PD akuza ndaj Ramës: Po i jep mbrojtje Dakos dhe Tahirit, largimi yt i jep garanci luftës kundër krimit

22 Nëntor 2017, 13:45Politika TEMA

Partia Demokratike shprehet se patentat dhe paratë që u gjendën në makinën e shtetasit Orest Sota janë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një dalje për media, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, shprehet se Sota e kishte të ndaluar që të bënte kalimin e kësaj shume parash.

Sipas tij, në bazë të një dokumenti që disponon PD-ja , Kurum me vendim të posaçëm nuk pranonte transaksione kesh.

“863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh,” tha Alibeaj.

Më tej, ai shprehet se PD është e sigurtë për këtë deklaratë duke shtuar se ish-ministri po përpiqet të fshehë provat.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike disponon fakte të reja, që provojnë se Orest Sota ka penguar drejtësinë, duke mos thënë të vërtetën për pronësinë e 863 mijë eurove, të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Saimir Tahirit.

Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur tek Kurum është një mashtrim për të mos treguar, se paratë ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit.

Partia Demokratike disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017  se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të proçedurave të falimentit të kompanisë.

Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë.

Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani.

Partia Demokratike është  e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e shoferit të Saimir Tahirit do të zbulojë fshehjen e pasurisë së ministrit të Edi Ramës të vënë nga trafiku nderkombetar i drogës.

Por Partia Demokratike vëren me shqetësim se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij, të lidhur me krimin dhe drogën.

Publikimi në media i pohimit të Ramës, para deputetëve socialistë, se gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet, është mesazh për pengimin e drejtësisë.

Edi Rama po  e pengon drejtësinë edhe me rastin e Vangjush Dakos, i cili është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Heshtja e kryeministrit të vendit, për përfshirje në  krimin e rëndë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe blerjes së votës në shkëmbim të tenderave të dy bashkëpunëtorëve të tij, Tahiri dhe Dako, ka një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë derisa ta kapë plotësisht Prokurorinë. Edi Rama po u jep atyre mbrojtje politike nga drejtësia, sepse, gjithçka dhe të gjithë, lidhen me Edi Ramën.

Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë, i bën Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon të paprekshëm dhe atëherë nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar. (TemA)

6 komente në “PD akuza ndaj Ramës: Po i jep mbrojtje Dakos dhe Tahirit, largimi yt i jep garanci luftës kundër krimit”

  1. Jimi says:

    Qe te kete efikasitet lufta ndaj krimit ne kete vend, eshte mire qe te zhdukeni nga skena ju si force politike! Per aqe kohe sa te jeni ju te pranishem e neperkemb, ky popull derman nuk do te gjej!

  2. çapajevi says:

    Ju te pd-se, tani dhe te lsi-se na e keni bere mendjetn çorap. Na thoni vazhdimisht muaj me radhe, qe neser Rama do bjere, ditet ikin, muajt dhe vitet Rama na del me i forte se sa me pare. Ne keto situara na thoni, ose me mire jepni llogari: Pse nuk ka rene Rama? Pse ju thoni edhe pak dite e do bjere? çfare jane keto ultimatume pa asnje baze. Dikur sala kur pyetej se kush e vrau azemin ai pergjigjej: Nano, Nano. Sot e mot ju keni po nje shprehje : Rama, Rama, Rama. i narkotikut, i hashashit etj kaq dini, vetem perserisni te njejten fjali si ju te pd-se dhe ju te lsi-se. Mblidhni mendjen dhe analizoni sjelljet dhe krijoni alternativa. Mjaf me se keni vite qe jeni bere bloze. çapajevi

  3. fantoma says:

    Të flasin këta lapangjozët e bandës mafioze të SHQUP-it, për krim e kriminalitet, është njëlloj sikur të flasë kurva e bordellos për imoralitet…(???!!!)
    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysht, farë e keqe, se na e shpifët…!!!

  4. kasem gahinji says:

    vec nje gje nuk kuptoj:-si eshte e mundur ,publikisht te perhapesh lajme te rreme,te dizinformosh kaq hapur,kaq pa frikepersona te tjere,qofshin publike ose jo.a mund te konsiderohet kjo lufte apo loje politike per ta justifikuar,per ta bere legale?aq me teper kur deklaron informacione nga sherbime partnere,apo perdor jashte kontekstit dokumente gjyqesore?sherbime partnere te pd?mos valle pd eshte sherbim sekret?kush e krijoi dhe ne sherbim te kujt?kreret e pd duhet te pranojne ose te distancohen.ndryshe duhet te pranojne lidhjen me agjenturat e huaja,oseshnderrimin e pd ne organizim militar ne favor te komandantit.per rastin konkret,clidhen keto dy vendime me sajmir tahirin?prokuroria te hetoje kurumin.nuk vertetohet keshtu se eurot jane te tahirit.mos doni te thoni se tahiri ben tregeti hekuri per pastrim parash?apo e ka detyruar kurumin tebeje pune ne te zeze.tjetri pranon qe parate jane te mijat,merr pergjegjesine per biseden me kurum,dhe keta mytebere,perfshi edhe prokurorine trapajane,thone se jo parate jane te tahirit se keshtu duam ne.po mire,do fitoni gje nga kjo loje?ja edhe pak,spak do te hetoje edhe deklaratat sepse sherbejne ose si prove e te vertetes ose e dizinformimit dhe perhapjesse lajmeve te rreme.spak nuk eshte dhalli juaj.dhallit i erdhi fundi,i keni hedhur aq uje ,sa vetem ngjyra i ka mbetur.

  5. O Republika e “Lazaratit” O njerez te sumure psiqik, mjaft, beni ate qe duhet te beje cdo opposite, mjaft me genjeshtra, pushteti merret cdo 4 vjet me altrnativa, jo me genjeshtra ditore. Ra qeveria cdo dite, more se sa hajdute e kriminele arrestohen ne bote, nuk bien edhe qeverite bashke me ta. Mbyllni gojen (by then) dhe punoni per Shqiperine o tradhetare te felliqur. Mjaft eshte mjaft

  6. Pronari says:

    Qe te vazhdoj investigimi per Tahirin eshte mese normale por qe te flasi ky spurdhjak derr katunari Nuk eshte normale. Ne kohen kur ishte minister qe per mua nuk ka mend me shume se nje magazinier . I gjithe digasteri qe ai drejtonte ishin nje armate hajdutesh dhe kusaresh qe gjerat i benin sheshit pa pasur turp ose frike nga ligji. Ardi te puna deri aty sa gjyqin e fitonte bujku pa letra dhe pronari me tapi origjinale humbte gjyqin. E sa ndyresira te tjera ka dhe keta flasin sikur ska ndodhur gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje