Rama i beson një tjetër post Artan Lames

22 Nëntor 2017, 19:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame.

Ai do të jetë anëtar i Bordit të Hipotekave.

Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, Lame do të jetë përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë në këtë bord.

Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kryesohet nga një përfaqësues i kryeministrit dhe ka në përbërje përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.

Artan Lame ka arritur rezultate shumë të mira në krye të ALUIZNI-t dhe për këtë arsye, Rama duket se ka vendosur ta vlerësojë atë edhe me një detyrë të re.(TemA)

3 komente në “Rama i beson një tjetër post Artan Lames”

  1. analisti says:

    Vleresoj apo zhveftesoje!? si me thene Kryeministri shkoi me ngritje ne detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Doganave

  2. Mika says:

    Ne djenine time dhe te shume bashkbiseduesve e meriton edhe kete detyre.
    Urime kryeminister per zgjedhjet cilesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje