Nga Skënder Minxhozi
Zakonisht kur përdoret termi “Rruga e Elbasanit”, mediat ose banorët e Tiranës nënkuptojnë mes tyre ambasadën amerikane. Një paralelizëm i vjetër sa edhe vetë rruga e famshme në anën juglindore ët kryeqytetit. Në këtë shkrim bëhet fjalë në fakt për autostradën Tiranë-Elbasan (një autostradë e vërtetë shqiptare, diku rrugë me gropa dhe kthesa, e diku bulevard i gjerë), për të cilën ministri Damian Gjiknuri u shpreh të martën se “projekti ka probleme serioze dhe shembull tipik i rrugomanisë. Duam që rruga të përfundojë sa më parë, por edhe të dalin përgjegjësitë”. Një rast tipik i akuzave propogandistike, që e majta i ka prodhuar me tonelata këto katër vjetët e shkuar. Një lojë luftash me fishekë manovre, që bëjnë zhurmë, por nuk vrasin askënd.
Shqiptarët kanë ende pritshmëri disi romantike në lidhje me shtetin “që duhet të fusë në burg të këqinjtë”. Po t’i pyesësh, edhe sot ata thonë pa hezitim “le t’i fusë qeveria në burg”. Kjo remineshencë e një kohe të shkuar vijon të jetë e pranishme edhe sot tek shumë qytetarë. Rama dhe ministrat e deputetët e tij e kanë dëgjuar me shumë gjasë, në mënyrë të përsëritur gjatë katër viteve të shkuara, sesi njerëzit e thjeshtë u kanë kërkuar të lëvizin në drejtim të demaskimit dhe dënimit të listës së gjatë të paudhësive që kanë ndodhur në të shkuarën në qeverisjen e vendit. Në fund të fundit shqiptarët kërkojnë nga ata që kanë votuar, që të mbajnë premtimin e vënies në vend të drejtësisë.
Por ajo që kemi parë është diçka që i ngjan më shumë shprehjes “as mish as peshk”, sesa një qëndrim i qartë dhe i palëkundur për të korrigjuar kursin dhe filozofinë e qeverisjes së korruptuar në Shqipëri. Edi Rama premtoi në vitin 2013, kur vinte në pushtet për herë të parë, se do të bënte gjithçka për të nxitur një hetim për Gërdecin, 21 janarin, se do të çonte në prokurori ministrat dhe projektet e tyre të dyshimta. Duke nisur nga rruga e Kombit, e deri tek autostrada të cilën Gjiknuri vijon ta përmendë edhe në vitin e pestë të qenies së tij si ministër.
Kur ministri deklaron edhe sot, thuajse pesë vjet pasi Berisha preu shiritin e asaj rruge ende të papërfunduar, se “projekti është skandaloz”, gjëja e parë që të vjen në mend është se ku ishin qeverisësit e rinj, pas vitit 2013?! A nuk e panë ata, atë qe e shihte çdo udhëtar që kalonte nëpër rrugën e re drejt Elbasanit? Rrëshqitje dheu nga skarpatet anësore, punime të lëna përgjysëm, mbikalime të papërfunduara. A nuk e ka parë shumica e majtë se ashtu si rruga e Elbasanit, edhe autostrada e Kombit (dhe dhjetra rrugë të tjera), është sërish e papërfunduar dhe e ndërtuar me një cilësi krejt të pakrahasueshme me segmentin kosovar?!
Socialistët premtuan katër vjet më parë, që t’i japin vendit një drejtim krejt të ri, krahasuar me arbitraritetin e qeverive Berisha, të cilat jepnin koncesione HEC-esh pafund, financonin projekte infrastrukture plot probleme, pa folur për korrupsionin endemik, përgjimet e paligjshme të kundërshtarëve, vrasjet ne bulevard, fabrikat e vdekjes etj. Kurse sot e gjitha kjo barrë duket sikur i është vënë mbi shpinë qeverisjes së majtë. Nëse ish-ministrat e djeshëm bëjnë shumë më pak zhurmë sesa ministrat e sotëm, kjo i detyrohet jo edhe aq faktit se këta të dytët dolën më të babëzitur se të parët, por sepse gjatë katër viteve PS në qeveri nuk bëri thuajse asgjë për të provuar malin e akuzave që hodhi në opozitë, kundër Berishës dhe ministrave të tij.
Jo vetëm kaq. PS bëri edhe më shumë. Për keq, kuptohet. Gjatë katër viteve, shqiptarët vazhduan të thithin ajrin më të ndotur në Europë, të hanë ushqime thuajse të pakontrolluara, të djegin naftë e benzinë mizerabël dhe të marrin shërbime të një standarti tepër të diskutueshëm. Është sërish një vend ku është vështirë të jetohet, Shqipëria e qeverisur në katër vitet e fundit nga e majta.
Rama njofton sot luftë kundër pisllëkut që ka mbuluar brigjet e lumenjve dhe periferitë e qyteteve, thertoreve të paligjshme, guroreve masakruese të malit të Tomorrit etj, por ato ishin aty edhe kur ai mori pushtetin. Çdo shëmti e shkaktuar nga keqqeverisja ka qenë aty, e palëvizshme. E megjithatë e majta (kupto PS, pasi LSI nuk dihet çfarë është), ka vendosur të veprojë pas katër vitesh qëndrimi pasiv në disa aspekte tejet delikate të drejtimit të vendit.
Një alibi e përjetshme e Ramës, kur pyetej për dukuritë e mësipërme, sidomos korrupsionin, ka qenë drejtësia, sipas tij e kontrolluar nga pala tjetër dhe nga paraja nën dorë. Ka pasur të drejtë, por vetëm pjesërisht. Sepse teksa pamë që ish-ministrja Kodheli e ndonjë anëtar tjetër i kabinetit tentonin të reklamonin në prokurori shkeljet e paraardhësve të tyre, kjo frymë erdhi duke u shuar me kalimin e viteve. Aq sa në fund të mandatit, në verën e këtij viti, socialistët e kishin të vështirë të kujtonin çfarë kishin thënë në fushatën paraardhëse të vitit 2013, kundër të djathtës në pushtet.
Një tjetër justifikim i socialistëve për çka nuk kanë bërë në katër vjetët e fundit, ka qenë prania e LSI në koalicion. Një alibi që ngjan më shumë me një autogol, pasi Rama nuk është lodhur së konsideruari partinë e Metës, si një aleat strategjik, pa të cilin nuk kishte asnjë perspektivë qeverisjeje. Aq më mirë që ai vetë e përgënjeshtroi vetveten në fushatën e fundit, kur fitoi edhe pa LSI.
Drejtësia po fillon të kalojë nëpër filtrin e Vetingut, Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë është në opozitë dhe kësisoj alibitë e PS po nisin zyrtarisht të bien. Dhe për sa kohë ministrat socialistë do të vazhdojnë të ankohen si në rastin e autostradës Tiranë-Elbasan, justifikimet e tyre do të jenë gjithnjë e më të dobëta dhe imazhi publik i Partisë Socialiste, si një forcë që synon të bëjë shtet e jo “tepsi”, do të vijojë të bjerë. Në timon s’ka më pilot rezervë. Qari dhe qederi, siç thonë tironsit, është i shoferit.(Javanews.al)
Sa per shoferin , atij nuk i rruhet hiç, pasi ai perfiton vetem qari.
Qederin e pesojne “njerezit e thjeshte te ketij vendi”.
Analiza me e dobet e bere ndonjehere nga Minxhozi.
Si duket e ben per te kaluar radhen dhe per te mos e akuzuar se i ben fresk qeverise.
Asnje argument nuk qendron.
Dosjet jane ne prokurori, por nuk hapen e nuk hetohen, apo jo Skender? Nuk e di pse? Thellohu pse.
Mos u shqetëso Flutura se tani që do e marrin në dorë prokurorinë në dhjetor do bëhet nami, do dalin tërë dosjet nga sirtarët…burgjet do mbushen plot e do ndërtohen të tjerë në çdo qytet. Vetëm të jesh trape nga mendja mund të besosh se këta do bëjnë ndonjë gjë ndryshe nga parardhësit.
Nji shkrim shume objektiv .e vlersoj te drejte kritiken ndaj Gjiknurit qe prej 5 vjetesh justifikon akoma mos ndertimin e rruges Tirane Elbasan, e cila eshte shume e doemosdoshme ne ditet e sotme per Shqiperine.Duhet inisiative aktive e kerkese teforte e jo zvarritje nga ky minister…
Rruga Tirane – Elbasan = Perralle Nastradini! Imagjinoni, ka kaq vjet, dhe kjo arterie prej vetem 35 km gjatesi, ende nuk ka mbaruar, nderkohe qe jane dhene shume afate perfundimi, por vetem kaq! Tani kuptohet lehte se kemi te bejme me vjedhje te llahtarshme te fondeve, pavaresisht se c’predikon Gjiknuri me shoke! Keto firma, as nuk interesohen te marrin nenkontraktore per te studiuar terrenin (specialiste te gjeologjise inxhinierike), dhe perfundimi…. Iba u be kantjer ndertimi, ku po hidhen para pafundesisht, dhe fajtorit as nuk i a ndien fare! Jam krejt i sigurte, se po te kish ndodhur ne nje vend tjeter kjo babezi, firma do ish penalizuar kaq shume, sa do ta mbante mbi kurriz ate barre sa te kish jeten e veprimtarise! Mos harroni, se ata jane taksat tona qe po mbushin xhepat e horrave dhe delenxhinjve! Deri kur keshtu?
Sakte fare!
Edi Rama eshte bere bajat. Vetem I ankohet popullit pa fund.
Se kuptoj, cfare kerkon nga popullia akoma?!
Harron ai qe populli ja ka dhene te gjitha, dhe alibia qe “me mire mua voten se gogolit” nuk do funksionoje me.
Po ashtu ska vlere edhe alibia qe “nuk jane gjykatat te ndershme” prandaj nuk futen ne burg te korruptuarit. Kjo thjesht sepse ai se pari nuk ka derguar pothuaj askend seriozisht ne gjykate!
Kesisoj Edi Rama eshte bere bajat – si I thone Tironsit!
O Skender djali megjithe respektin per shkrimet e tua me dashamiresi te them se ke shume inkonseguenca ne kete shkrim. Ti thua se pse nuk dergohen ne Prokurori abuzuesit. Po ne cilen Prokurori more djale? Aty ku dosjet mbulohen ne pluhurin e harreses. Jo per te justifikuar Ramen por ne kater vjet nuk mund ti bente te gjitha. Ai u mundua te ” armonte” kolonat mbajtese te Shqiperise duke u fokusuar te reforma e gjyqsorit (qe te mos kemi prokurore kos + uje), reforma territoriale, reforma ne arsimin e larte, kthimi i buxhetit te shtetit ne parametra normale(ngaqe e morri me borxhe te pashlyera). Keto nuk jane pak. Tani i mbetet drejtesise se re te thote fjalen per Gerdecin, rrugen e Kombit, vrasjen e kater te pafajshmve para Kryeministrise, hajdutit me bllok ne dore, ceshtja e CEZ, ceshtja e faljes se detit etj. Prandaj i dashur Skender te besh shtet nuk eshte si te zhgarravisesh nje artikull ku te gjithe bejne Zeusin dhe japin mend. Ky mandat do te provoje shume gjera nga ato qe ti ke hedhur ne shkrimin tend. Tung.
Gabimi juaj është s e prokurorinë e vini në një anë ndërkohë që ata hanë nga të dyja anët. Në tërë raportet e KLSH për shkelje e paditë që ka dërguar në prokurori sa vetë janë dënuar, sa zyrtarë të lartë? Nëse prokuroria është e Saliut duhet të kishte bërë kërdinë me Rilindjen po nuk kanë bërë asgjë. Siç nuk bëri asgjë prokuroria e Salës me hajdutët me çizme të qeverisë Nano. E njëjta prokurori e Salës ka liruar djalin e Luiza Xhuvanit e të Ruçit etj. Ata nuk kanë parti i falen vetëm pushtetit e lekut, të djathtë e të majtë e të mesit çfardo të jenë.
Edhe Minxhozi e paska kuptuar që Rilindja është vazhdimi i hajdutërisë Berishiste po me emër e fytyra të tjera. Prandaj nuk u ndal asnjë koncesion hidrocentralesh po vazhdojnë të shtohen, ju shtuan vitet koncesionit të Rinasit e aeroporti i Kukësit nuk u hap, u ndryshua koncesioni i skanimit duke i vjedhur shiptarët më shumë se në kontratën e qeverisë Berishiste, koncesioni i Check Up është vjedhje e pastër ku merren dhjetra mikionë euro pa bërë asgjë e njta gjë me koncesionin e sterilizimit, mafia e kromit vazhdon punën ndërkohë që minatorët vdesin e fëmijët mbledhin krom për 12lekë kilja, mbyllën hambarin e hashshit në Lazarat e hapën hambarë në tërë Shqipërinë …etj. Problemi është se ata nuk e prisnin të merrnin 75 deputetë e të qeverisnin vetëm, prandaj kanë frikë se nuk e dinë çfarë arsyesh ti japin njerëzve në fund kur ti pyesin: Ne ju dhamë votën e morët timonin kë dorë vetë, ça bëtë me tepsinë pse nuk e zhdukët?
undefined
E mo Skëder; po ti e di mirë mo se rrugët, guroret, portet, pyjet, ujrat, bujqësinë, burgjet, e mender drejtësinë , i ka patur Banda e Hajdutëve Profesionistë të Like FLORIRIT, që Rama e ka pas aleat nga halli apo siç i thotë Populli ka raste kur DERRIT je i detyruar t’i thuash DAJË.
Pse mo Devolli edhe shëndetësinë e Ilir Beqajt e ka patur Like floriri në të vërtetë?
Kane derguar Minxhoz dosje ne prokurori, sic beri znj Kodheli per aferat e Imamit, por nuk i hetoi njeri. Kete nuk e mban mend?
kater vjet nuk eshte bere asgje? Analiste te tille kane marre me qafe popuj te vuajtur. Kta lloj gazetarucesh jane shpresa e ligesise dhe perdhosjes se sensit te perbashket apo common sense.
Big Like,
Gjiknuri eshte i padurueshem me “do te” e tij.
Po Rama pse nuk po orientohet akoma??!!
Gjyqesori dakort, po sa denoncime (duhet te jene dosje ne fakt) ka derguar Gjiknuri ne Prokurori?
Le ti mbylle prokuroria hetimet, po ashtu dhe gjykata, tani u aktivizua vetingu dhe qerohen nga sistemi, per vendimet e tyre, gjykates e prokurore.
Flm per shkrimin Minxhozi.
Pasi mali Tomorrit sot nuk ka me pllaka mermeri,qeveria shkon e thote se po i mbyll. Meta pasi siguroj jeten per nja njeqind vjet tani po ja mbyllin guroren, talluni me veten se populli di gjithcka per pasurite e qeveritareve. Nuk thuhet asnjehere se do vihen para ligjit ata qe e kane shfrytezuar pa kriter kete pasuri kombetare,por ja po i mbyllim kur ato vete e kane humbur funksionin. Meta duhet te cpaguaje per gjith ato deme ne ato male te Skraparit, dhe per gjithe ata fukarej qe paguheshin per buke goje ku shfrytezoheshin nga fukaralleku.
Nese nuk jeni dakord me shkrimin e z. Minxhozi, atehere shkoni e verifikone ne vend te ndjarjes rr. Tirane – Elbasan. Ka pasur pritje te medha per ndryshime pozitive, jo vetem nga votuesit e PS-se . Pas gati 5 viteve mund te konstatijme te gjithe (perkrahesit, skeptiket, madje edhe militantet e Edi Rames) se nuk ka gje prej kesaj pune. Eshte njesoj sikur nese ne futboll ne min. e 60-te je ne disavantazh me 5 gola diference dhe shpreson ende ne mrekulli. Qe z. Rama eshte nje Kryeminister me fjale shume e me pune pak, deshion edhe kritika qe ja beri nje perkrahes i tij shpirteror, Albin Kurti. Ky i fundit ne shkrimin e tij drejtuar Rames e thote po te njejtin mendim si Minxhozi, vetem merr shembuj te tjere.
Po shkojme drejt 8 vjecarit e prape fajin Saliu na e paska e?Jo mo jo…asnje prokuror nuk mbyll dot nje dosje te kopsitur mire..per ca komentues ketu qe gjoja justifikohen me prokurorine..po korbi korbit syrin nuk ja nxjerr ky eshte thelbi