Apartamente, prona, llogari milionash, pasanikët e rinj në Parlament: Pasuria e Grida Dumës, Gurakuqit, Salianjit dhe Balliut

23 Nëntor 2017, 08:57Politika TEMA
Apartamente, prona, llogari milionash, pasanikët e rinj në Parlament:

Ata janë bërë për herë të parë anëtarë të Parlamentit Shqiptar, duke marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Pasuria e tyre, e zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, buron kryesisht nga pagat paralele, bizneset, projektet, shoqatat etj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaron apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 mijë euro. Zonja Duma e justifikon këtë shumë me kurimet, kontribut nga prindërit si dhe divident nga ortakëria në biznes. Deputetja e PD deklaron edhe një apartament në Durrës me vlerë 72 mijë euro, por kontrata e pronësisë së kësaj pasurie të paluajtshme është në proces gjyqësor.

Duma deklaron makinë Chevrolet Captiva, me vlerë 33 mijë euro, blerë sipas saj me të ardhurat nga paga. Deputetja deklaron një tjetër makinë me vlerë 15 mijë euro, të cilën e ka blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti.

Sipas Shqiptarja.com, deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, deklaron tre apartamente, një në emrin e tij dhe dy në emrin e nënës, me sipërfaqe 97 m2 në Tiranë, 95 m2 në Shkodër dhe 91 m2 në Shkodër. Gurakuqi deklaron tre burime të ardhurash si pedagog në UET 14 400 euro, si anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit 126 000 lekë dhe nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS 648 000 lekë.

Gjithsesi, pasuria e të lartpërmendurve është e papërfillshme krahasuar me pasurinë e paluajtshme dhe llogaritë banakre të deputetit demokrat Luan Baçi. Ky i fundit deklaron biznese, dyqane, apartamente, prona, lokale, njësi ndërtimore të ndryshme, garazhe etj. Si burim deputeti në fjalë deklaron të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni i hershëm dhe huamarrje të ndryshme pa afat.

Balliu dhe Salianji

Shqiptarja.com raportin se deputeti Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme. Në deklaratën e pasurisë së administruar nga ILDKP, Balliu deklaron vetëm të ardhurat si Këshilltar i Presidentit të Republikës, 582 798 lekë. Nga ana tjetër, Balliu thotë se ka marrë një overdraft 3 000 000 lekë si dhe një kredi 1 000 000 lekë. Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka deklaron gjashtë burime të ardhurash, konkretisht nga Fakulteti Histori Filologji, orë mësimore në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ Gjirokastër, të ardhura si eksperte e OSBE, anëtare bordi tek Arkivi i Shtetit, të ardhura nga Instituti i Studimeve Evropiane etj.

Zonja Duka deklaron apartament me sipërfaqe 134 m2, me vlerë 75 mijë euro, një tjetër apartament me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 4 000 000 lekë, makinë Hyundai 23 mijë euro si dhe lëvizje në disa llogari banakre. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shkëmbyer një apartament me sipërfaqe 253 m2 në Durrës me një apartament me sipërfaqe 106 m2 në Tiranë. Salianji deklaron një makinë Mercedez Benz, me vlerë 10 mijë euro, depozitë 60 mijë euro, 1 060 068 lekë, 7 460 euro, 22 mijë euro, kartë krediti 579 000 lekë. llogari rrjedhëse 12 988 euro etj. Si burim, deputeti demokrat deklaron disa kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.

Pasuria e disa prej deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar

Grida Duma, deputete e PD

Apartament banimi 152 m2 në Tiranë, 90 mijë euro, burimi kursime, kontribut i prindërve dhe divident nga ortakëria.

Apartament në Durrës, 72 mijë euro, kontrata e pronësisë është në proces gjyqësor.

Makinë Chevrolet Captiva, 33 mijë euro, burimi të ardhura nga paga.

Makinë BMW, 15 mijë euro, burimi të ardhura nga shitja e një apartamenti 53 m2.

Gjendje llogarie në BKT, të ardhura nga paga si lektore, 287 756 lekë.

Gjendje llogarie në Credins, të ardhura nga paga si lektore, 372 573 lekë.

Gjendje llogarie në Credins, të ardhura nga paga si lektore, 3 558 euro.

Gjendje cash, të ardhura nga paga dhe kontratë në mësimdhënie, 1 250 000 lekë.

Paga si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, 582 489 lekë.

Lektore e ftuar nga Lead Albania, 255 USD.

Bashkëshorti Ilir Shqina, paga si specialist në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Romeo Gurakuqi, deputet i PD

Apartament banimi në Tiranë, 97 m2, vlera 2 000 000 lekë, burimi nga paga pranë UET.

Makinë Range Rover Sport, vlera 1 000 000 lekë, burimi nga të ardhurat nga paga.

Depozitë në Tirana Bank, 14 511 euro, burimi të ardhura nga paga.

Depozitë në Raiffeisen Bank, 4 mijë euro, burimi nga pagat në vite.

Apartament në Shkodër, 95 m2, vlera 5 000 000 lekë, në pronësi të nënës.

