"Lufta kundër krimit", ambasadori Lu mesazh shqiptarëve: SHBA ju mbështet për...

22 Nëntor 2017, 11:47Politika TEMA

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka siguruar edhe njëherë mbështetjen për institucionet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë një aktiviteti të organizuar  në kuadër të ‘Javës së Fëmijëve’, ai tha se SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të Forcave të Armatosura.

“100 vite më parë Amerika erdhi këtu për të ngritur strehën e fëmijëve. Edhe sot SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të Forcave të Armatosura, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi” deklaroi ambasadori Lu.(TemA)

1 komente në ““Lufta kundër krimit”, ambasadori Lu mesazh shqiptarëve: SHBA ju mbështet për…”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Imagjinoni sa te krimbur jemi si kasta politike nga e majta ne te djathte komplet , prokurore gjykates , forcat e rendit ,ma pak fjale si shtet , jemi te gjithe ne kolpo , jemi te keqinjt e vetes tone , te gjithe i falen zotit ne qiell , luten qe qeveria amerikane te levize ambasadorin amerikan Donald Lu . Keta jemi dhe qe te jeme me i sakte keshtu ishim , keshtu jemi dhe keshtu do jemi , te pandreqshem ,te ligj , brenda ne damaret tane kalon nje fare hileje e djallezuar e trashe , kujtojme se keshtu do kalojme lumin , kujtojme se duke u larguar ambasadori cdo gje kalon ne normal . Duket qarte qe asnje lloj qeverie nuk do te filloje dhe te zbatohet i shumreklamuari vetting , jemi te gjithe te lyer ne llumin e padrejtesise komplet kasta politike , eshte e mundur te filloje vettingu ???? Ke tallin ?? Te gjithe kane futur duart ne kumbarane e perbashket, keshtu qe eshte e kote te presim se do te behet Shqiperia shtet . Krim ……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje