Bashkëshorti i ministres së “Nanos”: Si fitova ndaj shpifjeve të “RD”-së. Berisha na premtoi para, por…

23 Nëntor 2017, 17:20Politika TEMA

Dashamir Uruçi, bashkëshorti i ish-ministres së Kulturës në qeverinë “Nano”, Esmeralda Uruçi ka rrëfyer në studion e Report TV, shpifjet e “Rilindjes Demokratike” ndaj bashkëshortes së tij dhe zvarritjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për dëmshpërblim.

Uruçi tha se RD-ja kishte hedhur shpifje ndaj bashkëshortes së tij, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte kandidate për deputete në logon e PS-së.

Ai tha se i ishte drejtuar disa herë kësaj gazete që të tërhiqte shpifjet, por përgjigjja që kishte marrë kishte qenë se “jemi në fushatë elektorale”.

Pas zgjedhjeve të 2001, ‘RD’ pati botuar disa shpifje ndaj meje, ndaj familjes time.

Kërkova të dija pse, por thanë që ishin në funksion të zgjedhjeve, në kuadër të kandidates, e cila ishte bashkëshortja im.

Akuzat ishin të paqena.

I njoftova që t’i tërhiqnin, por atëkohë një deputet më tha se jemi në fushatë.

Atëherë iu drejtova gjykatës për këto shpifje ndaj meje dhe familjes.

Kaluan të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe kjo gazetë u gjobit 10 mln lekë të vjetra.

Si shumë procese gjyqësore, qëndrime që mban drejtësia shqiptare, për 14 vjet më radhë, megjithëse i kaloi përmbarimit, edhe pse RD u dënua për shpifje, nuk u bë asnjëherë dëmshpërblimi.

Pas krijimit të përmbarimit gjyqësor, e çova te një nga zyrat e përmbarimit gjyqësor e cila operoi dhe menjëherë vuri sekuestro për fondet e gazetës.

Në fakt duhet shpjeguar se përmbarimi nuk e ka vënë sekuestron mbi gazetën”, tha ai.

Drejtësia për Esmeralda Uruçin, e cila ka humbur jetën në një aksident rrugor në vitin 2012, u bë pas vdekjes, kur përmbarimi ekzekutoi vendimin e marrë nga gjykata në vitin 2003, duke bllokuar llogaritë bankare të Rilindjes Demokratike pas 14 vitesh kalvari.

Një nga periudhat e vështira të familjes Uruçi ka qenë aksidenti i dy bashkëshortëve në vitin 2012 në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga ky aksident, humb jetën pas disa ditësh në gjendje koma ish-ministrja.

Dashamir Uruçi kujton se qeveria “Berisha” akordoi një fond 6.7 milionë lekë për kurimin e ish-ministres, por këto lekë sipas tij nuk u dhanë kurrë.

Berisha ka dhënë një shpërblim në atë kohë për ngjarjen e rënë.

Ramë dy veta në koma.

Bashkëshortja më vdiq.

U dha një ndihmë, por është e çuditshme që nuk u aprovua një vendim.

Janë 6.7 milion që u dhanë për trajnimin e gruas sime të ndjerë dhe nuk u morën.

As të majtët as të djathtët që e dhanë nuk e çuan në fund këtë vendim.

Të mos respektosh vendimin e vendosur nga kreu i qeverisë është kulmi”, tha ai.

1 komente në “Bashkëshorti i ministres së “Nanos”: Si fitova ndaj shpifjeve të “RD”-së. Berisha na premtoi para, por…”

  1. ABI says:

    Titull Çiliminjsh. Ky zoteria ka dinjitetin e vet, ka emer dhe mbiemer. Ju keni dy dite qe e cilesoni si burri i ministres se Nanos. Ishte ministre e Republikes se Shqiperise ajo jo e Nanos, as e ketij gomarit qe i botohet ky artikulli ke gazeta e çunit te gruas se babes se Mero Bazes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje