Edi Rama: Do vazhdojmë punën për të nxitur punësimin, sipërmarrësit të kenë kujdes…

23 Nëntor 2017, 12:09Politika TEMA

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në takimin për nxitjen e punësimit dhe ridimensionimin e zyrave të punës, me synimin për të rritur punësimin dhe nxitur më tej nëpërmjet  zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punës.

“Reformat e ndërmarra në zbatim të Strategjisë për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, nëpërmjet Programit të Qeverisë në fushën e punësimit, si Reforma në sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional, Reforma në Shërbimin Publik të Punësimit, kanë sjellë si rezultat që mbi 190 subjekte dhe 60 mijë të papunë kanë përfituar nga zbatimi i programeve të nxitjes së punësimit”, tha Ra,a.

Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka një program ambicioz në mbështetje të punësimit, duke konsoliduar një ekonomie tregu funksionale, me rregulla të qarta loje, ku ligji zbatohet në mënyrë të njëjtë nga gjithë aktorët ekonomikë dhe ku shteti i trajton të gjitha sipërmarrjet po në të njëjtën mënyrë.

“Praktika ‘një pjesë po ta jap me letra dhe një pjesë në të zezë’, duhet të marrë fund. Sipërmarrjet nuk duhet t’u shmangen më detyrimeve ndaj shtetit, që dëmtojnë punëmarrësin”, tha kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje