Deputeti demokrat, Enkelejda Alibeaj doli në një konferencë për shtyp, për të treguar një dokument, që sipas tij tregon se Orest Sota ka penguar drejtësinë.
Alibeaj tha se kompanisë Kurum nuk i lejohej që të bënte transaksione pasi është në procedura falimentimi.
“Partia Demokratike disponon fakte të reja, që provojnë se Orest Sota ka penguar drejtësinë, duke mos thënë të vërtetën për pronësinë e 863 mijë eurove, të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Saimir Tahirit.
Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur tek Kurum është një mashtrim për të mos treguar, se paratë ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit.
Partia Demokratike disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të proçedurave të falimentit të kompanisë.
Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë.
Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani.
Partia Demokratike është e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e shoferit të Saimir Tahirit do të zbulojë fshehjen e pasurisë së ministrit të Edi Ramës të vënë nga trafiku nderkombetar i drogës.
Por Partia Demokratike vëren me shqetësim se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij, të lidhur me krimin dhe drogën.
Publikimi në media i pohimit të Ramës, para deputetëve socialistë, se gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet, është mesazh për pengimin e drejtësisë,” tha Alibeaj.
Ndoshta nuk e kupton, por Alibeaj në fakt, ka vërtetuar versionin e Sotës, që 863 mijë eurot po ia çonte në dorë kompanisë Kurum, duke qenë se kjo e fundit tashmë nuk përdor bankat për transaksione, sepse është në proces falimentimi.
Përveçse vërtetohet versioni i Sotës, gjë që është zbardhur edhe nga mesazhet e tij dhe të atit me përfaqësuesit e Kurum, deklarata e Alibeaj mund të shërbente që PD të kërkonte hetimin edhe të Kurum, që bën biznes në të zezë, por jo të thotë se kjo gjë vërteton se ato para janë të Tahirit.(TemA)
Hahahaha…….
Perderisa gazetari investigativ nuk e tregon emrin,eshte 100% e vertete.
Tani,kujt kerkoni ti mbushni mendjen per pafajesine e Tahirit,shqiptareve apo te huajve?
Jo per gje,por politikanet tane jan aq te ndershem,sa ja mbyllin llogarite bankare ne Bankat Perendimore.
Keta plera sjellin verdal gjith vendin TURP
PD eshte mbushur me LEGENA
Vetem cpifin
Keta e din se po cpifen do marin pushtetin
Populli i di shum mir kush eshte Lulush Sala me shok
Ne opozit keni per te qen me keto qe beni
Hej,ky Enkelejdi eshte fantastik per zotin.
Shikoni çfare thote midis te tjerash:
“Fakti i publikuar ne media….,tregojne se nuk ishte te babai por …..”
Keta jane me teper se cinik.
Vete i shkruajne dhe i rishkruajne dhe pastaj i botojne si te verteta a thua se destinacionin ja tha Sajmiri dhe pastaj doli e kunderta e asaj qe u tha.
Zoti ju pafte ashtu sic duhet,plehera te qelbur!
Beni kujdes ne komente ! Ky PERCELLAKU AliBEJAJ nuk flet “hava” !!!
Hala merreni me alibeajt dhe shoke??? Mos mor shokeni, le te shohim hallet tona dhe t’i leme halet menjane.
Ka dy kompani paralele Kurum që veprojnë në Elbasan. Njëra është në falimentim dhe një tjetër vepron plotësisht joformal. Për cilin njeri flet për të? Por ka një ‘matës elektrik’ dhe ‘kapacitet të instaluar’. Ekipi i ekspertëve teknik mund ta gjejë dhe ta ndihmojë atë. Jo me dokumente të shkruara në kompjuter, por me fakte.
Skepticizmi ne keto momente eshte shume i demshem. Me vjen shume keq qe akoma ka njerez ne Shqiperi qe u besojne genjeshtrave pa fund te PeDes dhe ketij lalucit legen qe e mban vehten per lab te ndershem. Maskarenjte e PeDes dhe te LSI qe ne krijim te tyre kane mesuar nje gje qe te genjejne sa me trashe dhe te ngrehin sa me shume te paqena se dicka do te ngele .Per fat te keq te Shqiperise dhe shqipetarve te ndershem eshte realitet qe perseritet pothuaj c’do dite ne ate vend. Pa dyshimin me te vogel qe edhe kjo ngjarje eshte setup si te tjerat nga banditet e PeDes ne bashkepunim me LSI .Do ju kujtoja ketu ngjarjet e Shkodres 91, piramidat dhe 97 ,grushtin e shtetit me 98 e me rradhe. Nuk ka vend per tu menduar dy here se c’po behet ,kujtoni c’kane bere dhe skema eshte e njejte por O zot jepi rruge te drejteve mbeshtetur nga USA e Europa qe ti qerojne keto hale njehere e pergjithmone se ia moren frymen atij vendi.
” Ali bej” merru me mire me vellan tend vrases ne Gjermani, se ka kush e zgjidh hallin e Tahirit! Ujqerit na kthyen ne qingja!
Gazetar idiot, ose legen. Ky lajm verteton pikerisht te kunderten e asaj qe pretendon “Tema”. Alibeaj nuk ka thene qe “Kurumit i ndalohet çdo transaksion me banke, qe pastaj te vertetohet ajo qe do te thote “Tema” ; por – lexojeni mire – “çdo transaksion, ne cash, ose me banke”. E keni te shkruar, te zezen mbi te bardhe. Atehere ku na dalka zbuluar ketu Alibeaj ? Nuk kam simpati per kete njeri, por atje ku ka te drejte, ka te drejte, do, apo nuk do Mero, Tahiri, Sota etj. Edhe nje here ju lutem, lexojeni mire.
Shume djallezor po me duket ky debat. Flasim shume per parate, per fshehjen, per Kurumin, por nuk po degjojme asnje pergjigje per pyetjen : Çfare donin patentat e Tahirit ne ate makine ? Profkat me shoferin qe ishte mik i shoferit tjeter, qe i kishte harruar etj. as vete MEro nuk i beson.
Kur flet alibeaj dhe “tregon” fakte shqiptaret duhet te mendojne sikur flet mlladiqi qe sot u denua ne Hage,dhe a e pate edhe pas gjithe atyre fakteve dhe deshmitareve kercenoi gjykatesit dhe edeh i shau me nane,edhe ai kishte “prova” si alibeaj i cili para se te dali dhe te llomotit per Tahiri duhet te merret me vllaun e ti qe u kap ne Gjermani me tre dokumente nje shqiptar,nje grek e nje serb,pra kujt i shet pordha ky legen,kete dhe kryetaret e ti do ti nxe gjaku i shqiptareve qe i vrane dhe i lane rrugeve,ky si edhe te tjeret kane hallin e lazaratit o shqiptar dhe plaqkitjen e bankave do te binden edhe ata pak faatik se kane qene te manipuluar