Dëshmoi në Prokurori për “dosjen Habilaj”? Reagon Elona Gjebrea: Lajmi është i pavërtetë

23 Nëntor 2017, 12:30Politika TEMA

Deputetja e PS-së në Tiranë, Elona Gjebrea, ka sqaruar informacionet e përhapura në lidhje me një dëshmi të mundshme të saj tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen Habilaj.

E kontaktuar nga News 24 zonja Gjebrea mohon të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria.

“Nuk është e vërtetë që jam thirrur në Prokurori. Jam e hapur me mediat dhe prokurorinë. Nëse do më thërrasin jam e gatshme të dëshmoj”, deklaroi zonja Gjebrea.

Reagimi i saj vjen pasi në media u përhap një lajm, sipas të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për dosjen “Habilaj” dhe Tahiri, kishte marrë në pyetje dhe vetë deputeten , Elona Gjebrea, gjë e cila sipas saj është e pavërtetë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje