj natyre zinin vend ballor në emisionin kryesor të lajmeve të Top Channel mbrëmë.
Kurse parmbrëmë lajmi për varrosjen e Toto Rinës hapi ‘çuditërisht’ emisionin kryesor dhe, menjëherë pasuan lajme për cështjet ‘Tahiri’ e ‘Shullazi’.
Duket qartë se linja editoriale e Topit ka ndryshuar kryekëput. Nga dashamirëse dhe përkrahëse e qeverisë, është kthyer në të kundërtën.
Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Maxhoranca ka një shumicë të qendrueshme në parlament dhe PS nuk e ndan pushtetin me parti tjetër.
Në rrethana të tilla, çdo shoqëri për së mbari, forcon instrumentat e kontrollit dhe të opzitarizmit. Se pushteti i shumtë prish.
Për më tepër, Topi di ta bëjë opozitën edhe mirë, edhe frytshëm.
Dhe t’i shërbejë interesit publik. E ka dëshmuar vite të shkuara.
Por ka diçka që kërcet në kundërvënien e tanishme ndaj qeverisë.
Ndryshimet tak-fak të politikës redaksionale, nuk janë rrufe në qiell të kaltër.
Kanë shkaqe që mund të lidhen me parime, por edhe me interesa biznesi.
Të çdo lloji qofshin, shkaqe të tilla duhen bërë publike.
Jo thjesht për kuriozitet, por sepse mungesa e transparencës është terr dhe terri bëhet burim mahisjesh, infeksionesh e allishverishesh.
Mund të jetë rasti që as Topi, as qeveria nuk kanë interes t’i artikulojnë publikisht shkaqet pse erdhën në thikë e në pikë.
Po mediat e tjera ç’bëjnë, përse hiqen mënjanë e heshtin? Dhe më kryesorja: pse po hesht opozita?
Ku s’del zë, s’është pa gjë.
Top Channel po ben propagande jo lajme. Dhe kur nje televizion sillet keshtu ka dy gjera,ose eshte i kapur nga kundershtari (ne kte rast nuk qendron) ose po i ve gjobe qeverise per interesa ekonomike,kjo eshte kogja e besueshme duke njoh mediat ne trojet shqiptare.
Mbeshtetje pa paguar nuk ka,dhe Topi po ndjek shembullin e Klanit. Sulmo qe te perfitosh.
Shume e thjeshte zullumi keputet per se trashi. Edi rama ia ka shpif kujtdo qe ka dy pare mend ne koke, tani pritet ndergjegjesimi i injoranteve. Ska rendesi sa leke ke fituar nga edi rama apo sa i ke besuar, rendesi ka qe ai shejtanbudalla te thyeje qafen!
Aq shume ja ka shpif sa e zgjodhen per te qeveris edhe 4 vite te tjera.
Nuk ka rendesi fare pasi Top Channel nuk shikohet me nga njeri. Ky TV ka degraduar ne ate shkalle saqe ka humbur plotesisht shikueshmerine.Nuk e di a do ta marre vehten ndonjehere.
Topi muk mori ato qe i kerkoi Rames.
Kjo mban ere
Vetem kryesores I devijon C.Gjokutaj,,,,audiences qe ka sot Top-Channel,,,,dhe vjen verdalle kot se koti,me apo pa perplasje.
Kam vite qe nuk e harxhoj kohen time me kete tv.
Edhe tv ne shqiperi pasqyron shoqerine. Dmth tu shoqeria, mut gazetat dhe tv. Eshte matematike.
LOL ?
… ka dale e verteta pse …
Bosja top-channel po hakmeret pse Z.Rama nuk I plotesoi deshiren/kerkesen zonjes se top-it per drejtor te pergjithshem te POSTES SHQIPETARE … e kusheririt te saj …
Po komenti im ku ashtë Zoti Mero ?????