Apartament në Shkodër, 91 m2, vlera 4 800 000 lekë, në pronësi të nënës.

Depozitë bankare në Credins Bank, 15 000 euro, të ardhura personale të pagës dhe grantit kërkimor, krijuar me pagesat e prapambetura nga UET.

Paga si pedagog në UET, 14 400 euro.

Anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, 126 000 lekë.

Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS, 648 000 lekë.

Gerti Gurakuqi, djali, i vetëpunësua si kompjuterist, 6 600 euro.

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike

Të ardhura nga puna si Këshilltar i Presidentit të Republikës, 582 798 lekë.

Overdraft në Credins Bank, 3 000 000 lekë.

Kredi standarde në lekë pranë Credins Bank, 1 000 000 lekë.

Valentina Duka, deputete e Partisë Demokratike

Apartament me sipërfaqe 134 m2, 50 %, me vlerë 75 mijë euro.

Apartament me sipërfaqe 69 m2, 50 %, me vlerë 4 000 000 lekë.

Makinë Hyundai, 23 mijë euro, 50 %.

Likuiditet në Raiffeisen Bank, 152 859 lekë.

Valentina dhe Ferit Duka, likuiditet në Intesa Sanpaolo Bank, 13 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Fakultetin Histori Filologji, UT, orë mësimore në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ Gjirokastër, eksperte e OSBE dhe anëtare bordi tek Arkivi i Shtetit, 2 850 074 lekë.

Valentina Duka, të ardhura nga Instituti i Studimeve Evropiane, UT, 20 400 lekë.

Të ardhura nga Center for Democracy and Reconciliation in South Eastern Europe-Selanik, 1 793 euro.

Kartë krediti GOLD VIP, 1 429 euro.

Bashkëshorti Ferit Duka likuiditete bankare në shumat, 79 012 lëkë, 1 000 lekë, 22 884 lekë, 1 112 lekë, 37 euro.

Bashkëshorti Ferit Duka të ardhura si dekan i Universitetit Europian të Tiranës, në Credins Bank, 8 mijë euro.

Të ardhura si dekan i Universitetit Europian të Tiranës, në BKT, 7 mijë euro.

Të ardhura nga Fakulteti Histori Filologji UT, 728 991 lekë.

Marrë me shkurtime nga Shqiptarja.com: http://shqiptarja.com/home/1/ekskluzive-pasuria-e-dum-s-gurakuqit-salianjit-dhe-balliut-454638.html?pos_1

8 komente në “Apartamente, prona, llogari milionash, pasanikët e rinj në Parlament: Pasuria e Grida Dumës, Gurakuqit, Salianjit dhe Balliut”

  1. Artan says:

    Duma Suma Qina Landi.

  2. Nasi says:

    Po talleni ju me keto informacione … po te pakten deputetet tane prishin 1000 euro dita , ato qe kane deklaruar jane nje qime bythe…

  3. Shqiptari nga Shqiperia says:

    P. D. -ja , parti plere dhe hajdute , cdo kete ??? Bura te mire dhe te ndershem ??? Plera do jene . E drejta e tyre , ska te keqe, e keqia eshte se te japin mesim , dhe shajne qeverine sikur keta bandilla jane me te kulluarit , dihet boterisht e krijuan pd-ne per te vjedhur , korupsion vrasje , dhe mbasi ti kene kryer keto te fshihen ne Pd. Pyetja eshte e thjeshte , cfare te mire pa ne shqiptaret nga pd -ja , dhe ata qe bejne pjese tek ajo??? Asnje te mire , thjesht rembyen rastin dhe presionin qe ushtronin te huajt mbi Shqiperine ne 90-91- shin, per te krijuar nje shtet dypolesh , dhe jo vetem per ti hapur rruge demokracise . A ja heriti ketij misioni PD-ja ????? Sigurisht JO. Thjesht u shteruan ne monstra , dhe gjithe veprimtaria e tyre dihet boterisht , nga shqiptaret dhe te huajt partneret tane .

  4. perkthyesi says:

    Ne se do kishte drejtesi ne kete vend, te gjithe keta vampire, paga e te cileve nuk e justifikon aspak pasurine e permendur, do ishin sot me kohe ne biruce. Por, per fatin e tyre te mire, jetojne ne nje vend ku rrumpalla ben ligjin, ketu e 27 vite! Bjerini me top, se u ka ardhur dita!

  5. Kaonia says:

    E ne fakt ndaj e keni ndritur kete vend me keshilla e konsuleca .Ropt e motrat ku ti keni.

  6. LORA says:

    Njeri me trushkulur se tjetri,,,,ja ,kjo eshte pasuria e tyre e vertete.

  7. Sulo says:

    Gjysma se keqes qe nuk kane then qe skan shpi e jetojne me qera e kredi……. ose ai tjetrin qe u martu me pensionin e plakes ne kalanee Gjirokastres.
    Nuk mbulohet mu ti me shurre o te mjere ….

  8. Shkelcim Miri says:

    Ky eshte fundi i botes , Klevisi djali i specit te mbushur na paska cene keshilltar i presidentit , merreni me mend se ku ishte katandisur kapterr Ramiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje