A e shiti LSI, Ylli Manjanin (dhe një sekret për votat e Ramës brenda PD-së)

21 Nëntor 2017, 18:54Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për herë të parë për marrëdhëniet e kësaj partie me Ylli Manjanin, i cili u distancua nga LSI pas shkarkimit si ministër i Drejtësisë.

Kryemadhi tha se LSI nuk e shiti Manjanin.

Ajo zbuloi ndërkohë se Rama edhe gjatë qeverisjes së shkuar, kishte vota nga PD dhe mund të qendronte në pushtet, edhe nëse LSI largohej nga koalicioni.

Jo ne nuk e shitëm.

Z.Manjani u shkarkua nga z. Rama.

Unë nuk e kam pranuar personalisht.

Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë.

Kam votuar kundër shkarkimit.

Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim.

Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike.

Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-së.

Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër”, tha Kryemadhi.(TemA)

5 komente në “A e shiti LSI, Ylli Manjanin (dhe një sekret për votat e Ramës brenda PD-së)”

  1. çomja says:

    LESHELIA, ça do bëni ju tani,?
    Forcë e pa-parë??

    1. Kujtimi says:

      Kjo femer e lige
      Qe ka bere gojen si hale

  2. I says:

    I ka votat sepse blihen dhe shiten lehte deputetet. Nuk kane me ideale si njerez.

  3. tir says:

    Monaaaa po pse nuk ike nga qeveria ne ate cast apo kishe pazare te pa mbyllyra? Kujdes mos na derdhesh lot , se te duhen ato te shukriut per ti fshire( jeni dibrane te tre ndaj mu kujtua ky i fundit)

  4. Roberto says:

    O Monika ca thu mi zogu. Ti ishe pakice?? Po pse per budallenj na merrni ne ju?? Po ju komandoni dhe fja jote dhe e Ilirit eshte ligj si nuk ishe dakort ti??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje